- BallinaBallina
- LajmeLajme
- SportSport
- EkonomiEkonomi
- LifestyleLifestyle
- VideoVideo
- ShëndetësiShëndetësi
- OPINIONEOPINIONE
- Kulturë/ArsimKulturë/Arsim
- FUNFUN
- LojëraLojëra
- Shpallje falasShpallje falas
Vizitorë të nderuar, ju njoftojmë se prej datës 31 Qershor 2013 jemi online me dizajn të ri të ueb faqes,
të cilin aktualisht mund ta vizitoni duke klikuar KËTU
Fillimisht kryetari i degës së LDK-së dhe njëherësh kandidat i këtij subjekti për kryetar të Ferizajt, Muharrem Sfarqa, gjatë një konference për medie ka thënë se shqetësimet e këtij subjekti janë evidente duke u nisur nga fakti se nëse krahasohet raporti i auditorit gjeneral për vitin 2012 me atë paraprak del se në 7 lëmi janë bërë shkelje të njëjta, ndërsa në dy ka pasur përmirësime. Sipas tij, kjo tregon se gjetjet e auditorit që janë 9 dhe rekomandimet e bëra nuk janë marr për bazë fare nga pushteti.
"Për ne ky pushtet nuk është i gatshëm të merret me këto gjetje dhe t'i eliminoi ato. Për këtë duhet të shkoi në opozitë se është rrezik për qytetarët që të vazhdohet kështu", ka thënë Sfarqa.
Ai më pastaj ka përmendur edhe disa nga gjetjet duke u ndalur të ngecjet në inkasimin e borgjeve, pastaj lidhja e kontratave pa zotim të mjeteve, subvencionet, dhënia e lejeve nga kryetari pa vendim të kuvendit etj.
Në anën tjetër i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i drejtorit të Drejtorisë për Financa të Ferizajt, Mustafë Grainca, duke thënë se në këtë aspekt komuna qëndron mjaftë mirë.
Ai ka vënë në dukje se raporti i auditorit gjeneral ka dhënë një opinion të pakualifikuar që në gjuhën ekonomike do të thotë opinion superior në zbërthimin e çështjeve. Grainca i ka hedhur si të pabazë kualifikimet e LDK-së duke shtuar se komuna është duke punuar në procesin e regjistrimit të pasurisë, konform rekomandimeve të auditorit dhe se me përmbylljen e këtij procesi raporti i ardhshëm i auditorit do të jetë superior.
"Nuk është e vërtetë, ne kemi një plan veprimi që po merret me rekomandimet e auditorit dhe ka një periudhë kohore që ne i kemi adresuar zyrës së auditorit, gjetjet janë proces ", ka thënë Grainca.
Për më tepër të dy palët janë shprehur të gatshëm që raporti i auditorit të debatohet në Kuvendin Komunal të Ferizajt.
Kryetari i degës Muharrem Sfarqa ka thënë se raporti do të kërkohet të debatohet në kuvend, ndërsa as drejtori Grainca nuk e ka kundërshtuar që në një seancë të rregullt të kuvendit kjo çështje të zë vend dhe të debatohet si pikë e veçantë./Kosovapress/

Më të komentuarat