Vizitorë të nderuar, ju njoftojmë se prej datës 31 Qershor 2013 jemi online me dizajn të ri të ueb faqes,
të cilin aktualisht mund ta vizitoni duke klikuar KËTU

Të tjerë

 

Pse Lulzim Basha nuk bëhet dot kryetar i PD-së

(Petrit Qejvani) 22 Korrik 2013 09:28

Deri tani Lulzim Basha eshte paraqitur nga pothuaj të gjithë analistët si kryetari i ardhshëm i PD-së, duke e argumentuar thjesht me sponsorizimin dhe mbështetjen totale që ai gëzon, jo vetëm nga kryeministri ne ikje Berisha, por edhe se është i adhuruari i familjes së tij. Është, si me thënë, anëtar “ad interim “ i familjes së ish- kryeministrit të rrëzuar më 23 qershor dhe kryetarit gjithashtu të (vet) rrëzuar (?!) të PD-së.

Kurse unë mendoj se kryetari i PD-së do jetë Olldashi. Dhe këtë nuk ë bëj për kundërvënie apo sensacion dhe as për diversion në PD. Ndonëse ka një garë të deklaruar midis Bashës dhe Olldashit, në fakt kjo është një farsë, e ujdisur nga ustai i vjetër, që ka dhe do ketë, si plaka e vjeter e shtëpisë qëmoti, çelsat e Partisë në brez. Pse mendoj kështu? Jo pse analizat e bëra deri tani nuk kanë një bazë që të çon te ky përfundim.

Dihet simpatia e Berishës për djalin fotozhenik dhe me fat të KOP-it dhe arsyet pse. Me gjithëse duhet thënë që Basha së jashtmi duket më tepër një play boy se sa një politikan i terrenit të vrazhdë shqiptar. Sidomos krahasuar me shefin që pretendon të zëvendësojë. Dhe ndonëse është shpallur si garë midis tij dhe Olldashit, për derisa dihet fitimtari qysh në fillim, atëhere kjo nuk është veç një farsë, sadoqë edhe farsat Berisha i vesh gjithnjë me një petk serioz për t’i bërë të besueshme.

Por këtu e vlen të bëhen disa pyetje.. Po pse babai i PD-së, tashmë në pension politik, shpejton ta kryejë sa më shpejt shugurimin e djalit të përzgjedhur si pasardhës të tij me kaq urgjencë, ndërkohë që normalisht duhej bërë një analizë e thellë e kësaj humbjeje historike? Aq më keq që jemi në mes të verës (kohë për pushime) e sidomos e nevojshme për reflektime pas një gremisjeje historike të kësaj Partie?

Këto pyetje, por edhe të tjera si këto, mund të bëheshin në këtë turravrap partiak pa asnjë domethënie nga pikëpamja e urgjencës, as për PD-në dhe as për publikun e gjerë, i cili, pas dy muaj britmash e daullesh politike ka nevojë për qetësi.

Por nuk mund të mos bëjmë edhe pyetjen tjetër: Pse e ka ngritur zërin kohët e fudit “europiani” Basha? Pse çirret? Ç’ka që bërtet? Pse i turret Ramës? Rama nuk kandidon për kryetar i PD-së. Po ai që bërtet gjithmonë e ka një hall. Bërtitet për të treguar forcë ose frikë, sipas rastit. Në rastin e Bashës kjo është frikë. Sepse Basha ë di ç’ka bërë dhe e di ç’e pret. Mbi kokën e tij rri si shpata e Demokleut shpata e drejtësisë. Iku koha kur ai dhe shefi i tij “vriste e priste” majtas e djathtas pa dhene llogari.. Pushteti i babait të tij politik ka rënë më 23 qershor. Prandaj ai i ngjan në këto çjerrje zëri atij policit të dikurshëm të lokalitetit (të komunës sot) në kohën ë bandave pas çlirimit, që kërkonin rrëzimin e qeverisë komuniste, dhe ai , i trembur se mos e vrisnin banditët gjatë patrullimit në zonën e tij, këndonte me zë të lartë që ata ta dëgjonin:”Jam polic lokaliteti, më vuri me zor pushteti”. Pra, s’kam gjë me ju, më vunë me zor.

Sigurisht Doktori nuk bën asgjë kot. Së paku për dredharak e hileqar nuk e ka shokun. Kësaj here Doktori ka një hall të madh, hall të cilin e ka dhe Basha. Dhe halli nuk është aspak se kujt do t’ia lerë drejtimin e anijes së tij të fundosur më 23 qershor. Berisha nuk është tip nostalgjik. Ai është nga ata që thonë “pas meje kiameti”. Tek e fundit si Basha si Olldashi vartës të tij do të jenë, si ato kukullat e teatrit, që ia lëvizin fijet ustallarët në prapaskenë.

Berisha e perzgjodhi Bashën se me të e bashkoi fati, iu puq ylli siç thotë populli, për të mirë a për të keq. Ë privilegjoi, por dhe e përdori. E përdori për vjedhjen 230 milionë $ të “Rrugës së Kombit”, por që mund të quhet ndryshe dhe “vjedhja e kombit” ( Një shumë e tillë do përbënte skandal edhe në vnde të mëdha, jo më në Shqipërinë e vogël.! Ë përdori edhe më 21 janar 20011. Prandaj fati politik i Bashës është dhe fati politik i Berishës. Mirëpo 23 qershori ishte një tajfun elektoral që përmbysi shumë gjëra për doktorin dhe bëri lesh e li planet e tij dhe birit të tij politik. Mbi Bashën (dhe indirekt mbi Berishen) rëdojnë dy dosje të medha, që s’ka shpatulla që i mbajnë…Dosja 230 milionë $ të rrugës Durrës –Kukës dhe vrasja e katër qytetarëve paqësorë në bulevardin e Tiranës, që për fatin e keq të Bashës e Berishës mban një emër shumë domethënës “Dëshmorët e Kombit”.!

Dhe e para gjë që i ka shkuar ndërmend Berishës para Bashës pas 23 qershorit, është pikërisht 21 janari i përgjakur i 2011. Kater fantazmat e qytetrëve të vrarë iu faniten në gjumë dhe si Makbethin, nuk i lenë të qetë. Shpirtrat e tyre duan shpagim. Dhe ky gjyq, megjithë presionin e hapur të Kryeministrit në detyrë për ta kthyer në një farsë ala shqiptare, nuk është mbyllur. Dhe provat, megjithe manipulimin e tyre, aty jane.

Ata të dy tani e dinë shumë mirë se nuk kanë më forcën dhe arrogancën ta degjenerojnë atë gjyq në interes te tyre, t’i bëjnë gjyqtarët qyqarë të flasin me vete si dikur. Dhe nuk është pak. Është një gjyq i rëndë, pasi e rëndon gjaku i derdhur pa shkak. Dhe ndëshimi do të jetë i rëndë. Prandaj Berisha si marifetçi që është, duke i dhuruar Bashës mantelin e kryetarit të PD-së, mendon se e shpëton prej ndëshkimit të pashmangshëm dhe veten prej telasheve që sjell përballja me dejtësinë, të cilën Berisha e urren. Sepse është fajtor. Prandaj e ka nënshtruar gjithë këto vite. Duke e bërë kryetar partie ai mendon se një gjyq i mundshëm ndaj Bashës do të interpretohet nga opinioni publik, sidomos ndërkombëtar, si sulm dhe asgjësim i opozitës dhe kështu të dy, ai dhe Basha do ta hedhin lumin pa u lagur. Berisha është mësuar, pasi pas 1997-ës amnistoi cdo krim për të amnistuar në radhë të parë veten e vet. Dhe shpëtoi pa dhënë llogari, pasi gjeti një njeri pa kockë, Fatos Nanon, të cilin e burgosi për përvetësim të disa shisheve me shurup pjeshke të skaduar të fëmijve të çerdheve.

Kurse tani fjala nuk është për ca lëng pjeshke të prishur, por për lëngun e jetës, për gjak të pastër “vjedhur” me plumba nga trupat e katër qytetarëve të pafajshëm. Kuptohet sa i lartë është kësaj hete çmimi! Dhe mendoj se nuk do të ketë prokuror apo gjyqtar që të mos ndëshkojë këtë krim. Askush nuk mund të qëndojë mbi ligjin. Çdo individ, cilido qoftë ky, vlen shumë më pak se Shqipëria. Unë shprehem kështu, pasi nuk di ndonjë kulisë apo ndërhyrje që mund të jetë projektuar për këtë, që nuk do të ishte tjetër veç një krim i ri dhe rivrasje atyre qytetarëve. Dhe më shumë akoma vrasje e shpresës se ky vend mund të bëhet një vend normal.

Ndërkohë ky është dhe një premtim i përsëritur nga Rama gjatë fushatës elektorale. Sigurisht gjyqin nuk do ta bëjë Edi Rama, por jam i bindur që ai s’do ta pengojë këtë gjyq me forcën që të jep pushteti. Ky është një rast i pastër që Rama të tregojë se i mban premtimet dhe jo siç e akuzon Berisha dhe kandidatët për pasardhës të tij, që ai s’e mban fjalën!.Për këtë ma shton besimin deklarata e tij në emisionin HARD Talk në BBC. Vërtet është mpleksur keq nyja gordiane në Shqipëri, por prandaj populli i dha shpatën më 23 qershor Edi Ramës ta presë këtë nyje gordiane, që më në fund Shqipëria të ecë përpara.

Prandaj, sikundër thashë në fillim të shkrimit me shumë gjasë Basha nuk do jetë kryetri i PD-së. Por do jetë Olldashi.Nëse nuk do ndodhë kjo, atëhere nuk do të ketë nevojë për një “revolucion elektoral”, sic pata quajtur 23 qershorin, por për një revolucion real në Shqipëri.

 


Më të komentuarat