Vizitorë të nderuar, ju njoftojmë se prej datës 31 Qershor 2013 jemi online me dizajn të ri të ueb faqes,
të cilin aktualisht mund ta vizitoni duke klikuar KËTU

Të tjerë

 

Farsa dhe Katarza e Arben Idrizit, Fatos Lubonjës

(Rifat Muriqi ) 29 Korrik 2013 11:15

dhe apologjia mizantrope e Halil Matoshit . Kush do të lëvizë botën të lëvizë më parë vetveten.(Sokrati)

Duke mos ia marr të drejtën e askujt që filozofinë e mendimit të vetë ta shfaq në opinion por duke dashtë të dëshmoj për një rrymë të rrejshme anti Sokratiane i cili e beri pikëndarjen e sofizmit duke ndarë botën në dy epoka filozofike, që sado është provuar, kurrë nuk do ta kthejnë atje për të shitur moral të rrejshëm, ndjej obligim që para se të merrem me mitin do ta shfaq opinionin tim për opinionet e dy burrave që në qenje nuk mendojnë ashtu siç shkruajnë( Ende ashtu besoj). Së Pari për Z Fatos Lubonjën që në opinionet e veta polimorfe është aq i ashpër gjer në marrjen e së drejtës për linçim, ngriti zërin kundër , sipas tij, vrasjeve të dëshmitarëve që i paska bërë Ramush Haradinaj. Dhe se dyti për Z Arben Idrizi që në karrierën prej opinonisti nomad kulloti në të drejtat e opinioneve të të tjerëve, regjistroj në një gazet emrat e njerëzve të përveçëm si vrasës duke u munduar ta ruaj kontestin, por e ndryshojë qasjen e idesë që kishte Lubonja për krimin.

Sikur dikush të ngritët në bazën e apologjisë sofiste të këtyre të dyve që të kryen ndonjë akt vrasjeje, ç’far të drejte morale do të kisha që këta të dy ti quaja vrasës. Pos nëse dogma( e këtyre ose ndokujt) do të bëhej praktikë për vrasje ose vetëvrasje.

Dhe para se të dal tek shkrimi do të përfundoj me gabimet e të dyve , i pari krenohet me përkrahjet që i bëjnë individët për shkrimin dhe i dyti shpreh fobinë e kinse rrezikut nga linçimi që ta quaj veten të martirizuar.

Vlen të përmenden gabimet e të gjithë të tjerëve që para argumentit përdoren fyerjet publike që unë i quaj kujdestar të asgjëje .

Jo si Sokrati por si Shqiptar do përpiqem të polemizojë jo me akuzuesit por me akuzën për krimin e quajtur “vrasje”

Para se të kthehem në shpjegimin historik dëshiroj t`a tregoj përjetimin tim tragjikokomik të përfoljes për ushtaret e UQK-së. Gjatë tërë këtyre viteve aq shumë gënjeshtra dëgjova për vrasjet qe i etiketoheshin Ushtareve të lirisë, njëra palë duke tentuar që ti hiperbolizon kurse pala tjetër që ti anatemon, sa që po të mblidheshin si numër vështir se do mbuloheshin me të gjithë ushtaret që ka pasur Serbia në Kosovë.

Që të ndajmë aktin e çdo lufte ku dëmtimet e bëra ndaj palës armike në resurset materiale dhe humane quhen shkatërrim dhe eliminim e kurrsesi vrasje kurse ne raportet ushtarake trajtohen si humbje, dhe dëmtimet anësore quhen kolaterale, i merret e drejta çdo kujt edhe “Kozmopoliteve” si Lubonja dhe Idrizi që këto veprime të quhen vrasje. Jo nga unë por nga e drejta historiko juridike. Aq më tepër për Thaqin dhe Halitin që Idrizi i quan Vrasës ku i marr në mbrojtje jo me Apologji Antoniane por thjesht Platoniane, jo pse janë burra të mirë por që me të vërtet nuk kanë vra. As Ibrahim Rugova nuk ka vra edhe pse ruajtja e pragut të shtëpisë sipas këtyre dyve, si nxitje, është vrasje.

Më qenë se po foli si shqiptarë, shpesh kam studiuar popujt tjerë që kuptimin e lëndimit dhe vrasjes e ndajnë me një hendek të madh, kurse tek ne, në fjalorin tonë, edhe lëndimin e shpirtit e trajtojmë si vrasje siç është fjalia “Më ka vra në shpirt” që të gjithë, shumë herë, e kemi dëgjua nga goja e njerëzve të lënduar. Kështu që, pos meje, besoj edhe mijëra qytetarë i kanë vra në shpirt, me çka kam të drejt, por se bëjë, këta të dytë t’i trajtoj si vrasës, sado që vranë shpirtin, ndërgjegjen, ëndrrën por në fund edhe mitin që ne e krijuam për çlirimtaret, sepse shumë i freskët është miti tjetër për Serbin si i paprekshëm, i pa thyeshëm, i mençur dhe mbi të gjitha superior ndaj nesh. Dhe çka është më e keqja Lubonja në vend që të shkon në organet e drejtësisë, pse jo edhe në ato ndërkombëtare, ende pa u vërtetuar për vrasësit, tek një gazetë e vrasësve deklaron i bindur për vrasësit.

Edhe pse nuk janë të dytë për një thes, me që kanë marrë përsipër fatin historik që në meshën e së dielës të rrëfehen që populli “skizofren” të falet para zotit, a dreqit, ende nuk e dijë. Dua të flas për “mitin” e Idrizit.

Sikur miti i disfatës të trajtohej tek ne si fitore ashtu siç tek serbet trajtohet, aq shumë fitore do të kishim, por të gjitha mitet e flijimit për fitore që i kultivoi populli i im askush nuk e ka keqpërdorur deri sot, kështu që askush në trojet shqiptare mos të frikohet për mitizimin e UQK-së si dogmë por as për privilegje në emër të luftës.

Që ta ceku atë qe do duhej cekur nga dikush tjetër, kemi me dhjetëra raste të vetëvrasjeve të pjesëtareve të UQK-së që unë i trajtoj si raste të pa trajtimit psikologjik nga traumat e luftës, pra krejtësisht të lënë stihisë së fatit. Por atë që dikush do të duhej ta trajtonte si fenomen, në vend që si shoqëri të zgjatim dorën institucinale drejt këtij fenomeni posttraumatik, të gjithë ata të gjallët dhe ata të vetëvrarët kaluan nëpër duart e hetuesisë vendore dhe ndërkombëtare. Pra një torturë ndaj tyre, edhe mediale, në vend që të trajtoheshin si viktima të një lufte të imponuar ku nuk ishin të përgatitur por as të shkolluar që ta kthejnë tytën ndaj dikur tjetër, duke e trajtuar si njeri pa marrë parasysh se ishte armik.

Serbet, që nga viti 1887, aq shumë vrasje, shkatërrim, dhunim , përndjekje, asimilim dhe gjenocid kryen, nga Toplica e gjerë në Durrës, sa Apokalipsoja s’do të kishte nevojë për ndonjë përshkrim tjetër, me veprimet ma monstrume duke e nxjerr edhe frytin e nënës nga mitra që pastaj ta ziejnë. Por as këto veprime nuk e e detyruan largimin e Shqiptareve nga Kodi Human që ndonjë veprim makaber ta kryenin, edhe atëherë kur ishin në kulmin e dëshpërimit.

Sa i përket fenomenit të Familjes Jashari. Duke mos e harruar përkuljen para tyre te të gjithë burrështetasve të botës, duke mos e cenuar as për një fije floku vetëdijen e lart të çdo antari të familjes për veprimet e vetëdijshme, duke mos e harru përkushtimin për liri përmes armës që nga viti 92, në njërën anë. Kurse në anën tjetër, duke mos e harru nevojën e Serbisë për eliminimin fizik, jo vetëm të luftëtarëve, që një mekanizëm të tillë shtetërore çdo shtet e ka për eliminim selektiv, ata tentuan që përmes një gjenocidi medial ta kthejnë popullin në disfatizëm, që si të dështuar në përpjekjen për liri ta pranojnë autonomin, sepse struktura politike nga pinjojtë shqiptarë veç ishte përgatitur, dhe ambasadoret e kësaj tradhtie, që unë nganjëherë kam qejf ti përmendi me emër veç shëtitnin në relacionin Beograd- Moskë.

Mungonte vetëm aduti i mbrëmë i anatemimit të UÇK-së si përpjekje, përmes kinse sakrifikimit jo logjik të familjes nga Adem Jashari. Ja pse, mbas fitores së korrur nga Ademi dhe të tjerët, “Shtëpia e Jasharve” është vend i shenjtë, sepse po të mos ishte ndërruar historia edhe ky rast gjenocidial i parapërgatitur gjer në finesa nga kuzhina monstrume e Millosheviqit, do të trajtohej si njëra nder golgotat e shumta të tragjedisë gjithë shqiptare, kurse ushtaret e lirisë do të vriteshin ose do të vdisnin të zhgënjyer në ekzilin mbytës, ku nuk do të dëgjohej zëri i opinionistëve për tradhtinë e Ushtareve. Thënia “Hyp se të vrava, zbrit se të vrava” po i përcjell këtë kastë që patën fatin tragjik që edhe në shtetin që kontribuuan për çlirim. vdesin në zhgënjim, jo rrallë gjer në vetëvrasje.

Andaj shtroj pyetjen, kush është vrasësi, sepse edhe mua dikush më vrau shpirtin e vetëkënaqur me heroizmin e Fahmi e Xheve Lladrovcit, Xhemajl Fetahut, Bekim Berishës që unë i quaj heronj, që po të mbeteshin gjallë do të hynin në listën e opinonistave si vrasës.

P. S.

Sa për Halil Matoshin që përmbajtja e shkrimit të tij me datë 27/07/2013 përmblidhet në thënien, Po citoj “Një ditë, kur lufta do të jetë shumë vite larg në të shkuarën, e kur heronjtë e luftës do të kenë fare pak fuqi politike, të gjithë do të thonë se shumica ishin të këqij e vrasës”. Shkoj më larg se të gjithë të tjerët, duke i quajtur të gjithë luftëtaret vrasës, kurse si anatemues të mundshëm, tërë popullin. E mbajt me shnet dhe do ta ketë për nder për tërë jetën ashtu siç dikush dikur i quajti demonstruesit e vitit 1981 “Pleh i Kosovës”.

 


Më të komentuarat