Vizitorë të nderuar, ju njoftojmë se prej datës 31 Qershor 2013 jemi online me dizajn të ri të ueb faqes,
të cilin aktualisht mund ta vizitoni duke klikuar KËTU

Haki Morina

  foto

Shteti dhe grabitesit

31 Korrik 2013 06:22

Mu kujtuan disa shokë, dhe m'u kujtuan ata shokë që tashë janë aq afër e aq largë! Afërsia e idealeve te dikurshme aq e madhe dhe distanca aktuale ideologjike aq e pakapshme, më dha motivin për të shkruar disa rreshta për temën "e ndjeshme", temën e shkëputjes nga e "dikurshmja" "përbashkët" me të sotmen "ndarë".Duke patur parasysh se askush nuk e ka të drejtën të mohoj angazhimin e dikurshëm dhe sakrificat e atëhershme, e sotmja del si pengesë e vlerësimit, shpesh herë mbulohet kur nënvlersohet e shkuara e krijuar.

Në çdo kohë, për botën e cila pa ideale asnjëherë nuk mbeti dhe nuk mund të mbetet, përderisa ajo kërkon ndryshimin, dhe si rrjedhim edhe nevojën e përpjekjes, e kaluara mund të mbetet e fuqishme, vetëm në rast se nuk mposhtet përmes paqëndrueshmërisë së karakterit të pakalitur apo mungeses së vetëdijes, qe e shkakton mosnjohja teorike e jetës!Ndjenjat e mija ndaj disa individeve përputhen me ndjenjat kundër krejt asaj kategorie, e cila për bazë te jetës e ka gënjeshtrën e mashtirmin, të cilat historia njerëzore i ka urrejtur dhe do ti urrej.

Për të realizuar qellimet e veta, shtresa e pasuruar pas luftës, e përbërë nga "përfaqesuesit e UDB-së", nga ata të politikës "pacifiste" dhe nga "përfaqësuesit" e UCK-së, ka vënë në dorë gjithë pasurinë kombëtare duke përfshirë edhe mediat, sidomos televizionet, të cilat i nxjerrin para shikuesve interpretuesit mashtrues të realitetit e dilingjijtë që i shërbejnë interesave të tyre!Këtu s'ka pyetje si janë pasuruar, sepse në rrethanat si funksionuan gjërat pas luftës në Kosovë, s'ka patur as kushte elementare për një pasurim të ndershëm! Por duhet ditur edhe një fakt; këto rrethana nuk pikën nga qielli, ato i krijoj faktori subjektiv, i cili mban përgjegjësinë e krejt avarisë kombëtare të krijimit tepër të ngadalshëm të shtetit dhe stabilizimit edhe më të ngadalshëm të institucioneve të tij.Intelektualët dhe zanatqinjtë, të cilët nuk janë shtresa e pasur, u treguan të pavendosur për t'i shkuar deri në fund luftës kundër padrejtësive.

Ata, gjatë gjithë kohës mbeten duke justifikuar këto zhvillime me parullën: kështu e ka "demokracia"! Shtresa e varfër, pa asnje përvoje shtendërtuese dhe me vetedijen e robit ndaj të fuqishmit, e trashëguar nga një prapambetje historike për shkak të pushtimit 500 vjeqar, mbeti si e vdekur, u infektua me përkujdesje të veqantë nga politikanët shfrytezues, duke u mashtruar me teori të ndryshme e duke u perqarë tmerrësisht, me metoda të shumëllojshme nacionalizmi, krahinarizmi, familjarizmi, e të tjerë, e të tjerë, e duke mos kuptuar fare se c'farë po ndodhë. Sa më shumë që kalon koha, aq më shumë bëhet e papërmbajtur dëshira për një luftë për jetë a vdekje kundër veprimtarisë antishtet dhe antipopull të klasën së pasur! Ky shkrim i imi, ndoshta manifeston zemrimin tonë.

Por zemrimi ynë, është parimior dhe i ligjshëm, i bazuar në realitetin e përditshëm. Ndoshta është i parakohshëm, por për t'a kuptuar "para kohe", të vërteten e kësaj kohe, në thellësi të saj, meriten kryesore e kanë një pjesë e miqëve tanë. Distanca e krijuar me ta (sikur nuk jemi parë kurrë) ka ndikuar në këtë reflektim, që permban urrejtje të madhe, jo për miqtë, por për shkak të dëshirës që ta shohim shtetin tonë sa më të fuqishëm. Të gjithë ata që i shohim me xhipa, trupëroje, me pallate e jetë supër moderne, na shkaktojnë neveri, e cila buron nga sistemi i padrejt i ekonomisë së tregut apo i përdorimit në të keqen ekstreme të tij. Ata i urrejmë sepse ua shohim urrejtjen për neve në sytë e tyre, e verejmë dhe e ndjejmë përqmimin e tyre të thellë ndaj atyre që s'kanë dhe me duket sikur ua dëgjojmë sharjet nëpër dhëmbë...!Të kërkosh barazi, të kërkosh përparimin, të kerkosh drejtësinë, të kërkosh njerëzoren, kurr nuk është kthim prapa.

Tema kunder klasës së pasur (e cila u bë e pasur duke plaqiktur), është aktuale por "e ndaluar" për këtë shoqëri, e cila kujtoj se duke përqafuar ekonomine e tregut e zbuloj botën! Por meqenëse ndryshimi është larg, atëherë ne duhet të manifestojmë urrejtjen tonë hapur kundër klasës sunduese, e cila sot e përdorë shtetin, për të reaizuar interesat e ngushta të saj.

Manifestimi i ndjenjave të urrjetjes kundër kësaj klase, në menyrë të hapur nga ana jonë, do t'i shërbej brezave tjerë, të cilët do t'a përmbysin këtë gjendje.Edhe sikur të bëhemi të pasur, ne që e patëm të sinqertë përpjekjen për këtë shtet, përseri kundër tyre do të luftojmë (me pasuri më lehtë i lufton apo jo?) Lëre që s'ka as më të voglën shpresë se do të bëhemi ndonjëherë mashtrues e genjeshtarë dhe si rrjedhim nuk do të behemi të pasur! Ka dallime; dikush kishte aftësi të grabiste më pak e dikush më shumë, por në klasën e pasur s'ka bossa me djersë ose të ndershëm! Kjo klasë nxjerre shumëcka, edhe agjentë të shërbimeve të huaja, edhe mashtrues, edhe idiot, edhe kriminelë, edhe tradhtarë të atdheut, por vetëm një dicka nuk nxjerrë ose nxjerre tepër pak: "tradhtarë të klasës së vet"!Kosova s'do të ketë paqe e as qetësi, stabilitet as siguri, përderisa shteti drejtohet nga ata që e perdorin atë si instrument për të realizuar interesat e pakicës.Toka është e rrumbullaket por jo edhe mendja e popullit, e cila lëvizë duke shpërthyer rrethet vicioze!

 


Më të komentuarat