Vizitorë të nderuar, ju njoftojmë se prej datës 31 Qershor 2013 jemi online me dizajn të ri të ueb faqes,
të cilin aktualisht mund ta vizitoni duke klikuar KËTU

Të tjerë

 

Lista unike për serbët paraqet rrezik për ndarjen e Kosovës

(Nehat Hyseni) 25 Korrik 2013 08:07

Data e mbajtjes së zgjedhjeve është caktuar unike për tërë Kosovën, më 3.XI.2013, me çka simbolikisht pretendohet të jipet mesazhi se serbët e Kosovës do të integrohen në rendin kushtetues të saj. Në anën tjetër serbët dojnë ta dëshmojnë se ata do të vazhdojnë akoma të jetojnë “në Serbi brenda Kosovës”. Poqese lejohen listat e unike për serbët, e ka shumë gjasa që ato të mos pengohen ato, atëherë pala serbe bën edhe një hap të madh drejt pavarësimit të plotë të Asociacionit të komunave serbe nga sistemi dhe rendi kushtetues i Republikës së Kosovës.

Objektivi i Kosovës MSAdhe liberalizimi i vizave

Dialogun e Brukselit midis Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Komisioneres së Lartë të Këshillit të BE-së, Baroneshës Catherine Ashton, që nga fillimi karakterizohen me një ambiguitet karakteristik, i cili bazohet në qëllimet dhe synimet diametralisht të kundërta midis palëve dialoguese.

Pala kosovare nga këto bisedime, raundi i 14-të i të cilave pritet që së shpejti të realizohet me takimin e kryeministrit Thaç dhe Daçiq, pret që ta "integroj" veriun e Kosovës, dmth komunat: Mitrovicë e Veriut, Lepisaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, në të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka fare qasje.

Ato komuna qeverisen kryekëput nga Serbia dhe funksionojnë si pjesë integrale e shtetit serb, me të gjitha organet shtetërore dhe institucionet serbe. Pra, edhe pse kanë kaluar 14 vjet nga bombardimet e NATO-s dhe 5 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, kjo pjesë e territorit të Kosovës ka mbetur jashtë juridiksionit dhe qeverisjes kosovare, duke e shkelur integritetin territorial të Kosovës. Në atë pjesë të territorit të Kosovës nuk frunksionon asnjë institucion kosovarë, por vetëm strukturat paralele të të instaluara dhe të financuara nga Serbia.

Pra, duke qenë ky realitet i zymtë dhe kjo pamundësi e Qeverisë së Kosovës për ta integruar atë pjesë të territorit të vet, meqë ajo mbrohet nga serbët lokalë si dhe nga strukturat dhe bandat ilegale serbe, të cilët, që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës kanë vendosur barrikada në rrugë, duke e bllokuar komunikacionin rrugorë dhe deuke e pamundësuar qasjen e doganave të Kosovës në pikën 1 dhe 31. Prandaj, ata janë të detyruar që të shkojnë në punë me helikopter.

Pra, në pamundësi që ta ndryshoj gjendjen e këtillë dhe të papranueshme të cenimit të integritetit të vet territorial, si dhe të pamundësisë absolute për të qenë e pranishme dhe për ta administruar e qeverisuar atë pjesë të territorit të vet Qeveria e Republikës së Kosovës ka pranuar që me ndërmjetësimin e Këshillit të BE-së dhe Komisioneres së saj të Lartë, Baroneshës Catherine Ashton, ta filloj dialogun për integrimin e saj në sistemin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Si shpërblim pë kooperativitetin dhe gadishmërinë e pales kosovare për bashkëpunim dhe gadishmëri për koncesione e lëshime të ndryshme që janë të domosdoshme, BE I ka premtuar fillimin e negociatave pë Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit dhe liberalizimin e vizave. Sepse, siç dihet, Kosova është shteti më i izoluar në Europë , duike qenë vendi i vetëm qytetarët e së cilës nuk mund të udhëtojnë pa viza në Europë.

Duhet cekur se në Dialogun e Brukselit janë kyçur edhe të gjitha komunat e tjera të me shumicë serbe në territorin e Kosovës, të cilat do të trajtohen njësoj sikurse serbët e veriut të Kosovës.

Objektivi i Serbisë anëtarsimi në BE

Ndërkaq, pala serbe ka hyrë në këtë Dialog meqë synon anëtarsimin e saj në BE. Por, meqë Këshilli i BE-së ka përcaktuar se Serbia nuk mund ta marrë ftesën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE pa i normalizuar marrëdhëniet me Kosovën, që nënkupton tërheqjen e organeve dhe institucioneve serbe, si dhe të bandave kriminale që i financon dhe kontrollon ajo në territorin e Kosovës. Prandaj, ky synim dhe pretendim i Serbisë në rrugëtimin eventual të saj drejtë BE-së është ikushtëzuar me tërheqjen e organeve serbe në territorin e Kosovës, e veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës, ku janë të koncentruara më tepër, si dh eta ndërprej plotësisht financimin e tyre.

Natyrisht se pë serbët e Kosovës, të cilëve u është premtuar nga partite politike serbe se do të bashkangjiten me Serbinë, integrimi i tyre në rendin kushtetues të Kosovës paraqet akt jo të dëshirueshëm. Sidomos atë e kundërshtojnë bandat kriminale dhe mafioze, të cilat zhvillonin aktivitete ekonomike dhe veprime ekonomike, si dhe biznese në të zezë, pa paguar doganë dhe tatim e taksa të tjera shtetërore, as Serbisë e as Kosovës. Kontrabandimi i mallit dhe aktiviteti kriminal ishin burim i pasurimit marramendës të biznismenëve serbë që veprimtarinë e tyre e zhvillonin kryesisht apo kryekëput me anë të kriminalitetit ekonomik, duke e rrënuar dhe dëmtuar rëndë tregun e lire të Kosovës, si dhe Buxhetin e Kosovës, meqë nuk inkasohej asnjë cent nga dogana për mallin e importuar nga Serbia dhe viset e tjera, si dhe nuk paguhej tatim për aktivitetet biznesore.

Meqë pjesa veriore e Kosovës kufizohet me Serbinë, aty këto veprime kriminale realizoheshin të papenguara fare nga Kosova. Kurse, nga Serbia ata mbështeteshin dhe nxiteshin në këtë drejtim. Meqë partite politike të Serbisë kishin degët e tyre në Kosovë, sepse serbët e Kosovës kishin të drejtë vote dhe votonin për zgjedhjet parlamentare e presidenciale në Serbi, duke u lejuar dhe mos u ndaluar nga organet kosovare që t’imbajnë legalisht dhe të papenguar ato zgjedhje edhe në territorin e Kosovës. Kjo ndodhëte në komunat me shumicë serbe, sikur Kosova të ishte pjesë integrale e Serbisë, bile pa nivelin e Autonomisë politike e shtetërore që e kishte dikur. Kështu, serbët e Kosovës, e sidomos ata të veriut të Kosovës jetojnë dhe punojnë në Kosovë, pa e përfillur fare rendin kushtetues dhe intregritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Bile, ata deklarojnë se “Kosova është Serbi” dhe se nuk e njohin fare realitetin e ri poltik të krijuar pas vitit 1999 dhe pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

Duhet theksuar se këto sjellje e veprime joligjore të serbëve të Kosovës e dëmtonin rëndë edhe tregun ekonomik dhe Buxhetin shtetërorë të Serbisë, meqë në Kosovë bëhej shpërlarja e parasë dhe tatimit e akcizave, duke deklaruar rrejshëm firmat eksportin e mallrave të tyre për Kosovë.

Arritja e Marrëveshjes midis palëve dialoguese parasheh krijimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, e cila parasheh kompetenca të larta në gjyqësi, financa dhe siguri.

Ambiguiteti i interpretimeve

Data e mbajtjes së zgjedhjeve është caktuar unike për tërë Kosovën, më 3.XI.2013, me çka simbolikisht pretendohet të jipet mesazhi se serbët e Kosovës do të integrohen në rendin kushtetues të saj. Në anën tjetër serbët dojnë ta dëshmojnë se ata do të vazhdojnë akoma të jetojnë “në Serbi brenda Kosovës”. Pra, synimet e palës shqiptare me atë të serbëve janë diametralisht të kundërta. Por, meqë ky dialog udhëhiqet nga ndërkombëtarët, palët dialoguese, si ajo kosovare, poashtu edhe ajo e Serbisë përpiqen që çdo marrëveshje të arritur në Bruksel, që ta interpretojnë ashtu si u konvenon atyre, duke pretenduar benefitet dhe sukseset që i kanë arritur, me meritat e tyre, për palët respektive.

Prandaj, pas çdo raundi dialogu Kryeministri Thaçi del dhe numëron “sukseset” e arritura për Kosovën, duke deklaruar se si janë arritur objektivat e pales kosovare në ato bisedime. Nuk përton fare të paraqes pretendimin e politikës kosovare se do të respektohet në tërësi integriteti dhe sovraniteti I Republikës së Kosovës, etj.

Në anën tjetër edhe kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq i deklaron opinionit se si janë arritur pretendimet serbe dhe “maksimalja e mundëshme”. Prandaj, në këtë kontekst, pra kemi dy lloj interpretimesh për dialogun dhe marrëveshjet e njejta në Bruksel: atë kosovare dhe serbe.

Në këtë kontekst edhe kemi divergjencat dhe mospërputhshmërinë aktuale midis deklaratave të z. Edita Tahiri lidhur me “listat të përbashkët zgjedhore për serbët e Kosovës”, duke e “mbështjellur” atë me vellon e floskulave politikaneske se nuk na qenka “demokratike” një zgjidhje e tillë!

Rreziku

Pra, e vërteta qëndron në faktin se pretendimet maksimaliste serbe për krijimin e Asociacionit të komunave serbe me nivelin më të lartë të autonomies, madje duke ia kaluar edhe nivelin që e kishte dikur Kosova në Federatën Jugosllave, janë realitet i pamohueshëm.

Poqese lejohen listat e përmendura, e ka shumë gjasa që ato të mos pengohen, atëherë pala serbe bënë edhe një hap të madh drejt pavarësimit të plotë të Asociacionit të komunave serbe nga sistemi dhe rendi kushtetues i Republikës së Kosovës. Natyrisht, ky do të ishte dështim (i rëndë) i palës kosovare, por edhe i BE-së, meqë e shton rrezikun e ndarjes së Kosovës.

 


Më të komentuarat