Vizitorë të nderuar, ju njoftojmë se prej datës 31 Qershor 2013 jemi online me dizajn të ri të ueb faqes,
të cilin aktualisht mund ta vizitoni duke klikuar KËTU

Të tjerë

 

Në art duhet mu angazhue shpirtnisht

(Nue Oroshi) 25 Korrik 2013 07:46

Në art duhet mu angazhue shpirtnisht dhe niqindpërqind me qenë në shërbim të artit, e jo më kërkue kompromise .Shum her kam than se porosit jan nganjëher edhe bosh. Porosia ime ësht që nëse angazhohesh në art duhet mu angazhue shpirtnisht, dhe 100 % në shërbim të artit,e jo me kerkue kompromis, e jo pjesrishtë. Se apo e shes, apo nuk po e shes një piktur. E dyta gja apo e treta gja ësht komercializmi.

Me 24 dhe 25 janar 2013 ja bëm një vizit mjeshtrit të Artit Shqiptar Gjelosh Gjokaj në Augsburg. Baca Gjelosh na priti me një bujari e mikpritje që ësht tipike e Malsorit. Edhepse në prag të 80 vjetorit aji asnjëher nuk ju ndahet punës, përkundër faktit që atelia e ti ishte duke u renovuar aji nuk e ndalte asnjëher punën. Gjatë kësaji vizite në kujtes më mbeten, shum gjera të reja rreth jetës dhe veprës së ti. Por dy gjëra mu nguliten në kok. Ekspozitën e par në Rom ne vitin 1971 që ja kishte organizuar, dhe hapur i madhi profesor Ernest Koliqi, ndërsa të dyten me 1983 në Munih të Gjermanis poeti dhe shkrimtari i madh Martin Camaj. Me të dyt baca Gjelosh kishte pasur miqësi të madhe. Kjo esht një pun e mir dhe e mbarë, kur gjeneratat e artistëve, krijusve e shkrimtarve e përcjellin njëri tjetrin, për tju lën brezave testament vazhdimin e punes krijuese në shum lëmi të jetes artistike. Qëllimi ynë ishte i dyanshëm. Që ta bëjm një portret të Gjelosh Gjokës, në kuadër të filmit dokumentar në gjuhën gjermane, për intelektualët e shquarë shqiptarë në Gjermani, dhe bërjen e një interviste eksluzive në gjuhën shqipe, që po e botojm me rastin e 80 vjetorit të lindjes të mjeshtrit të madh të pikturës e grafikës

Gjelosh Gjokaj. Në kët intervist baca Gjelosh na foli për rrugën e gjatë krijuese, e cila fillon dhe merrë rrugë në Malsin e Ded Gjon Lulit e Mehmet Shpendit, për themelimin e Akademis së Arteve në Prishtin, për punen 15 vjeqare ne Rom, dhe fillimin e ri dhe të sukses'shëm në Augsburg të Gjermanis.

Pa harruar edhe miqt e ti që e kishin përkrahur, në periudha të ndryshme kohore. Aji fletë sidomosë, edhe për një piktor tjetër shqiptar, shum të talentuar Nevzat Belegu apo Karmon Fan Ferri, i cili kishte atelien e vet në Munih, të Gjermanis por që kishte qenë jetshkurtë dhe ka vdekur në moshën 45 vjeqare nga leukemija. Baca Gjelosh me të drejt banë edhe vërejtje, se pse deri më tani asnjë intelektualë shqiptarë, nuk shkroji për Karmon Fan Ferrin apo Nevzat Belegun. Aji nukë le pa i përmendur edhe frymzimet, e para nga bukurit e malsis, nga sofra bujare shqiptare, e deri tekë gjubletat që ishin pun dore e nënave dhe grave shqiptare nëpër shekuji.

Zoti Gjokaji, fillimisht na tregoni diqka rreth fëmijeris tuaji, dhe hapave të parë në botën e artit?

Gjelosh Gjokaj: Asht interesant se fillimi i inspirimit në art ësht gjithmon interesant, se njeriu lidhet me emocionet feminore, deri në emocionet me të ngritura, e deri te studimi i artit në shkolla të mesme në studime dhe në specializime. Ato jan fillimi, i artit figurativ pastaji nëper kohra të ndryshme fillon, me u zhvillua origjinaliteti. Dikush e ka ma të madhë origjinalitetin e dikush ma të vogël. Unë duket se kam mbërrit me inspirime të folklorit dhe ambienteve shqiptare ne Mal te Zi dhe Kosovë,ta bëji një art origjinal. Ky art i imi ka depërtuar, në te gjitha trojet Etnike Shqiptare, por edhe në Evrop në Itali, Gjermani, Holand e në shum vende tjera . Sidomos grafika ime ka pasur një rrugë shum serioze nëper ambientet e artit botëror.

Jeni themelues i shkollës së Artit në Kosovë, a mund të na thuani diqka rreth vështirsive dhe sukseseve të kësaji Akademije të Artit?

Gjelosh Gjokaj-Asht një gja interesante. Fillimi i par i artit serioz në Kosov ka filluar me Muslim Mulliqin, me mua, me Tahir Emren dhe Rexhep Ferrin. Na kemi qen promotorët, e Akademis së Artit. Ka qen shkolla e mesme a artit në Peji, edhe aty ësht krijue një ambient për tu përgaditur, pjesërisht kuadrot ku më von kan studiuar, në akademin e arteve. Sod në Kosov ësht një plejad e artistave të rinjë në Akademin e Arteve të Kosovës që meritojn me qen nëpër galerit Evropiane, dhe nëpër muzeume të Evropës.

Mbas Kosovës ju kaluat në Itali a mundeni të na thuani për punën tuaji disavjeqare aty, si je prit dhe si keni filluar depërtimin në Artin Evropian?

Gjelosh Gjokaj- Un preji Kosove kam shkuar në Rom, edhe kam menduar me vazhduar me shkue në Amerik. Por në Rom kam pas një fat të madhë se më kanë pranuar në punë, ku kam krijuar një puntori të grafikës. Ajo puntori,ka funksionuar 10 vite shum bukur dhe ka qen e njohur. Pastaji përball grafikës kam depërtuar, me piktur dhe kam pasë ekspozita nëpër qytete të Italis mjaft me rëndesi, 15 vite të qëndrimit në Itali jan një rreth që ësht mbyllur dhe nukë harrohet kurr. Ne Itali arti imë ësht formuar totalisht.

Keni një rrug interesante tuajen ku jeni njohur me dy shkrimtarët më të mëdhenj shqiptar Martin Camajn dhe Ernest Koliqin. A mund të na thoni diqka rreth këtyre kontakteve me këta dy shkrimtar?

Gjelosh Gjokaj:-Me Martin Camajn dhe me Ernest Koliqin jam njoftuar në Rom. Në atë kohë Martin Camaj, ka botuarë libratë në Romë, dhe qefi i ti ka qen me ja ilustruar librat. Pes gjasht libra ja kam ilustruar, aq bukur që ka qen shum i knaqur,edhe profesor Ernest Koliqit ja kam punuar kopertinen e Shejzave disa numra, dhe kanë qen të kënaqur, keshtuqë edhe Ernest Koliqi edhe Martin Camaj kanë pasur besim në mua, më kanë ndimuar që të rritem sa më shumë në botën e artit. Si shembull ekspozitën e parë që e kam pas në Rom,e ka hap Ernest Koliqi. Ne vitin 1971. Aty ka qen edhe Martin Camaji dhe ka promovuar edhe libra. Dhe sod në shtëpin e zojës se ti ne Gjermani, janë me shum se 25 punime. Qe i ka te ekspozume. Deri sa ka vdekur Martin Camaj kemi qenë në kontakt shum të ngusht her vinte aji e her shkosha unë, kemi pasur një miqsi shum shum të thell.

A mund të na jepni një kujtim preji punës që keni bër me Martin Camajn aji në botën e letrave, e ti ne botën piktures e artit.

Gjelosh Gjokaj-Aji gjithmon më thoshte se ne në inspirime kemi dishka të përbashkët. Unë jam inspiruar në librin e ti të par,"Një fyell ndër Male". Ka qen i lidhun me folklorë me ambienet tona. Edhe un më herët jam inspirue me sagj, me pogaq,me cep uji, me sofer, dhe Martini gjithmon thoshte se na kemi dishka të përbashkët.

Mbas Italis 15 vjet që ke qëndruar aty. Ne Gjermani keni ardhur me ndërmjetsimin e Martin Camajt.

Gjelosh Gjokaj-Kemi dasht me u vendos në Munih por u vendosëm në Augsburg. Munihu asnjëher nuk më ka harruar un tri her kam pasur ekspozita, në Munih në Haus der Kunst. dhe tri her më kanë ble punime. Aty ësht ekspozita më e madhe në Gjermani.

Pas vendosjes në Augsburg menjëher keni filluar punën, na thuani diqka për kontaktet me piktoret tjerë dhe botën e artit në përgjithësi.

Gjelosh Gjokaj-Këtu menjëher e kam takuar një shqiptar piktor shum të mir Karmon Fan Ferri. I cili ka punuar dhe jetuar në Munih. Mua më vjen shum keq që Karmon Fan Ferri vdiq i ri. Piktor i mir. Me vjen shum keq që Karmon Fan Ferrit nuk ja lavë kërkush borgjin preji shqiptarëve, esht mkat se ka qen shum i talentuar, i cili ka kryer studimet e artit në Vjen tek një piktor shum i mir dhe me pas këtu në Gjermani, në Munih ka pas Atelien e vet, dhe ka punuar me piktur dhe grafik. Në Peji e ka pas emrin Nevzat Belegu. Ndërsa më pasë e ka ndërruar emrin dhe ësht quajtur Karmon Fan Ferri. Aji ka vdek në moshen 45 vjeqare. Ka rreth disa vite që ka vdek. Me vjen shum keq qe nuk ka shkruar kërkush për Karmon Fan Ferrin.

Si ju shikojn intelektualët Gjerman kur një shqiptar shquhet dhe ban emër ne Artë?

Gjelosh Gjokaj- Gjermanet e kanë nje kultur të cilët nuk e shofin se preji nga vjen por se qfar kualiteti ke. Të njëjtën kultur e kanë edhe Italianët. Mua më kan pranuar si kualitet.

Me cilët piktor Gjerman ke kontakte?

Gjelosh Gjokaj – Në Augsburg kam kontakte me Gjeorgj Bernard dhe shum të tjer. Gjermanet kanë shum piktor të mëdhenj që e kanë një za botëror, siqë ësht:Lüperz, Immendorf, Kiffer,Baslicin etj..

Keni pikturuar disa atdhetar shqiptar në portrete. Si e ndienin veten kur e pikturonit Ded Gjon Lulin, Kapidan Dr Mark Gjon Markun etj?

Gjelosh Gjokaj- Un kamë pas gjithmon qef me personalitete që kanë lanë histori me i pikturuar. Dhe vërtet e ndieja vetën krenar dhe të lumtur kur pikturoja figura kombëtare siq ësht Ded Gjon Luli, Kapidan dr. Mark Gjon Marku dhe shum të tjerë. Kohëve të fundit ësht bër një Muze për Ded Gjon Lulin, ku javë kam dhururar edhe nje piktur, ku ësht ndertuar një pllak në bronz, në Malsi. Ndërsa në Akademin e parë që ësht mbajtur në Hamburg, për ndriqimin e Historis Shqiptare, përveq disa pikturave tjera kam prezentuarë, edhe pikturat e heronjëve Ded Gjon Luli, Kapidan Dr Mark Gjon Marku, Kapidan Gjon Marka Gjoni e shumë të tjerë.

Këtu po shihet në Atelien tuaji një portret i juaji i pikturuar nga një piktor Gjerman?

Gjelosh Gjokaj-Aji ka qen arkitekt dhe ka piktururar bukur dhe ka pas qef me më pikturuar. Dhe kët piktur e ruaji që 15 vite.

Si po ja delni me kohën pasiq po e bani jetën në mes të Augsburgut-Tiranes, Prishtinës dhe Malësis, konkretisht vendlindjes suaji Mileshit.

Gjelosh Gjokaj-A di si asht puna. Ose duhet me u marr profesionalisht me piktur ose me lan, duhet me u angazhuar niqind përqind.

Përveq folklorit shqiptarë që ka lën gjurm në punën tuaji, a kan lan gjurmë edhe punimet e nënave dhe motrave tona shqiptare siqë jan qëndisjet, punët e vekit, dhe pun të tjera në kët lëmi?

Gjelosh Gjokaji- Asht interesant se nëna ime ka qen një zojë multi talente dhe i ka ba gjubletat aqë bukur saqë tan grat e Malsis, kanë ardh më u inspirue dhe mu mësue preji saji për punimin e gjubletave. Ajo e ka pas një dell shum të talentuem, dhe më duket se inspirimi ka ardhur nga nëna.

A keni ndonjë porosi për artistët e rinj.

Gjelosh Gjokaj- Shum her kam than se porosit jan nganjëher edhe bosh. Porosia ime ësht që nëse angazhohesh në art duhet mu angazhue shpirtnisht, dhe 100 % në shërbim të artit,e jo me kerkue kompromis, e jo pjesrishtë. Se apo e shes, apo nuk po e shes një piktur. E dyta gja apo e treta gja ësht komercializmi.

Pas një rugëtimi të gjat me mbi shtat dekada ku punuat dhe u shkolluat jashtë vendlindjes u kthyetë sërish në vendlindje, për ta vazhduar punën .

Gjelosh Gjokaj-Tash un do të vazhdoji këtu në Gjermani dhe në Mal te Zi dhe aty në shtepin time në Milesh, i kam dy djelm që po i përgadis. Pas nje rrugëtimi shum të gjat Itali, Gjermani po kthehem sërish në Milesh. Malsorët më duan dhe më kanë pritur mir. Un kam dal 10 vjeq nga Mileshi. Jeta fëmijerore ka qen e bukur. Ata te shkretit prindërit tanë ku kanë qen internatet dhe shkollat gratis na kanë derguar atje. Kemi qen 7 vllazen dhe nje motër. Kater vllazën kanë vdek. Zefi ka qen talent. Aji ka ardh preji Shkodrës i talentuem i cili ka mësuar në Shkoder tek profesoret Italian aji ka vdek, edhe Dushi, Gjetoja dhe Gjergji kanë vdek. Kemi mbet tre unë, si dhe Marku e Toma të cilët jetojn në New York.Un jam kthyer mos me harrue vendlindjen. Malësin tonë të bukur dhe të dashtun./ intervistoi: Nue Oroshi/Intervist ekskluzive me Gjelosh Gjokën mjeshtrin e madhë të Artit Shqiptar me rastin e 80 vjetorit të lindjes/

 


Më të komentuarat