Ky regjion ka qenë i njohur për monumentet e shumta kulturore e historike. Gërmimet arkeologjike të kryera në vitet '60 - '70 të shekullit të kaluar, kanë nxjerrë në pah vendbanime të lashta si Kolshi, Cinamaku, kalatë e kodrës së Pecës e Bushatit, dhjetëra tuma, etj.
Në kushtet kur Shqipëria po tenton të bëhet pjesëtare e familjes evropiane është e domosdoshme të prezantohet me vlerat e saj historike, kulturore e natyrore, duke evidentuar faktin se, këto vlera që realisht i ka, sikur po neglizhohen.
Të paktën në qarkun e Kukësit një gjë e tillë është evidente, thonë specialistët e muzeve. Sipas tyre, është e papranueshme që vetëm në rrethin e Kukësit tashmë janë zhdukur 16 banesa të vjetra e dhjetra kulla në Nikaj Mertur me vlera kulturore, të gjitha tumat kanë mbetur nën ujërat e liqenit të Fierzës dhe për problemet e kulturës nuk ka punonjës.
Dikur ka patur edhe kujdestar që kujdesej për këto vlera kulturore që tashmë janë zhdukur, dhe askush nuk mban përgjegjësi. Fluksi në rritje i turistëve të huaj që vizitojnë rajonin e Kukësit në kufi me Kosovën, evidenton faktin e një ndryshimi të strategjisë së mirëmenaxhimit të vlerave kulturore të zonës. Hyrja në BE nënkupton vlerat që kemi, në mozaikun evropian duhet të hyjmë me vlerat tona që janë të shumta, por që jo rrallë neglizhohen, apo dëmtohen nga pakujdesia, shprehen drejtuesit vendorë në Kukës.
Vetëm në rrethin e Kukësit vende të shfrytëzueshme turistike janë Guri i Mëngjesit, Kroi i Kuq, Sasati, Stanet e Novosejit, etj.,pa përmendur dhjetra syresh në Tropojë. Por për të shkuar atje mungon tërësisht infrastruktura rrugore. Po ashtu, rajoni ka shumë monumente natyrore që janë formalisht nën mbrojtjen e shtetit që kanë mahnitur vizitorët,kryesisht në Tropojë,por fatkeqësisht po shkojnë drejt zhdukjes dhe shkatërrimit .
Janë rreth 60 objekte të tilla të vëna nën mbrojtjen e shtetit, siç janë guri i shqipes në Borje, pisha e Gjegjanit, kanioni i Vanave, ai i Bicajve, cirku akullnajor i Zepës, etj, në rrethin e Kukësit; burimi i Krumës, gurra e Vranishtit, ahishtja e Likenit të Kuq etj., në rrethin e Hasit; liqenet akullnajore të Dobërdolit, shpellat akullnajore të Sulbicës e Lohit, etj.
Një rreze shprese për banorët e këtij rajoni është mundësia e ndërtimit të një rruge bashkëkohore, që do ta lidhë zonën rurale të Kukësit me Shkupin e autostradën Morinë - Kukës - Durrës, ndërsa luginën e Valbonës së Tropojës me Malin e Zi. Këto janë vetëm një pjesë e mundësive ende të pashfrytëzuara të turizmit në zonën verilindore, zonë që me ajrin e pastër, gjelbërimin e gjithanshëm ka habitur të huajt, që gjithnjë e më tepër kanë nisur të frekuentojnë pikat turistike të rajonit./Sh/

Më të komentuarat