- BallinaBallina
- LajmeLajme
- SportSport
- EkonomiEkonomi
- LifestyleLifestyle
- VideoVideo
- ShëndetësiShëndetësi
- OPINIONEOPINIONE
- Kulturë/ArsimKulturë/Arsim
- FUNFUN
- LojëraLojëra
- Shpallje falasShpallje falas
Vizitorë të nderuar, ju njoftojmë se prej datës 31 Qershor 2013 jemi online me dizajn të ri të ueb faqes,
të cilin aktualisht mund ta vizitoni duke klikuar KËTU
Sipas Artan Cukut, drejtor i Policisë së Vlorës, tre të vrarët e djeshëm janë viktima të rastit që nuk kanë pasur asnjë konflikt me autorin dhe nuk kanë pasur njohje me të. Vrasja ka ndodhur pas një grindjeje banale të autorit me disa të rinj nga Fieri, transmeton gazeta-Shqip.
Falë një pune hetimore intensive, të mirëorganizuar dhe të pandërprerë është bërë e mundur që ditën e sotme mbas disa orësh nga ngjarja të mund të identifikohet dhe arrestohet shtetasi: Leo Luan Osmeni, 18 vjeç, banues në Vlorë, person me precedentë penalë, si dhe po punohet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë. Sqarojmë se, nga veprimet paraprake hetimore ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta midis autorit të dyshuar shtetasit Leo Osmani dhe disa shtetasve nga qyteti i Fierit.
Gjithashtu, sqarojmë se nga tërësia e veprimeve të hetimore të kryera, si këqyrja e vendit të ngjarjes, këqyrja e viktimave nga një grup ekspertësh mjekoligjorë, dhe gjithë veprimtarisë hetimore paraprake ka rezultuar se 2 prej viktimave shtetasit S. B., 17 vjeç dhe Sokol Isufaj 34 vjeç, janë goditur nga plumba rikoshetë, si dhe asnjë prej 3 viktimave nuk ishin në konflikt me autorin dhe as kishin njohje me personat e tjerë të përfshirë në konflikt dhe se nuk kanë qenë objekt i sulmit kriminal, thanë drejtuesit e Prokurorisë dhe Policisë së Vlorës.

Më të komentuarat