Vizitorë të nderuar, ju njoftojmë se prej datës 31 Qershor 2013 jemi online me dizajn të ri të ueb faqes,
të cilin aktualisht mund ta vizitoni duke klikuar KËTU

Fehmi Baftiu

  foto

Vlime diplomatike: Kjo është toka jonë, zoti Tadiç

(Fehmi Baftiu) 10 Janar 2012 08:47

Shumë lehtë është ta identifikosh gënjeshtrën, por vështirë është që të zbulosh të vërtetën. Ajo është objekt i lojërave diplomatike të çdo shteti në botë, dhe çuditërisht ruajtjes dhe qëllimeve të saj rigozorisht, që i kushtohet tërë fuqia e shteteve të botës.

Kur e vërteta del në shesh, normalisht se është shumë lehtë të ballafaqohesh me të gjitha lojërat e fëlliqura të diplomacisë publike, e cila din të ledhatoi , përderisa të arrijë qëllimin. Kjo, ngase dihet se njeriu, shtresat politike dhe vet qëllimet e çdo shteti në botë, thuajse gjithnjë profesion e kanë gënjeshtrën e përkryer se sa të vërtetën e patundshme.

E vërteta është fanar, që çdokush e shef, e prek dhe e përjeton, dhe si e tillë nuk mundet gjithnjë ti përmbush dëshirat e të gjithë bashkëqytetarëve apo thënë me fjalorin diplomatik të popullit, ose shteteve në botë. Pra, në funksion do vëhet jeta e filozofisë së ekulibrimit politik të kohës dhe rrethanave, duke u bazuar në gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra.

Para ca muajsh, në mënyrë mjaft dinake na sinjalizojë qëllimet e veta presidenti serb Boris Tadiq, e posaqërisht Instituti për diplomaci i Sërbisë, kur indirekt, na sygjeronte se rregullimi kinse i problemit të Veriut të Kosovës, mund të rregullohet vetëm me ndarjen e Kosovës, dhe formimin e një shteti shqiptar në BE, ku do të kishin vetëm një votë, e jo siç është tani me krijimin dhe njohjet e shtetit të Kosovës që në një të ardhme do të kenë dy vota në BE.

Tani zoti Tadiç, ndoshta i udhëzuar nga ambassadorët satelit të Serbisë, atij të Rusisë dhe atij të Bjelorusisë, apo i ngërthyer në mentalitetin ballkanas, dhe i inatosur se përse ish bashkëshortja e tij nuk e priti në Patriarkanën e Pejës, nuk mundi ti mbizotërojë aftësitë e lojërave tinzare të diplomacies faktike, dhe hiq më pak, na doli me një qëndrim sllavo-ortodokso-fetar, se Kosova është toka jonë!? Aq më tepër kur para pak kohësh kishte dalë me katër opcione. Pra, a janë synim politik i Serbisë, mendimi kategorik i tij se Kosova është toka jonë, apo që Kosova të zgjedhi katër opcionet që i pati deklaruar publikisht vet Tadiçi para ca dite.

Opcioni i katërt i deklaruar i Tadiçit, madje me mbështetje edhe të hapur të rusëve, bjellorusëve, dhe disa shtete të tjera, (çuditërisht edhe evropiane !!) ishte rregullimi i statusit të serbëve të Veriut të Kosovës siç është ai i Tirolit Jugor. Para se të lëshohem më tutje në koment, para dy vitesh gjatë një vizite zyrtare të përfaqsuesëve të KFOR-it austriakë, ku temë kryesore ishte gjendja në Kosovë, dhe me “këshillat” e zjarrta të përfaqësuesit të tyre në një moment u nevrikosa, dhe ia shtrova pyetjen :” Zotëri, të lutem të na thoni se si ndodhi, që Austria ta humb vendin më të pasur Tirolin jugor, dhe nyjen kryesore me Austrinë dhe Bavarinë, e ku përbërja e popullatës në atë pjesë që nga shekulli 14 i Epokës së re e deri me Marrëveshjen e Shën Zhermenit të vitit 1919, në sipërfaqe prej 13.760 km2, dhe ku 92,2% ishin me origjinë gjermane ishte pjesë e Perandorisë Austro-hungareze dhe ti ipet Italisë” !?

Pasi që bëri një buzëqeshje diplomatike, mu përgjigj; “Kjo ndodhi në rend të parë për shkak të diplomacisë së dobët të asokohëshme, por edhe për faktin se ne ishim të shpallur si shtet agresor”. Pasoi pyetja ynë: “A e dini zotëri se sa herë është shpallur Serbia, agresore nga viti 1993, e posaqërisht në vitin 1998, në rastin e Kosovës, ndërsa populli shqiptar në asnjërën luftë botërore nuk është shpallur agresor , ndërkaq Serbia, Greqia dhe Bullgaria ia okupojnë gjysmën e tokave të saja.

Po ta them nocionin okupim, meqë edhe në dokumentet e tyre (dokumente ndërkombëtare nuk ekzistojnë fare) lidhur me këto plaçkitje territoresh përdoret nocioni “okupim” nga vet këto shtete. Ne jemi të vetëdijshëm, se Ju i kuptoni këto gjëra, por të lutem bëni një trysni te ky shtet që sëpaku të sillet si shtet i kualifikuar agresor me të gjitha konsekuencat që bart ky kualifikim. Ose, sipas mundësisë të na jap pasurinë tonë, të ndarë nga ish Jugosllavia e të marrur në emër të Kosovës në Bruksel. Tek e fundit një aeroplan dhe dy anije që i ka marrë në emër të Kosovës”!? Ai vetëm buzëqeshi dhe në ndarje më përqafojë para të gjithëve, duke më këshilluar se kjo është punë e diplomacisë.

Mirëfilli dihet se Shqipëria nga ana e Konferencës në Londër nuk u shpallë asnjëherë agresore, e poashtu edhe në Konferencën e Versajës nuk mund të gjesh dokument zyrtar se Shqipëria ishte shtet agresor, por as në Konferencën e Prisit në vitin 1946. Madje, madje, në Konferencën e Londrës në vitet 1912-1913, sipas këkesës së përfaqësuesit austriak, do të prezentohet edhe harta e krijimit të shtetit kombëtar shqiptarë, për të cilën u patë pajtuar edhe vet udhëheqësi i kësaj Konference, z. Eduard Grey.

Diplomacia ruse që synonte, që në Ballkan të krijojë një shtet të madh sllavo-ortodoks, do të bëhet pengesa kryesore e pranimit të kufijve të këtij shteti sipas kësaj harte, madje edhe të formimit të tij. Dhe në lojërat dhelpnake, përmes diplomacisë serbe, greke e bullgare, Rusia urdhëroi që të fillojnë luftërat ballkanike, të cilat para tyre i kishte filluar Hasan Prishtina dhe shqiptarët kishin arritur deri në kryeqytetin shqiptar, Shkupin. Pra, ky dokument do ngelet i panënshkruar, por një argument fort me rendësi për Memorandumin e 2 janarit 1913, ku përfshiheshin të gjitha trojet shqiptare sipas kësaj harte të të ndritëshmit Ismail Qemaili, që ua dërgojë të gjitha fuqive botërore, sëbashku me vendimin e shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptarë. (Legjenda: Tokat Shqiptare 1912)

Duke parë këtë lojë sllavo-ruse, shtetet ballkanike do të mblidhen në Bukuresht dhe do i shpallin luftë Turqisë, e madje me marrëveshje duke ndarë edhe territoret që do të fitonin sipa vijës kufitare që do të kalonte nga Midia në Enos, që nuk përputhej as me hartën që po e botojmë, e cila asokohe do të qarkullojë nëpër të gjitha shtetet evropiane.

Pra, si mund të krahasohet një dhuratë nga Aleanca e Fuqive të mëdha, që ndanin tokat e Perandorisë austro-hungareze e turke të kualifikuara si agresore, siç qe rasti me Vojvodinën, prej nga Serbia dëbojë 500.000 gjerman, Bosnja e Hercegovina, Deti Adritaik, Epiri, Maqedonia apo Tiroli jugor, me okupimin e dhunshëm të tokave shqiptare dhe dëbimin e mëse 200.000 shqiptarëve ? Historia nuk do ta njohë dhe asqë e ka njohur ndërkombëtarisht ndonjëhere këtë akt, si veprim të justifikueshëm pos si okupim klasik. Ndërsa, okupimi klasik ka gjithmon edhe epilogun e vet që quhet PRAPA KTHEHU! Dihen edhe sot kufijtë e shtetit shqiptarë. Por, të dali sot një kryetar shteti dhe të thotë madje me bindje kinse të plotë, e që unë e konsiderojë si blof diplomatik të tij, dhe të dërdëllisjes se kjo është toka jonë, është më tepër se një naivitet politiko-diplomatik foshnjor e idioteskë. Është për tu habitur qoftë me faktorin politik, por mbi të gjitha me atë ndërkombëtar, që në bazë të kreut XII dhe XIII të Kartës së OKB-së, që agresorin ta perkëdheli deri në masën e barazimit të viktikmës me okupatorin. Zotëri koha është që më në fund, ti kuptoni autorizimet sipas këtij akti madhor të OKB-së. Këtë fakt historia kurrë nuk do ua fali! Kurse sa i përket zotit Tadiç, nuk e di se, a është i njohur ky zotëri, se Sazanovi, Venezilosi, Gjorgjeviqi dhe Jovanoviq Pizhoni, kaherë kanë vdekur. Nëse ata i qon nga varri, atëbotë mund të ëndërrojshë për kinse “tokën tonë”. Por zotëri Tadiç, një episod historik i thjeshtë le të mbetet në kujtesën tënde, dhe të gjithë serbëve, se në tokën tënde mund të ecish dhe të qarkullosh lirisht e jo të ikësh me ndihmën e diplomatëve rus e bjellorus me helikopter! Athua nga frika apo …….

 


Më të komentuarat