Vizitorë të nderuar, ju njoftojmë se prej datës 31 Qershor 2013 jemi online me dizajn të ri të ueb faqes,
të cilin aktualisht mund ta vizitoni duke klikuar KËTU

 
 
 

Kosova ka potencial për zhvillimin e turizmit rural

Prishtinë, (Kosovapress) 10 Korrik 2013 18:43

Është përmbyll projekti “Zhvillimi ekonomik në rajon përmes përmirësimeve të potencialeve të turizmit”, të realizuar nga Instituti për Qëndrueshmëri dhe Zhvillim të Rinisë, në partneritet me YMCA në Kosovë dhe komunat e Prishtinës, Graçanicës, Lypjanit dhe Shtimes. Ky projekt që u sponsorizua nga zyra e BE-së në Kosovë ka pas për qëllim zhvillimin dhe përmirësimin e turizmit në zonat rurale, si dhe ndarjen e granteve për familjet që kanë shndërruar shtëpitë e tyre në shtëpi mikpritëse për turizmin rural.



Më të komentuarat