Vizitorë të nderuar, ju njoftojmë se prej datës 31 Qershor 2013 jemi online me dizajn të ri të ueb faqes,
të cilin aktualisht mund ta vizitoni duke klikuar KËTU

Të tjerë

 

Shqiptarët dhe racizmi

(Nehat Hyseni) 27 Korrik 2013 07:49

Nëse ekziston një fjalë e vetme në fjalorë, apo një ideologji dhe veprim që nuk i përgjigjet dhe që nuk përkon aspak me shqiptarët, atëherë sigurisht se kjo fjalë do të ishte "racizmi".

Shqiptarët gjithëmonë kanë qenë të shtypur, të përbuzur, të keqtrajtuar dhe të pushtuar nga të huajt.

Derisa Europa "demokratike" dikur ishte arenë e zdhukjes së kombeve të tërë nga faqja e dheut, duke krijuar industri të vdekjes dhe shfarosjes, geto etnike dhe diskriminim e masakrim jonjerëzor në kampet e pêrqëndrit dhe të internimit gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria paraqiste "oazë" dhe parajsë të vërtetë në "detin" e tërbuar europian të urrejtes dhe "gjuajtjes së shtrigave", duke strehuar dhe shpëtuar nga vdekja e sigurtë mijëra hebrejë dhe të rrezikuar të tjerë.

Mjafton ta përmendim familjen e të famëshmit Isak Adizhes, pastaj gjeniun botërorë Albert Ajnshtajnin, i cili mori pashaportë shqiptare dhe iu mundësua të udhëtoj në Amerikë, duke shpëtuar nga persekutimi falë shpirtit internacionalist të shqiptarve dhe shtetit të tyre. Lista e veprave humanitare dhe shpirtëgjërësisë dhe dashurisë njerëzore të shqiptarve, është e madhe, e pafund. Kjo na bënë shumë krenarë neve sot dhe zotohemi se të tillë do të jemi derisa të ekzistojë jeta mbi tokë.

Kurse, deklarimet e opinionistit kosovar Halil Matoshi se "shqiptarët janë racistë", janë përpjekje e mjerë e këtij zotëriu, duke dashur që të del në sipërfaqe dhe ta tërheq vëmendjen e publikut me "margaritarët" e tij bajatë dhe të pacipë.

Ky zotëri, është i uritur që të gjejë tema dhe t'ia fusë kot gjërave, me një pamje dhe grimasa neveritëse, si dhe me nivel parakulturorë dhe me provincializmin e të folurit të tmerrshëm "n'gjuhën e nonës tem". Nevoja e tij për tê qenë në qendër të vëmendjes na "shpiku" me disa tarafë të rangut të tij edhe "kombin kosovar", etj.

Mikëpritja dhe zemërgjërësia shqiptare vlerësohet lartë edhe nga forcat dhe nëpunësit ndërkombëtarë që janë me shumicë të pranishëm në Kosovë. Për dallim nga viset tjera ku ata vazhdimisht rrezikohen dhe sulmohen nga vendorët, si psh. në pjesën veriore të Kosovës, ku ata sulmohen dhe gjuhen nga serbët atje, duke ua dëmtuar automjetet dhe duke i lënduar ushtarët e KFOR-it dhe shërbyesit e tjerë civilë ndërkombëtarë.

Ndërkaq, një gjë e tillë jo vetëm që nuk ndodhë në pjesët e tjera të Kosovës, të banuara me shqiptarë, por përkundrazi. Të gjithë ata janë të mahnitur mu mikpritjen shqiptare, si dhe me dashamirësinë vëllazërore që të gjithë të huajtë e hasin këtu.

 


Më të komentuarat