Vizitorë të nderuar, ju njoftojmë se prej datës 31 Qershor 2013 jemi online me dizajn të ri të ueb faqes,
të cilin aktualisht mund ta vizitoni duke klikuar KËTU

Të tjerë

 

Nuk ka dështuar UNMIK-EULEX-i

(Xhevat Bislimi) 29 Korrik 2013 10:08

U bene 14 vite qe ne Kosove eshte vendosur UNMIK-u dhe 5 vite qe ne Kosove, si mbeshtetje dhe vazhdimesi e UNMIK-ut, eshte vendosur EULEX-i. Politikanë dhe zyrtarë të larte qeveritar, por edhe gazetare dhe analiste (medie) te shumte qe keto dy misione, me emra te ndryshem por me qellim dhe projekt te njejte, i shpallin te deshtuara...

Po te besoja naivisht (sikur keta bashkekombes te mi) se UNMIK-EULEX-i ka ardhur dhe eshte vendosur fort ne Kosove per ta pavaresuar dhe shkeputur plotesisht Kosoven nga Serbia, per ta zgjidhur dhe mbyllur njehere e pergjithmone ceshtjen shqiptare te Kosoves, per te ndihmuar per ringritjen dhe rindertimin e nje Kosove me institucione te ndertuara mire dhe te qendrueshme, me nje ekonomi te zhvilluar, me nje force ushtarake te mjaftueshme per ta mbrojtur veten, etj. edhe une do te thoja: UNMIK-EULEX-i ka deshtuar... Por, bashkekombes te mi, po ta dinit, njihnit dhe kuptonit projektin e UNMIK-EULEX-it per Kosoven tone shqiptare (ka nga ata qe e dine dhe zvarriten pas tij…!) do te pajtoheshit me mua dhe do te thonit se UNMIK-EULEX-i ishte nje mision plotesisht i suksesshem... Madje, fale mbeshtetjes se fuqishme dhe te mjere qe klasa politike dhe institucionale e Kosoves i ka dhene ketyre dy misioneve me projekt te njejte per Kosoven shqiptare, mund te themi, dhe kjo do te provohet, se UNMIK-EULEX-i i ka tejkaluar synimet (objektivat) e tij, e ka tejkaluar planin-projektin e tij per Kosoven.

Ka deshtuar klasa politike dhe institucionale e Kosoves. Koston, si gjithmone, e paguan populli i Kosoves dhe kombi shqiptar pergjithësisht. Nuk duhet harruar kurre dhe per asnje cast (sic po harrohet me dashje) se per suksesin e UNMIK-EULEX-it merite te padiskutueshme dhe gati vendimtare ka edhe Tirana zyrtare, e cila pranoi qe Serbia te behet ORTAKE ne Kosove dhe e cila Kosoven nuk e trajtoi si nje pjese te pandashme te trungut shqiptar (Shqiperise), por si nje ceshtje e Serbise dhe te Fuqive te Medha (UNMIK-EULEX-it)!

I degjova edhe deputetet qe diskutonin dhe debatonin ne Kuvendin e Kosoves per kete mision, sipas tyre te deshtuar! Zoterinj deputet dhe ju zoterinj qeveritare! Duhet te mesoheni te beni dallimin midis deshirave-iluzioneve (pritjeve naive) tuaja dhe projekteve ose projektit te UNMIK-EULEX-it (Bashkesise Nderkombetare-Fuqive te Medha) per Kosoven... Vetem kur ta kuptoni, nese do te mundeni ta kuptoni ndonjehere, projektin e UNMIK-EULEX-it do te mundeni edhe t'i riorganizoni deshirat tuaja dhe ta beni "projektin" tuaj konform realiteteve ne Kosove dhe te jeni te dobishem per kete vend dhe per kombin shqiptar...

Vetem kur ta kuptoni (nese do ta kuptoni ndonjehere, se UNMIK-EULEX-i deri tash ka qene MISION teper i suksesshem ne dem te Kosoves dhe ne realizimin e projektit te tij, do te mundeni dhe do te kishit te drejte te mendonit seriozisht dhe te merrnit masat e duhura shteterore per largimin e ketij MISIONI, per mua, kundershqiptar... Por, thote populli yne i mire, petullat me uje nuk behen... UNMIK-EULEX-i dhe Serbia nuk mund te largohen nga Kosova duke thirrur ezanin pese here ne dite (duke u tallur me Zotin dhe me kete vend), UNMIK-EULEX-i dhe Serbia nuk mund te largohen nga Kosova deri sa klasa politike dhe institucionet e Kosoves nuk shkeputen (distancohen-largohen) teresisht nga korrupcioni dhe jo vetem te shkeputen, por edhe ta luftojne korrupcionin, krimin e organizuar dhe deformimet tjera te sistemit tone.

Nuk mund te largohet UNMIK-EULEX-i dhe Serbia nga Kosova perderisa ne institucionet tona shteterore e publike vazhdojne te veprojne dhe te kontrollojne "shqiptaret" dhe celulat e tyre te sherbimeve sekrete serbe (bashkepunetoret e djeshem dhe te sotem te Serbise)... Prandaj, eshte i domosdoshem ligji mbi pastertine e figures (lustracionit). Jo vetem kaq. Ne Kosove veprojne te papenguara dhe pa asnje kufizim dhjetra sherbime sekrete... Prandaj, shqiptaret, klasa e tyre politike dhe institucionale, nese duan ta largojne UNMIK-EULEX-in dhe Serbine nga Kosova duhet ta kuptojne dhe pranojne se kane deshtuar bukur shume pas lufte dhe se UNMIK-EULEX-i ishte shume i suksesshem ne Kosove, madje mund te them se e ka zbatuar projektin e tij (te Fuqive te Medha) ne menyre shembullore… Duhet ta kuptojne se per largimin e UNMIK-EULEX-it nga Kosova duhet ta kemi projektin tone kombetar-shqiptar dhe duhet te punojme nate e dite qe Kosova te mbetet, sic ishte nder shekuj, shqiptare dhe pjese e pandashme e Shqiperise...

Kjo do te ishte zgjidhja e drejte, e qendrueshme dhe e pranueshme per te gjithe. Keshtu do te hynte ne nje rruge te pakthim edhe zgjidhja perfundimtare e ceshtjes shqiptare ne ILIRI-Ballkan. Ky do te duhej te ishte misioni i kombit shqiptar. Realizimi me sukses i ketij MISIONI do te ishte clirimtar edhe per vendet fqinje qe po mbajne te pushtuara pjese dhe krahina te tokave te Shqiperise. Keshtu edhe ky rajon, ILIRIA, do t’I linte prapa konfliktet e pergjakshme (te gjitha jane bere per t’i grabitur tokat shqiptare) dhe do te evropianizohej pergjithmone… Ky do te ishte kontributi me i cmuar i kombit shqiptar per paqen dhe qendrueshmerine e perhereshme ne Siujdhesen e Ilirise... Kush nuk do ta deshironte nje zgjidhje te ketille fatlume ne rajon dhe ne bote?

 


Më të komentuarat