Vizitorë të nderuar, ju njoftojmë se prej datës 31 Qershor 2013 jemi online me dizajn të ri të ueb faqes,
të cilin aktualisht mund ta vizitoni duke klikuar KËTU

Të tjerë

 

Greqia, bashkëpuntore e serbisë në krimet e luftës

(Spiro Butka) 12 Janar 2012 10:37

Ndërsa presidenti Serb Tadiç, provokon me vizitën e tij në manastirin e lashtë Shqiptar të katoliçizmit Romak, shteti Grek në falimentim e sipër, porosit armatim në Gjermaninë e Kancelares Merker, apo të Kancelarit .......Ruajna Zot nga këta antar të NATO-s!

Bashkëpunimi i Athinës me Beogradin njihet historikisht, që nga dita kur këto hordhi pushtuese, u vendosën me dhunë e terror në Ballkan. Grekët shumë më herët se fqinjët e tyre aleatë, erdhën nga thellësia e Egjyptit të lashtë, duke ecur hap pas hapi me pushtimet e tyre. Si fillim, nëpër ishujt e Mesdheut, e më pas në brigjet jugore të Ballkanit e ato perëndimore të Azisë. Sllavët e prezantuan veten si rival të Grekërve në Balkan, aty rreth fillimive të shekullit të gjashtë. Të dy palët, si pjesë e ortodoksisë lindore dhe pse me interesa të kundërta, në pretendimet teritoriale për “Serbi apo Greqi të madhe”, u ujdisën me njëri tjetrin, për parcelizimin e gadishullit të zjarrtë. Planet skllavëruse të Serbo-Sllavëve dhe Helenëve Grekë, i prishi ardhja e një force të re pushtuse, Perandorisë Turke, në gadishullin e quajtur Ilirik, që pas këtij pushtimi, në gjuhën e tyre u quajt Ballkan, me domethënie si vendi i thepisur i maleve të larta. E gjithë kjo zgjati deri aty nga viti1870, kur dyndjet Bullgare drejt Ballkanit, tronditën Athinën, për hapësirat e Rumelisë Lindore të Thrakës.

Lufta për pushtime të reja koloniale brënda gadishullit të trazuar, vazhdoi shumë kohë dhe pas këtyre viteve, duke shkuar gradualisht kohë pas kohe, deri në Versaje të Luftës Parë Botërore, ku dhe u frenuan ambicjet e mëtejshme të Serbve, Sllavëve dhe Grekëve, për ndarjen e krejt gadishullit njëherë e përgjithmonë. Endrat e tyre për “Serbi të Madhe” e “Megalidhen Greke”, vazhduan deri në përfundimn e Luftës së Dytë Botërore. Në Konferencën e Paqes, mbledhur në Paris të vitit 1946, ortodoksia Helene edhe pse doli vetëm në skenën politike, me pretendime teritoriale ndaj Shqipërisë, punët i kurdisi në atë mënyrë, që planet të vazhdonin si më parë dhe bashkëpunimi të mos dekonspirohej. Paqja e Luftës së Dytë Botërore, u mbars me Luftën e Ftohtë, gati për një gjysëm shekulli. Edhe gjatë kësaj periudhe, pavarësisht se u ngeci sharra në gozhdë, të dy palët nuk hoqën dorë nga ogurzia e tyre, por ashtu si në heshtje, vazhduan bashkëpunimin, për realizimin e qëllimeve përkatëse.

Lufta e Ftohtë, përfundoi me rënjen e Murit të Berlinit, por në vazhdimësi të ecurisë, koha hapi siparin e Luftrave Ballkanike, në fillim në Slloveni, e pastaj me rradhë në Kroaci, Bosnje Hercegovinë, Kosovë, Kosovë Lindore e në të vetëquajturën Maqedoni. Të gjitha këto, për identet kombëtar, duke patur për kundërshtar Serbo- Sllavët, të shoqëruar në fshehtësi e heshtje, nga Greqia çuditërisht antare e NATO-s, pjestare e Europës së Bashkuar dhe për më keq të gjithëve, antare e OKB-ës me të gjitha atributet përkatës, pa i hyrë një gjëmb në këmbë. Duke manovruar brënda dinakërisë Helene, ajo veproi gjithmonë në përputhje të plotë me interesat e afërta e të largëta, për një shtet Grek në kufijt e Bizantit, me qëndër Kostandinopojën. Nuk është ndalur asnjëherë për të realizuar synimet e sajë. Kështu ka vepruar në të kaluarën dhe ashtu veproi dhe në trazirat Ballkanike brënda gjinisë Sllave e gjatë përpjekjeve luftarake të Shqiptarve, për tu kthyer në identitet.

E gjithë kjo etje lakmimtare, u mbështete fuqimisht nga nacionalizmi i verbuar i shtetit e popullit Grek, indoktrinimi i të cilit, kryhet nga ortodoksia Helene, brënda së cilës përfshihet tërësisht politika shtetërore e Athinës. Marrëzia e këtij nacionalizmi arrin deri atje, sa transformon lashtësinë e historisë, duke e vënë në funksion të Greqisë së sotme. Sipas kësaj teoria, që ata pretendojnë, Grekët e sotëm janë pasardhës të Helenëve dhe duke qënë të tillë, Homeri i lashtësisë Pellazgjike, nuk është vetëm pararendës i tyre, por dhe vazhdues i kohërave moderne. Për të bërë të besueshme përjetësinë historike, e lidhin qënjen e kësaj dogme, me gjuhën e tyre, për të paraqitur para botës gënjeshtrën si të vërtetë. Përvetësimi i lashtësisë historike mëshirohet, nëpërmjet mohimit që i bëjnë rrasot e zeza të ortodoksisë Greke, realitetit historik ku të gjitha shkrimet e zbuluar nga lashtësia, tashmë po zbërthejnë ecurinë dhe zhvillimin e njerzimit vetëm në gjuhën pellazge, vazhduese e së cilës është Shqipja e sotme.

Shteti, Kisha Ortodokse dhe populli Grek, kanë vepruar ngushtësisht të tre së bashku, në funksion të interesave nacionaliste të “Megalidhesë”, jo vetëm për pushtimin e veri-perëndimit dhe lindor të gadishulit Ballkanik, por për më tepër, synimet e tyre kanë parë dhe shohin më tej, për të zaptuar Kostandinopojën e dikurshme, që ata aq shumë e lakmojnë, si kryeqëndër të “Bizantit Grek”. Ky ka qënë dhe vazhdon të mbetet objektivi i tyre, për të gjitha kohërat, duke përfshirë dhe të sotmen, ku ata për të realizur synimet përkatëse, u bënë bashkautor të krimeve në luftrat e Serbisë, gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, në dekadën e fundit të shekullit të kaluar. Në vënd që të mbështeste perëndimin ku dhe bënte pjesë, Greqia u anësua në lindje, duke u bërë një me Serbinë. Qëndrimi i ri politikës greke, ishte vazhdimësi e së kaluarës, pa asnjë ndryshim në interesat e afërta e të largëta gjeopolitike. Athina, në justifikim të vetes, për bashkëpunimin me Serbinë, gjatë luftrave për identitet kombëtar të popujve në Jugosllavi, e interpretoi politikën e vet, duke u identufikuar si pjesë e Krishtërimit Ortodoks. Kjo është pamja e jashtëme, sepse e vërteta është ndryshe dhe qëndron në atë, që ata i bashkon nacionalizmi i një profili për “Serbi e Greqi të Madhe”.

Bashkëpunimi i Greqisë me Serbinë në krime lufte, ka qënë i pranishëm në të gjitha trazirat luftarake në Ballkan e më gjërë, por më i dukshëm, ai u bë në fundin e shekullit të kaluar. Gjatë luftës së ftohtë, Greqia si antare e Aleancës Atlatike, bashkë me aleatët e këtij pakti, grykat e armëve i mbanin në gadishmëri, kundër pjestarve të traktatit të Varshavës. Me rënjen e Murit Berlinit, bota politike, duke i dhënë lamtumirën komunizmit, hyri e tëra në rrugën e ndërtimit të një sistemi të vetëm, atij kapitalist. Athina në këto ndryshime, zbuloi veten. Nisi të rradhitej në krah të Rusisë e Serbisë Ortodokse, kundër Turqisë, Bosnjes përkatësisht dhe kundër Shqipërisë e Shqiptarve, të quajtur prej tyre si bllok mysliman. Analist e studjues të ndryshëm, në debate e shkrime të shumta historike, kanë dhënë mendimet përkatëse, duke theksuar se anësimi i Athinës me Serbët, Rusët e të tjerë pas tyre, ka të bëjë me versionin e bashkësisë fetare të Ortadoksisë Lindore, e cila nuk i kundërvihet vetëm fesë Islame por dhe asaj të Krishtere Katolike në Vatikan. Ky argumet nuk është bindës dhe për më tepër ai është sipërfaqësor, për të mbuluar realitetin e vërtetë, atë të nacionalizmit të tërbuar, për pushtime të tjera, në zgjerim të perandorive e influencave politike. Rreshtimi i Greqisë në krah të Ortodoksisë lindore, u bë me qëllime të caktuara. Duke parë se Perëndimi u bashkua, për të ndrequr padrejtësitë historike, ajo kaloi në anë e Serbisë, për t’i kërkuar asaj dikur borxhin, si ndihmë për mbrojtje të Vorio-Epirit, nga ndonjë veprim i mundshëm çlirimi.

Paraqitja e këtij bashkëpunimi midis Greqisë e Serbisë, në krimet e luftrave të ish Jugosllavisë, del në dukje në shumë drejtime, por më kryesoret janë, ai i ortodoksisë Helene si frymëzuese e populit dhe shtetit për ndërmarjen e hapave kriminal, kordinimi veprimeve shtetërore të Greqisë në funksion të krimit të organizuar shtetëror Serb, përfshirja e tërësishme e partive politike Geke për të ndihmuar vrasësit e Beogradit dhe mbështetja totale e popullit Grek të luftrave kriminale të Serbve për “Sërbi të Madhe”. Lufta e Serbisë kundër myslimanve Boshjak, u karakterizua nga krime e masakra nga më mizoret, në historinë e zhvillimit njerzor të kohrave të shkuara dhe të këtyre moderne të sotme. Piku i vlimit të këtyre gjakderdhjeve, arriti në Sebrenicë e Vukovar, ku humbën jetën mbi 250 mijë viktima, kryesisht të moshuar, gra dhe fëmij. Fitorja e Serbve në Serbrenicë, nuk u festua vetëm nga Serbët në Pale, kryeqytetin e tyre në Bosnje, por dhe nga Grekët në qytetet e tyre përkatës, si në Athinë, Selanik, Larisa e të tjerë, duke shprehur në këto manifestime, mbështetjen e fuqishme të kriminelve Serb në këto krime. Paradokset e Athinës në këto në këto akte kriminale, u shfaqën nga vullnetarët e sajë, që pas fitores në ato vrasje masive, mbi gërmadhat e kishës ortodokse të Serbrenicës, ngritën katër flamuj, atë Serb, Grek, të Virgjinës dhe të Bizantit. Ata u dekoruan me medaljen e “Shqiponjës së bardhë”, nga vetë Radovan Karaxhiqi, vrasësi i mijëra Boshnjakve mysliman.

Kisha ortodokse Greke i parapriu aventurës luftarake të Serbisë vrasëse, nëpërmjet deklaratave që lëshoi nëpër Greqi, kryepeshkopi Serafin në maj të vitit 1993, duke theksuar se “Kisha Ortodokse Greke gjëndet në krah të popullit ortodoks Serb”. Po ky klerik i lartë, i ortodoksisë Greke, një vit më vonë deklaroi, “se lypset të kemi parasysh, se aleati ynë natyror është Serbia”. Ky qëndrim i kishës Greke, u bë i dukshëm dhe pas këtyre deklarimeve të Kryepeshkopit të sajë. Një delegacioni i Kishës Ortodokse Greke i kryesuar nga Arqimandriti Ignatios i dioqezës së Pireut, i cili duke vizituar e bekuar trupat Serbe që bombarduann Sarajevën, u përqafua me Radovan Karaxhiçin, udhëheqësin kryesor të këtyre krimeve masive, në luftën e Bosnjës. Por nuk u mjaftuan me kaq, këta vrasës të Ortodoksisë Greke. Ishin po këta klerik ortodoks Grek, këtë herë të Selanikut, ata që vazhduan më tej, në fuqizimin e veprimeve mbështetëse. Shkuan në Zvornik qytetin Boshnjak, ku u shfarrosën të gjithë myslimanët nga bandat e Arkanit dhe bashkë me peshkopin Basil të Kishës Serbe, kryen shërbesa për kriminelët, që vranë të pafajshmit mysliman të Zvornikut. Ishte po Kisha Ortodokse Greke, ajo që binjakzoi Selanikun me Zvornikun e myslimanve të shfarrosur nga Serbët. Por nuk ishte vetëm, sepse në këto veprime, u mbështet dhe nga shoqata e miqësisë Greqi-Serbi me president Aris Musionis.

Nderi u shpërblye me nder dhe ishte Kryepeshkopi Serafin, ai që ftoi e organizoi pritjen madhështore të këtij krimineli, në Stadiumin e Pireut. Në deklaratat që u bënë pas takimit me Karaxhiqin, ky i fundit theksoi se, “Më duhet të nënvizoj, se si kisha Greke ashtu dhe ajo Serbe, janë thellësisht patriotike”. I paudhi Serafin, iu përgjigj nga ana e vet, se “Kisha Greke tok me popullin e sajë, do të mbështesë përpjekjet e Serbve”. Dhe duke shkuar më tej në paturpësitë e tij, Kryepeshkopi arriti në pikën kulminante të bashkëpunimit vrastar, kur ai takohet me kriminelin vrasës Karaxhiq. Ky i fundit u përul para përfaqësuesit të Ortodoksisë Greke, për ti puthur dorën, por Kryepeshkopi Serafin, u tërhoq si hirësi, duke i thënë se, ”Jam unë ai që duhet të puth këmbët ty”. Edhe pse ishte i ftuari i posaçëm i Kryepeshkopit Grek Serafin, vrasësi Serb i mijra Myslimanve Boshnjak, u pritë nga Kryeministri Grek Kostandin Miçotaqis dhe Andreas Papandreu, kryetari i socialistve të Greqisë. Në këto pritje të Karaxhiqit, nuk mungan personalitete shtetërore, politike e partiake, si Kostas Karamalis lideri i Demokracia e Re, Ministri i Mbrojtjes Ahis Xohacopulos dhe shumë drejtues te partive politike Greke. Para këtyre përfaqësuesve të Greqisë të pseudodemokracisë Botërore e Evropiane, Karaxhiqi u deklarua se, ”Gjithkush po na thotë të ulim armët, se kemi mbetur vetëm. Ne u përgjigjemi jo, nuk jemi vetëm. Me ne është Zoti, me ne janë Grekët”. Deklarata e këtij Krimineli, u shpërblye me një vendim të Bashkisë së ishullit Zakinthos, nëpërmjet të cilit, kriminelit vrastar ju dha titulli i qytetarit të nderit.

Dyert e Greqisë u hapën dhe ashtu mbetën për këtë vrasës, që Greqia e trajtoi si hero. Jo vetëm në kohën, kur ishte Miçotaqis në pushtet, por dhe mbasi u krye rotacioni politik e ai u zëvëndësua si Kryeministër, nga socialisti Papandreu. Në vazhdim të politikës ngazëlluese të Miçotaqisit, Papandreu i PASOK-ut, e shetiti kriminelin në vende turistike, midis popullit Grek dhe për ti dhënë rëndësi pranisë të këtij vrasësi Serb, e vazhdoi më tej protokollin e takimit me Ministrin e Jashtëm Grek Karolos Papulias. Karaxhiqi u bë si i shtëpisë në Greqi dhe kjo nuk mund të ishte pa synime të caktuara e të qëllimta. Vajtje ardhjet e tij, e dhanë kuptimin realist, të paramenduar më parë. Pas vizitave të tij, politika dhe shteti Grek, i hapi dyrt për kasapin e Balkanit, Sllobodan Millosheviçin. Dhe kur? Në kohën kur e gjithë Bota demokratike, përqëndroi vemëndjen e vet, në pikën më të nxehtë të globit, në Serbosllavinë Millosheviçiane, ku krimi nacional, u bë një me shtetin dhe ashtu së bashku, nuk u ngopën me gjakun e derdhur si lum nga njerzit e pafajshëm .

Lufta në Bosnjë u karakterizua nga masakrat e Arkanit e të Sheshelit në Bijelina, Brcko, Zvornik, Foça, Prijedor e deri tek masakrimi i Sebrenicës nga ushtria e paramilitarët Serb. Pamjet dhe zhvillimet u transmetuan në Greqi, sipas interesit të bashkësisë ortodokse, duke u trasformuar si fitore të justifikuar për palën Serbe. Ndër kohë përgjakja e Vukovait, u kalua në heshtje dhe tragjedia e tij, u mbulua në Greqi ashtu si dhe në Beograd. Lufta Millosheviçiane, nuk ishte vetëm ajo me armë, por dhe ajo psikologjike, e friksimit të aleatëve, për ti patur ata, sa më të lidhur me veten. Duke njohur raportet e kohërave të shkuara e vazhdimësi Greqi- Turqi, propaganda e rafinuar Serbe, në shfrytëzim të parandjenjave dridhëruese Greke, të frikësimit nga Turqia, përhapi në mëdia kërcënimin Turk, brënda një rrethimi Mysliman të Greqisë. Ideatimi, u pasua me ndikime të ndjeshme dhe joshja nga ky përfitim, u qartësua më tej me një deklaratë të Millosheviçit, ku ai theksoi, se “Shpirti që na ka bashkuar gjatë kohës të sundimit Turk, po i bashkon sërish Grekët e Serbët”. Thënjet e Millosheviçit, i përforcoi me tej Gjenerali Mlladiq, i cili para gazetarit Grek Theodoros Rusopullos, theksoi, se “Në rast konflikti midis Greqi së e Turqisë, Greqia duhet të ketë besim, se 50 mijë Serb, do të rreshtohen përkrahë popullit të sajë”. Pasuesi tjetër i Sllobodanit, Radovan Karaxhiqi, para një delegacioni Grek që vizitoi Palen, u shpreh se “Serbët do të luftojnë përkrah Grekve , në rast të një sulmi Turk, kundër tyre”.

Nuk ishte vetëm teoria e rrethimit Mysliman, ajo që kurdisën Serbët e që ndikoi tepër në forcimin e aleancës Ortodokse Serbo-Greke, por dhe superioriteti i Vatikanit përballë rivalitetit të “Bizantit Grek”, si pretendues i përfaqësimit të Krishterve Ortodoks. Përbrënda aleancës Serbo-Greke, u përgojua Papa, si ideatori shpërbërjes i bashkësisë Sllave të Jugut dhe shkaktar i vrasjeve të shumta. Përhapja e këtyre tymnajave, bëhej kryesisht nga Kisha Greke e nga drejtuesit e sajë, të cilët duke i lidhur këto veprime me Vatikanin, e krahasonoin këtë të fundit me antikrishtin. Nga pas, këtyre hamëndësive të rrasove të zeza të Athinës, u shkonte dhe politika e Shteti Grek, e cili nëpërmjet Zëvëndës Ministrit të Mbrojtjes Spilios Spiliotopulos, hodhi në tregun politik te medias akuzën, se ”Vatikani po financon Myslimanët e Bosnjës, në luftë kundër Serbve”. Numri dy i Ministrisë së Mbrojtjes Greke, nuk përfaqësonte vetëm dikasterin përkatës në këto deklarime, por dhe Presidentin Karamanlis, si dorë e fortë e tij brënda atij dikasteri. Karamanlisi ishte si medalja, me dy anë, ku nga njëra anë paraqiste vijën shtetërore dhe nga ana tjetër, duke qënë dhe përfaqësues i pozitës në pushtet, ai shprehte dhe idetë partisë së tij Demokracia e Re.

Në këtë vazhdimësi veprimesh mbështetje e bashkëpunimi me Serbët, nuk mbetën pas as partitë opozitare Greke, e në mënyrë të veçantë PASOK-u, e udhëhequr nga Andreas Pandreu, i cili në në shtypin e kohës të Athinës, deklaroi se lufta brenda Federatës Sllave,” u ushqye nga dy miqt e vjetër të Luftës së Dytë Botërore, Gjermania dhe Vatikani”. Krahët e politikës Helene, të djathtë e të majtë, patën mundësinë të jenë gjatë luftës në Jugosllavi, herë në pozitë me pushtet, e herë pa atë karike, si opozitar. Politikanët e sajë, si Karamanlisi përfaqësues i Demokracia e Re dhe Andreas Papandreu i PASOK-ut, nuk mbyllën sytë vetëm gjatë gjakderdhjes, por u bënë një me Beogradin, gjatë vrasjeve masive e genocidit që ai ushtroi, kundër popujve të pambrojtur, Slloven, Kroat, Boshnjak e Shqiptar. Për më keq të vetë Grekve, sipas deklarimeve të Aris Musionisit, Kryetar i Shoqatës së Miqësisë Greqi-Serbi, këshilltar i i Kryeministrit Papandreu, për luftën në Jugosllavi dhe ndërmjetës kryesor midis Papandreut e Millosheviçit, Kryeministrit me përkatësi partiake nga PASOKU-u, ndryshe nga Micotaqisi i djathtë, u dha Serbve sekrete të planeve të NATO-s, për sulmet e bombardimet ajrore të parashikara nga kjo Aleancë.

Veprimtaria Greke në luftën e Jugosllavisë, zbulohet jo vetëm përmes veprimeve të fshehta e politike të ndërsjellta midis tyre, por dhe nga krimi direkt i kryer gjatë zhvllimit të luftimeve. Ato janë pohuar nga vetë vullnetarët Grek, para popullit Helen me mburrje, duke theksuar se ishin ata pjestar e përfaqësues të popullit e Shtetit Grek, që gjatë masakrës Serbe në Sebrenicë, vranë e masakruan mbi tetë mijë civilë të pafajshëm Mysliman Boshnjak. Shtypi i kohës në Athinë e Beograd, paraqiti para opinionit publik kombëtar e ndërkombëtar, fakte me argument bindës, për veprimtarinë kriminale të tyre, në Bosnjë e kryesisht në Serbrenicë, por kërkesa mediatike për përgjegjësinë e Greqisë mbeti brënda shurdhërisë Helene të Athinës dinake. Shteti dhe politika Greke, heshtën para këtyre fakteve dhe deri në ditët e sotme asnjë prej tyre, nuk është akuzuar për krime lufte. Jo vetëm nga Athina, por as nga Haga Botërore e Stratsburgu Evropian, të cilët edhe pse bërtasin e ulërijnë orë e çast, për drejtësi ndaj këtyre veprimeve kriminile, në rastin konkret kanë zgjedhur heshtjen e pamotivuar, si rrugë zgjidhje kompromisi të habitëshme e shumë pikëpyetje.

Lufta brënda gjinisë Sllave, përfundoi me fitoren e Sllovenve, Kroatve dhe Boshnjakve, të proporcionuar në pjesë të ndryshme. Lëvizjet për çlirim vazhduan dhe më tej, me përpjekjet luftarake të Shqiptarve të Kosovës. Lufta e tyre është shumë e lashtë dhe për vetë zhvillimet e sajë në kohë e periudha të acaruara, mori trajta e forma nga më të ndërlikara, deri sa arriti në dekadën e fundit të shekullit që kaloi. Shenjat e para u dhanë në Nëntor të vitit 1993 , nga ku një grup intelektualësh e luftëtarësh, formuan Shtabin e Përgjthshëm të U.Ç.K.-ës. Vit pas viti situata erdhi duke u acaruar dhe Beogradi ndërmori Operacionin “Patkoi”, brënda dy stinave, verë e vjeshtë të vitit 1988, duke dislokuar në qëndrat kryesore të Kosovës mbi 45600 forca ushtarake të përbërë nga ushtarë, paramilitarë e polic. Kësaj përzjerje luftarake Serbët i shtuan dhe 20 mijë civil Serb të Armatosur dhe forcat speciale të Korpusit të Beogradit. Piku më i nxehtë i kësaj lufte, u arritë në muajt e parë të vitit 1999. Lufta mori përmasa katastrofike dhe brënda sajë doli në dukje, synimi i i fshehur nacionalist i Serbisë, masakrimi i Shqiptarve të pambrojtur dhe dëbimi masiv i tyre, për të pastruar përfundimisht atë tokë Shqiptare nga Shqiptarët.

E gjithë Bota demokratike e kryesuar nga SH.B.A.-ës, Anglia e të tjerë, u vunë në lëvizje, për të ndaluar gjakderdhjen nga Shqiptarët, zemra e Ballkanit e në qëndër të këtij gadishulli. U mundua politika që me diplomacinë lëvizëse, të gjejë zgjidhjen e duhur, por kokëfortësia nacionaliste Serbe, e udhëhequr dhe drejtuar nga klani Millosheviçian, jo vetëm që nuk ju bind arsyetimeve të vazhdueshme, për të hequr dorë nga ato synime ogurzeza, por për më tepër, në bashkëpunim me aleatin e sajë Greqinë, u hodhën në sulm kundër forcave përparimtare, që kërkonin zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare për Kosovën. Përpjekja dhe mundi ndërkombëtar, eci në kohë në raport të drejtë me parimet e kriteret e Aktit Final të Helsinkit, për të drejtat njerzore të popujve e të kombeve dhe një ditë të nxehtë të kësaj lufte, me arsyetimin politik për të vëndosur drejtësinë në vënd, u autorizua Aleanca Ushtarake e Atlantikut Veriut, të ndërhyjë ushtarakisht, kundër Ushtrisë Federative të Jugosllavisë, për ta detyruar atë që të tërhiqet njëherë e përgjithmonë nga Kosova.

Athina ishte e para, ajo që doli në krahë kriminelve Serb. Si përherë, siparin e çeli Kisha Ortodokse, e drejtuar në atë kohë nga Kryepeshkopi Kristodulos. Udhëheqësi shpirtëror i Grekve, duke dalë hapur në mbrojtje të vrasjeve masive kundër Shqiptarve, i habiti Europianët e Bashkuar, me deklarimin e vet për “Solidaritetin e plot me popullin heroik ortodoks Serb”, ku sipas tij “sulmet ajrore të NATO-s, janë shkelje e idealeve të lirisë e demokracisë” dhe një “përpjekje për të shfarrosur të gjithë ortodoksit në Europë”. Nga pas këtij hirësie të djallëzuar, u zvarit Kryepeshkopi i Qipros Krisostomos, i cili akuzoi lobin çifut në SH.B.A.-ës, si nxitës të fushtës ajrore të NATO-s, kundër vëllezërve ortodoks Serb. Qëndrimet e Kishës Ortodokse Greke, me deklarimet paradoksale, shkuan më tej në bashkëpunimin kriminal me Serbinë. Në një kohë kur e tërë Europa perëndimore hapi dyert, për Shqiptarët e përndjekur , kreu i kësaj Kishe, në refuzim të refugjatve Shqiptar , akuzoi perëndimin si përgjegjës për krijimin e kësaj gjëndje të tensionuar. Nuk ishte vetëm Kisha Ortodokse Greke, ajo që mbante këto qëndrime, por bashkë me atë dhe me frymëzimin e saj, politika Helene duke udhëhequr e drejtuar popullin Grek, u hodh totalisht në mbështetjetë Serbve. As dhe një parti e vetme nuk u ngrit të denonconte krimet vrastare te Serbve. Mllefi popullor nëpër Greqi, shfaq para opinionit ndërkombëtar me tërësinë e plotë të nacionalizmit të akumuluar Heten në shekuj e vite.

Situata e nderë në Kosovë, u përcuall si dhe në Beograd. Shtypi Grek e paraqiti gjëndjen, si dhe në luftën e mëparshme të Serbisë në Slloveni, Kroaci e në mënyrë të veçantë në Bosnjë, ku realiteti u fsheh dhe përballë tij, mediat predikonin të kundërtën e asaj që paraqiste perëndimi. NATO-ja, në 24 Mars 1999 ndërhyri fuqishëm, kundër Forcave të Armatosura të Federatës së mbetur si SerboSllavi, për të detyruar forcërisht Beogradin, që të tërhiqej nga paudhësitë e mëtejshme. Shtypi Grek u hodh i tëri në mbrojtje të aleatve të Ortodoksisë. “Ta Nea”, përfaqësuesja e qëndrës së majtë, “Elefterotipia” zëdhënësja direkte e të majtës dhe konservatorja “Kathimerini”, në një kor të përbashkët, i cilësojnë sulmet ajrore “si favor i kërkesave të Shqiptarve”, ku sipas tyre “po poshtrohen Serbët” dhe për të gjitha këto, ata ngarkojnë me faj SH.B.A.-ës, e cila “lufton për një hegjgemoni të plotë Botërore”. Për më keq të vet Greqisë, ishte po ky shtyp i Athinës, si konservatorja “Adesmeftos Tipos” e “Apogevmatini” që genocidin shpërngulës të popullsisë Shqiptare nga Serbët, e transformuan, duke e tranmetuar tek Grekët, si të detyruar nga sulmet dhe bombardimet ajrore të NATO-s.

Trajtimi mediatik i luftës në Kosovë, ishte dhe mbeti në kufijtë e rrethit të ngushtë të Ortotoksisë të përbashkët Serbo Greke, ku krimi, vrasjet masive, masakrat dhe genocidi si mizori të pafundme Serbe, u trajtuan “si pasoja të agresionit të NATO-s”. Mbulimi i së vërtetës në Kosovë nga mediat Helene dhe mbështetja popullore që i dhanë i Grekët Serbve gjatë luftës në Kosovë, nuk është gjë tjetër, veçse shprehje e së kaluarës dhe të tashmes, për qëllime ogurzeza, ku urrejta e përfshirë brënda pushtimeve, është e do të jetë motua në vazhdimësi e veprimeve të përbashkëta e të kordinuara midis tyre. Mediatimi i krimit vrastar Serb në funksion të ideologjisë nacionalistë të Beogradit dhe Athinës njëkohësisht, ishte dhe mbeti i bekuar nga Ortodoksia Helene, e cila në në këtë përleshje luftarake midis Serbve e Shqiptarve, ashtu si dhe në trazirat e tjera, i qëndroi besnik parimit dinak “se pas Serbisë së Madhe, shihet Bizanti Grek”. Ecuria mbështetëse e përligjur në këto media, ngazëlloi së tepërmi Krepeshkopin Grek Kristodulos, i cili u deklarua me pompzitet, se ”Gazetarët në Greqi, u prezantuan si Grekë dhe besimtar të vërtetë të Krishtit”.

Media në Athinë vepronte hapur, sepse ajo e njihte mirë mpleksjen nacionaliste të Ortodoksisë me politikën në Greqi. Politika udhëhiqte Shtetin, por dirigjimi i sajë vinte drejtazi nga Kisha Greke, rroli i së cilës është vendimtar në strukturën e Shtetit Grek, ku Presidenti betohet para Ugjillit Ortodoks të rrasove të zeza Helene. Krahët e kësaj politike, si të djathtë e të majtë, funksionojnë të pa ndarë nga njeri tjetri, pa cënuar trashëgiminë e të parëve për “Megalidhenë Greke”. Kështu dhe gjatë luftës së Kosovës. PASOK-u nëpërmjet Papandreut, mbarti atë që i duhej për më tej Kosta Simitis, për mbështetjen morale, politike e fetare, që aq shumë kish nevojë Millosheviçi. Feja, populli, politika dhe shteti Grek udhëhiqej nga motua se “Kosova është djepi i qytetrimit Serb dhe Jeruzalemi tyre”. Gjithçka e lidhur ngushtë me Serbinë. Jo vetëm politikisht, por dhe nëpërmjet fijeve ekonomike. Trepçja ishte ajo, ku Greqia shihte interesat e sajë. Ari, Plumbi, Kadmiumi, Kromi, Mangnezi, Bakri dhe elementët e tjerë, ishin ata që lidhën dhe më fort Athinën me Beogradin. Qartazi, Trepçja u bë një nyje ekonomike e fortë, brënda politikës koloniale ballkanike Serbo -Greke.

Në ballë të kësaj aleance ortodokse, është parë gjithmonë të qëndrojë e të prijë, nacionalizmi i tërbuar i popullit Grek, brënda të cilit vihet re radikalizmi i theksuar i Kishës Greke. Ajo nëpërmjet predikimeve fetare, ka ndikuar në politikën e jashtëme e të brëndëshme Greke, duke i imponuar Shtetit, qëllimet e sajë për një ”Bizant Grek”. Slloganet marramëndëse pretenduese të Greqisë, ndaj Ish Republikës së Maqedonisë, të ndërtuar me toka Shqiptare, është i lidhur ngushtë me kërkesat paradoksale Helene, për uzurpimin e tokave Shqiptare të Çamërisë, të pretenduara si Vorio Epir. Nuk janë vetëm këto predikimet e Kishës Ortodokse Greke për ”Megalidhenë”. Orekset nacionaliste të kësaj Ortodoksie, janë shfaqur koë pas kohe nga përfaqësuesit më të lartë të kësaj Kishe. Rasti më vulgar, u paraqit nga Kryepeshkopi Kristodulos, i cili në vitin 1966, nëpërmjet një shkrimi në gazetën To Vima, lëshoi thirje për luftë midisTurqisëe e Greqisë, për një ishull të Egjeut. Duke u psallur për luftën, kreu i Kishës Greke, lëshoi kushtrimin, “se para Grekve shtrohet paqja ose liria, por paqja është poshtërim kombëtar. Të ndodhur para kësaj dileme, zgjidhjen nuk e dëshërojmë nëpërmjet paqes”.

Radikalizmi i Kishës Greke, nis nga raporti lidhës Kishë- Shtet-Popull në krejt tërësinë Greke. Brënda këtij raporti, Kisha Helene nëpërmjet hyjnëzimit të besimit Ortodoks, zotëron një fuqi ligjore e cila sanksionohet nga kushtetuta Greke, ku theksohet lidhja unikale e Shtetit me Kishën, lidhje këto që shihen e trajtohen, si pjesë e historisë së përbashkët të Kishës e popullit të Kombit Grek. Gjëndja e Kishës në një bashkësi me Shtetin, ku nuk egziston ndarja midis tyre, tregon qartazi që shteti Grek, udhëhiqet, komandohet e drejtohet nga Ortodoksia Greke. Nisur nga një realitet i tillë, në këtë shtet nuk mund të flitet për demokraci, e jo të pretendohet për më tepër. Ky realitet i njohur, ku faktet dhe argumentet shkaktojnë habira të çuditëshme, ku organe si OKB-ra dhe Evropës në bashkim e sipër, heshtin ndaj këtij mesjetarizmi Helen, të qënur brënda demokracisë të pretenduar prej tyre. /Ish drejtues në operacionin “Shigjeta” gjatë luftës së UÇK –ës, tani aktualisht Kryetar i SHVL të UÇK-ës Tiranë/

 


Më të komentuarat