Vizitorë të nderuar, ju njoftojmë se prej datës 31 Qershor 2013 jemi online me dizajn të ri të ueb faqes,
të cilin aktualisht mund ta vizitoni duke klikuar KËTU

 
 
 

QKUK vazhdon të përballet me probleme të shumta (Video)

Prishtinë, (Kosovapress) 30 Korrik 2013 15:51

Mungesa e barnave dhe medikamenteve tjera mjekësore e sanitare. Mungesa e buxhetit, ambulancave specialistike, vonesat në renovimin e klinikave, siç është ajo e emergjencës dhe reparti i hemodializës në kuadër të klinikës së nefrologjisë, janë disa nga problemet me të cilat është duke u ballafaquar Qendra Klinike Universitare e Kosovës. Kështu është shprehur drejtori ekzekutiv i QKUK-së, Nijazi Gashi, gjatë një interviste dhënë Agjencisë së Lajmeve Kosovapress, ndërsa ka bërë të ditur se edhe Ligji i ri për Shëndetësi i miratuar në fillim të këtij viti, nga i cili është pritur se do të përmirësohet gjendja në këtë qendër, nuk po gjen zbatueshmërinë.



Më të komentuarat