Vizitorë të nderuar, ju njoftojmë se prej datës 31 Qershor 2013 jemi online me dizajn të ri të ueb faqes,
të cilin aktualisht mund ta vizitoni duke klikuar KËTU

Të tjerë

 

Praktika e instalimit të perfiditetit servil

(Rifat Muriqi ) 22 Korrik 2013 08:26

Ky shkrim nuk anatemon vetëm një parti por në përgjithësi tërë spektrin politik shqiptarë në Kosovë, që ik nga praktika e thesit të lypësit, ku përzihet milli i shumë magjeve, e trajtuar si lypje duke instalu vetëm një njëmendësi uniforme të servileve dhe servilizmit Komunisto-Jugosllavë, duke e trajtuar si politikë më kredibile për arritjen e qëllimeve meskine që me çdo kusht të fitohet pushteti ose për të mbetur në pushtet.

Sikur partitë të ishin Supermarkete të shtrira në një rrugë pos laramanisë së çmimeve njeriu nuk mundet të përzgjidh ndonjë shërbim ose mall të ndryshëm me deformitetin e njëjtë që nga roja e shpesh gjer tek kryetari, me një instalim, emër për emër, të shërbëtoreve, punëtorëve por edhet politikanëve jugosllavë, të cilët më të gjitha forcat luftuan që Kosova të mos bëhet shtet.

Dikush mund të mendoj se e kam për vete dhe për kastën time, por zhgënjehet sepse asnjë kategori shoqërore tjetër pos të lartpërmendurve nuk marrin pjesë ne kreativitetin politik. Edhe ata që janë ndryshe, janë vetëm për joshjen si mish në grep për të rënë në kurth të gjithë peshqit , jo për ide dhe filozofin partiake por thjesht sa për votë dhe asgjë tjetër.

Nëse të gjitha partitë thirren në patriotizmin, në luftën dhe veprimtarin sublime për të arrit gjer këtu, shtrohet pyetja pse këta kundërshtarë të këtij shteti dhe pinjojtë e kundërshtarëve janë ulë si mendje partiake dhe se bashku e bëjnë dert për fitoret ndaj pjesës se popullit që i quajnë “mediokër” qe bëjnë çka bëjnë dhe prapë në pushtet.

Dikush prapë do të mendojë se e kam për vete dhe për kastën e time. Por duke e ditur se drejt majave të pushtetit, në Kosovë, vlen fjala e urtë që sa më shumë të përkulesh, prapanica të zënë pozitë më të lart, popullata e dalë nga lufta me një përballje shekullore, duke ruajtur krenarin, përkuljen e quajnë ende të turpshme. Krejt ndryshe këta servilet e Serbit, të mësuar me zanatin më të vjetër të shoqërisë, aq të shijshëm janë për elitat politike sa programi, ideja dhe kreativiteti i të tjerëve që e afrojnë si partneritet nën mjegullën e madhështisë që këta servil u këndojnë në vesh, jo që nuk i shohin por as që u kujtohen ata me të cilët erdhën gjer këtu.

Me që kam hyrë kaq thellë duhet që të elaboroj, pse këta janë joshës dhe pse këta të tjerët janë antipatik për udhëheqjet e partive politike.

Këta( servilet)dinë të gënjejnë, të joshin. të vjedhin. të korruptohen dhe ti korruptojnë, të reketojnë dhe të shantazhojnë . Të krijon servil tjerë nga sistemi i organizuar të atëhershëm, të krijojnë bashkëpunëtorë ekonomik me padronet e tyre të atëhershëm Serb, dhe jugosllavë, që tani quhen miq.

Të etiketojnë dhe dezinformojnë sa herë që ndonjë njeri praktik synon majat e politikes, sikur atëherë kur ndonjë të burgosur politik edhe kur e kryente burgun e etiketonin si Spiun.

Por maja e se keqes është sepse këta sa herë që do të ndryshoj politika dhe pushteti si ushejza do tu ngjiten tjerëve.

Të tjerët që janë shumicë janë të ndershëm , shtetformues, fanatik të së vërtetës dhe idesë, nuk tradhtojnë as nuk premtojnë të pa arritshmet, familjar të mirë dhe që të gjithë kanë emër të mirë në shoqëri. Çka është më e rëndësishmja janë mbartësit e fuqisë së votës, por për shkak të ndershmërisë nuk e keqpërdorin ende atë fuqi, që të ndryshojnë mentalitetin e padronit dhe servilit.

Prapë shtrohet pyetja ku shihet ky mentalitet, shumë lehtë.

E para. Në mediet kemi të njëjtat fytyra me të njëjtat mënyra të informimit dhe praktikat e njëjta të dezinformimit si para dy dekadave.

E Dyta. Në partitë politike praktikohet e njëjta metodë komuniste e lidhjes për partinë, por jo ofrim të programit si kreativit shoqërorë. Duke harxhuar kohë, energji dhe shumë para për të bindë çdo njeri , e kundërta e asaj që do duhej aplikuar si plasim i idesë, projekteve dhe programeve, për grupe shoqërore.

E treta . Në këto praktika të ngjashme më praktikat Komuniste dhe naziste, ku libreza e partisë është synim i çdo njeriut por nganjëherë edhe obligim për prosperitet dhe avancim jo vetëm politik por edhe shkencor, kulturorë deri tek masa e sigurimit të ekzistencës në bazë të asaj libreze, që në demokracinë e mirëfilltë, shumë kush s’do ta merrte fare , për të mbetur i lirë në botën e dëshirave të tij, kemi shtetin e paradoksit politik ku të gjitha partitë kërkojnë nga çdo qytetarë anëtarësimin dhe prononcimin publik të përkatësisë partiake.

Shtrohet pyetja, ku jemi ne si shoqëri. Jetojmë në një shtet të imponuar me rregulla të sjelljes së imponuar, më parti të imponuara me imponim të njerëzve dhe ideve, me instalimin e sërishëm të së keqes për mes të njëjtëve, me dogma që shiten gjer sa shoqëria në këtë amulli të gjej ujin e burimit që të kthjellet. Akademiket e mirëfilltë, shkencëtaret, piktoret shkrimtaret, në përgjithësi intelektualet, ngadalë vdesin në lëkuren e vet duke mos e gjet veten në mesin e miopëve , mizantropëve, snobëve, perfidëve, përfituesve dhe pastaj shkatërruesve te të gjitha vlerave, që më shumë mund u krijuan, që të formohet substanca e të vetëdijshmëve për vazhdimin e rrugëtimit për unifikim që bashkimi të jetë i rehatshëm.

P.S. Që të dëshmoj se instalimi i servilizmit përmes perfiditetit servil nuk është një kreatyrë e se tashmes, po e tregoj një ngjarje të freskët. Shkova për ngushëllime tek një familje ku kishte shumë njerëz për “kryeshnosh” , Në ndërkohë hyri brenda një kryeudbash i rrafshit të dukagjinit, dhe ndodhi ajo qe se kisha besuar kurrë. Shumica e atyre burrave aq afër ju afruan atij kryeudbashi duke ja marr edhe një herë dorën,çka në Dukagjin nuk është zakon. Kryeudbashi senil , sado që bisedën e kishte të marrë, të gjithë me kor i thoshin të lumtë goja. I irrituar nga ai perverzitet oral duke ikur nga aty, pa u hetuar nga ata, sepse ishin të magjepsur nga mesia kryeudbashi, mu kujtua se sa shtrenjtë do të shitej po ta hetonin emisarët e partive. Më siguri do të mbërrinte gjer të pozita e ministrit e sidomos në ministrin e punëve të brendshme, zanat që e ka mësuar duke i torturuar armiqtë e Jugosllavisë.

 


Më të komentuarat