Ligji për persona të verbër, nuk po zbatohet edhe pse zbatimi i tij është paraparë që të filloi që nga 1 janari i këtij viti. Kështu u tha në komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, i cili në këtë takim formoi dhe një grup për monitorimin e këtij ligji, për të cilin u tha se ende nuk po zbatohet.
Suzan Novoberdali, kryetare e komisionit tha se po ipen arsyetime të pabaza për mos zbatimin e ligjit, duke u thënë se arsye për këtë është buxheti.
Ajo tha se meqë kanë kaluar gjashtë muaj prej hyrjes në fuqi të ligjit, ky ligj duhet të monitorohet, për të parë se pse nuk po zbatohet dhe më pastaj të informohet Kuvendi i Kosovës, për mos zbatim të ligjit në fjalë.
Ndërsa Kurtan Kajtazi, anëtar i këtij komisioni nga radhët e PDK-së, tha se ligji për të verbëti ka ngec dhe se ata kanë mbetur në gjendje të keqe.
Edhe Rita Hajzeraj, anëtare e komisionit nga radhët e LDK-së tha se Qeveria e cila e ka për detyrë, nuk po e zbaton këtë ligj. Sipas saj, komisioni duhet ta monitoroj këtë ligj, pasi që kjo është çështje imediate.
Ndryshe, ligji për persona të verbër, është paraparë që të fillojë të zbatohet që nga janari i vitit 2013 ende spo zbatohet. Monitorimi i zbatimit të tij nga komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, do të fillojë që nga një korriku dhe më pastaj, ky komision pritet që ta bëjë një raport me rekomandime, me qëllim të informimit të Kuvendit të Kosovës, për mos zbatimin e Ligjit. /Kosovapress/

Ligji për persona të verbër ka hyrë në fuqi prej një janarit të këtij viti. Në të vërtetë ai ka hy në fuqi në korrik të vitit të kaluar, por fillon së zbatuari prej 1 janari të këtij viti. Në kontakt me Shoqatën e të verbërve, ky ligj sipas informacioneve që i kam nuk ka filluar ende me u zbatu. Për mos zbatueshmeri të këtij ligji ipen arsyetime të pabaza. Dhe në një shkresë të fundit, të cilën e kam marr nga Shoqata thuhet se do të kenë parasysh në buxhet ky ligj, në caktimin e buxhetit. Para se me u miratu ky ligj apo më mirë të thuhet, para se me shqyrtu ne në komision këtë ligj, e kemi thirr Ministrinë e Financave dhe kemi lyp sqarim se si qëndron puna e buxhetit, në lidhje me këtë ligj. Kemi pas fjalë nga ai që ky ligj do të ketë buxhet që të të zbatohet. Tani na ka dal një realitet tjetër, dhe nuk është duke u zbatuar , tha ajo.
Ndërsa Kurtan Kajtazi, anëtar i këtij komisioni nga radhët e PDK-së, tha se ligji për të verbëti ka ngec dhe se ata kanë mbetur në gjendje të keqe.
Ministritë përkatëse, institucionet përkatëse nuk i kanë kryer detyrat e veta. Nuk i kanë nxjerrë aktet nënligjore dhe nuk dihet saktë numri i të verbërve në Kosovë, që janë të verbër të plotë të shkallës së parë, që i marrin pensionet. Është fakt që buxheti ka munguar, nuk është planifikuar si duhet, por megjithatë ata e kanë një arsye, sepse nuk dihet numri dhe ska kujt ti jepet. Nuk dihet saktë numri, komisioni nuk e ka kryer punën e vet , tha ai.
Edhe Rita Hajzeraj, anëtare e komisionit nga radhët e LDK-së tha se Qeveria e cila e ka për detyrë, nuk po e zbaton këtë ligj. Sipas saj, komisioni duhet ta monitoroj këtë ligj, pasi që kjo është çështje imediate.
Qeveria e ka pasur për detyrë me zbatu ligjin dhe nuk e ka zbatu. Me u formu komisioni mediko- social nuk është formuar dhe këtë e ka pasur për detyrë Qeveria. E dyta, mbas 6 muajve ne veç është dashur me i pas aktet nën ligjore, me të cilat është dashur ne të punojmë. Këtë po e dimë që nuk e kanë bërë. Hapi i parë, propozimi im është që ne me monitoru, a zgjatë një javë apo një muaj është çështje tjetër, por pasi që ta monitorojmë mund të dalim me 6 , 7 a po 10 rekomandime dhe me fillu me implementim të ligjit. Prej se ka dal ligji që prej 1 janarit 2013, as që është hetu që ekziston një ligj për të verbëritë , tha ajo.
Ndryshe, ligji për persona të verbër, është paraparë që të fillojë të zbatohet që nga janari i vitit 2013 ende spo zbatohet. Monitorimi i zbatimit të tij nga komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, do të fillojë që nga një korriku dhe më pastaj, ky komision pritet që ta bëjë një raport me rekomandime, me qëllim të informimit të Kuvendit të Kosovës, për mos zbatimin e Ligjit. /Kosovapress/
Më të komentuarat