Vizitorë të nderuar, ju njoftojmë se prej datës 31 Qershor 2013 jemi online me dizajn të ri të ueb faqes,
të cilin aktualisht mund ta vizitoni duke klikuar KËTU

Isuf Sherifi

  foto

Letër(z) nga larg

(Isuf Sherifi) 26 Janar 2013 11:22

U bënë më se dy dekada që jetoj larg Atdheut tim, e për Atdheun tim, bashkëjetoj, vuaj, ndjej gëzim, përpij pelim, një koktej i "frikshëm" ky për mua, edhe pse ndryshe, nuk e paramendoj gjallimin tim mbi këtë planet. Ky koktej i frikshëm, ka dyzinën e dhembjeve të shkaktuara nga njeriu, mes tyre miq e armiq, me hiri e pahiri, kontribuojonë që ditën ta gëlltit me këtë koktej, sa të frikshëm aq edhe të mërzitshëm.

Në këtë rrugëtim timin jashta orbitës së folesë së shpirtit tim, ajo që lexoj nga miku im poet, Salajdin Salihu, është plotësim i valëve si të një antene ku gravitacioni i frymëmarrjes sime edhe më shumë gjen vetveten tek ekuilibri i mendjes së shëndoshë, që nuk bie pre e kurtheve në të cilat ka ra mendja e udhërrëfyesve me dritëllambë të rreme në duar.

Në "folenë e braktisur", apo në "folenë që përzë", dhe nuk kthen kokën prapa për askënd, indiferenca dhemb paskajshëm. Liria për të jetuar i lirë, për të planifikuar lirinë i lirë, për t`u arsimuar lirshëm, për t`u shprehur lirshëm, për të dashuruar dhe urrejtur poashtu lirshëm, pse jo edhe për të vdekur lirshëm, pa drojën e hakmarrjes për të gjitha këto, shpesh dhemb më shumë se dhembja për ndjesinë i të qenit i anatemuar, i harruar.

Poeti dhe filozofi Khalil Gibran, në një nga margaritarët e tij, kishte lënë edhe këtë mesazh: " Njeri i madh i vërtetë është ai që askënd nuk e sundon dhe nuk lë të sundohet prej askujt". Materia bosht e krijimeve të tija demonstrohej duke shfaqur idenë se, jeta, dashuria dhe vdekja duhet të jenë gjërat më domethënëse për njeriun.

Vallë do të jetë motivuar Gibrani nga "motive" të tilla si këto të sotmet, kur edhe jeta edhe dashuria (për jetën, lirinë…) të jenë mbërthyer nga vdekja që aktron këto dy të parat.

E futur në një rreth vicioz, as jeta dhe as dashuria (për të bukurën, artin, jetën…) nuk kanë se si të gjejnë një cep për t`u strehuar, andaj duhet qëndruar duke jetuar, duke dashuruar…

Në këtë fukarallëk ndjesishë për të bukurën e mahnitshme – artin në përgjithësi, nuk është aspak mirë të heshtet. Pikërisht, të heshtësh, do të thotë - të lëshë „të sundohesh“.

Shëndet njerëzve të mëdhenjë dhe të vërtetë!

 


Më të komentuarat