Vizitorë të nderuar, ju njoftojmë se prej datës 31 Qershor 2013 jemi online me dizajn të ri të ueb faqes,
të cilin aktualisht mund ta vizitoni duke klikuar KËTU

 
 
 

Shteti i IOWA-s përkrahë bujqësinë në Kosovë

Prishtinë, (Kosovapress) 06 Korrik 2013 17:25

Një delegacion i shteti të IOWA-s, të shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavilevci dhe zyrtarë tjerë të kësaj ministrie, kanë vizituar të shtunën, disa kompani prodhuese vendore. Përfaqësuesit e IOWA-s, u shprehen të impresionuar me zhvillimin e kompanive kosovare, por edhe me zhvillimin e hovshëm të sektorit të bujqësisë në vend. Ata shprehen gatishmërinë që të ndihmojnë prodhuesit vendorë, si në aspektin e edukimit dhe shërbimet këshillimore, në mënyrë që të përfitojmë nga ekspertizat bujqësore e IOWA-s, po ashtu edhe me donacione të ndryshme, duke mos përjashtuar edhe mundësinë e eksportimit të prodhimeve vendore në këtë shtet.



Më të komentuarat