Vizitorë të nderuar, ju njoftojmë se prej datës 31 Qershor 2013 jemi online me dizajn të ri të ueb faqes,
të cilin aktualisht mund ta vizitoni duke klikuar KËTU

Haki Morina

  foto

Stërkeqja e betimit të dikurshëm

(Haki Morina) 24 Maj 2013 09:58

Pavarësisht se gjatë viteve 90', në radhët e LPK-së ka patur disa karagjozë, kjo organizatë ka qenë streha e të gjithë atdhetarëve të mirëfilltë shqiptarë, pastaj ka qenë edhe bazamenti dhe shtylla kurrizore e UÇK-së.

Shumica e drejtuesve të atëhershëm të LPK-së, vetëm kanë teorizuar. Në parim, largimi i të gjithë atyre që teorizonin për luftën e nuk vepronin asgjë në kuptimin organizativ ishte pozitiv. Duke e shndërruar LPK-në në një organizatë pacifiste e cila dallonte nga LDK vetëm nga forma e jashtme, pra nga fakti i fshehtësisë së egzistencës; ata rrezikonin fatin e të ardhmës së Kosovës. Prandaj, ndryshimet që ndodhën në LPK pas zbulimeve, arrestimeve dhe ikjes së gati gjithë Këshillit Drejtues brenda vendit, pavarësisht se ky pastrim u shkaktua me "ndihmën" e policisë së Millosheviqit, ishte me rëndësi të jashtëzakonshme sepse definitivisht u kalua nga LPK në UCK, dmth nga fjalët ne vepra.

Duke shfrytëzuar këtë gjendje pa drejtim insitucional e nevojës për t'u mbështetur, ky organizim ushtarak, duke patur në njërën anë mosmbështetjen e atyre qe mendonin të diktonin nga jasht, pranoj të drejtohej nga një formacion i "brendshëm" i cili njifte mirë lojën e shfrytëzimit të veprimeve të tjerëve në interes të kontos së tyre përsonale.

Një nga format që ndoqën "drejtuesit e rinjë ushtarak" ishte pranimi i atyre që penguan luftën! Edhe unë jam i mendimit se është bërë mirë që ata i janë bashkuar UÇK-së, por ata njerëz sot përsëri i janë kthyer zakonit të vjetër dhe përsëri do ta dëmtojnë çështjen tonë kombëtare, kuptohet me ligësitë e tyre karshi interesit personal dhe të karierës politike.

Deri në prag të fillimit të luftës, ky kontigjent i madh i forcave jostabile, të cilët deri në shpërthimin e luftës vetëm sa kanë penguar, bile disa nga ata ishin kategorikë, ishin kundër çdo iniciative për të formuar njësi guerile; me çka kanë dëmtuar shumë zgjerimin e organizimit të luftës. Por injorimi i njerëzve të sinqertë (që ishin gjithë kohën në organizim), nuk mund të arsyetohet sepse u bë për arsye të papastra, e jo për të lëvizur përpara veprimtarinë çlirimtare.

Duke zbatuar parimin e interesit, ata arritën suksese personale, por vetëm duke shfrytëzuar etjen e bazës patriotike për aktivitete konkrete. Sot është e njejta bazë, që këta tipa i mbanë në majen e pushtetit dhe përsëri të njejtit vazhdojnë të mbajnë qëndrime armiqësore ndaj individëve apo grupeve që dallohen me përpjekjet e tyre të sinqerta për t'i kontribuar ndërtimit të shtetit.

Duke qenë se, këta tipa, që nga koha e luftës dhe paraluftës, kur ishin drejtues të "shtabit të përgjithshëm" dhe gjithë klasa e atëhershme politike (që është e njejta edhe sot), patën marëdhënie të ngrira me figurat më të mëdha, që sot quhen "dëshmorë" siç janë Adem Jashari, Fehmi Lladrovci, Ukshin Hoti etj. tregon për angazhimin e tyre energjik në drejtim të ruajtjes së pushtetit e të dominimit mbi të tjerët.

Eshtë e vërtetë që pushteti nuk merret vetem me atdhetarët. Masa gjigante e joatdhetarëve në Kosove është e pakapërcyeshme. Të shfrytëzosh këtë masë për të arritur qëllime të pastra është puna e menqur dhe patriotike. Por të shfrytëzosh këtë mase për të arritur tek pushteti e pasurimi pa fund, është puna më praktike në kurriz të interesave kombëtare, është veprimi më i lig i një politikani apo e një grupi politik.

Duke injoruar me lehtësi fenomenin e transformimeve negative të njerëzve që në një kohë të caktuar bënë historinë, e tani po ata po e bëjnë antihistorinë, nuk bëjmë gjë tjetër veqse i hapim rrugë errësirës për të realizuar perandorinë e të keqes! As në shtete tjera të kombeve të perparuara nuk ka idealizëm në kuptmin e thjeshtë të fjalës "idealist konservativ", por atje bëhet një politikë profesionale dhe e përgjegjshme (pa idealizëm nuk bëhet as kjo), gjë e cila nuk lejon stërkeqjen e njerëzve apo forcave të ndryshme politike

Ruajtja e idealit të pastër njerzor e politik, se për idealizëm fals kombëtar e kemi gojën plot, është detyrë e çdo patrioti të vërtetë. Stigmatizimi apo demaskimi i veprimeve për faqe të zezë, që ndodhin sot gjithkund në Kosovë, është punë e vështirë por e domosdoshme për të mbijetuar dhe ruajtur dinjitetin tonë kombëtar.

 


Më të komentuarat