Vizitorë të nderuar, ju njoftojmë se prej datës 31 Qershor 2013 jemi online me dizajn të ri të ueb faqes,
të cilin aktualisht mund ta vizitoni duke klikuar KËTU

Arti dhe kultura ngjajnë me pacientin në vdekje klinike

Prishtinë, (Kosovapress) 06 Korrik 2013 16:43

Ministria e Kulturës ka qenë dhe vazhdon të jetë një institucion qeveritar tejet i politizuar dhe me diskursin e saj burokratik, partiak, politik e thellësisht konservativ, ajo më tepër e ka penguar dhe hendikepuar, sesa që e ka mbështetur apo ndihmuar zhvillimin e artit e të kulturës në vendin tonë, ka thënë në një intervistë për Kosovapress, Bekim Lumi regjisor dhe pedagog universitar në Akademinë e Arteve në Prishtinë. Ai ka shtuar se kjo Ministri ka nevojë për ndryshime të thella e rrënjësore, por sipas tij ndryshimet nuk mund t’i bëjnë e as t’i udhëheqin nomenklaturat partiake – politike.



Më të komentuarat