Vizitorë të nderuar, ju njoftojmë se prej datës 31 Qershor 2013 jemi online me dizajn të ri të ueb faqes,
të cilin aktualisht mund ta vizitoni duke klikuar KËTU

Halil Selimi

  foto

Lugina proteston

(Halil Selimi) 11 Maj 2013 13:03

Lugina nuk shitet, as nuk ndërrohet;

Nuk falet, as nuk harrohet…

Por, FITOHET!

Le të përsëritet dhe të vlejë për të gjithë ky parim politik, me të cilin jemi udhëhequr dje dhe duhet të na shërbej edhe sot e derisa të arrijmë ta tejkalojmë realisht dhe jo vetëm ta kujtojmë manipulueshëm dhe deklerativisht.

Lugina e Preshevës (Preshevë, Bujanoc dhe Mendvegjë) është një regjion i banuar me shumicë etnike shqiptare, i cili, adminstrativisht është shkëputur dhunshëm nga tërësia etnike e territoria shqiptare, për të mbetur akoma nën pushtetin serb.

Shqiptarët, nën pushtetin serb, gjithmonë janë ndjerë dhe janë trajtuar si qytetarë të huaj nën pushtim. Edhe pas “demokratizimit” të Serbisë, gjendja vazhdon të jetë e rënduar, nën administrimin qendror ushtarako-policior, ku pushteti lokal nuk i ngjanë as për së afërmi auotonomisë demokratike të qeverisjes lokale.

Shqiptarët shumicë janë të organizuar politikisht në subjekte politike, por vota e tyre e lirë ka vetë kuptimin e një farse demokratike për një pushtet lokal të dhunuar administrativisht nga pushteti qendror dhe forcat ushtarako-policore që prodhojnë vetë presion ndëretnik, pasiguri dhe varfëri.

Liria e kufizuar qytetare, ekonomike dhe nacionale kërkon angazhim të gjithmbarshëm politik vendor dhe mbikëqyrje civile ndërkombtare, për të relaksuar gjendjen aktuale përmes një vetëqeverisjeje të mirfilltë lokale me standarde europiane, në shërbim të qytetarëve dhe ruajtjes së substancës shqiptare në këtë regjion konfliktuoz dhe parandalimin e një pastrami etnik në vazhdim.

Në vazhdën e zgjidhjes së kontesteve politoko-territoriale në rajon, edhe çështja shqiptare në Luginën e Preshevës kërkon një çasje politike më serioze, përtej interesave individuale, partiake e komunale, nën përkujdesjen ndërkombtare, në shërbim të tejkalimit të krizës që po thellohet, për të arritur një zgjidhje politike të qëndrueshme brenda kuadrit të zgjidhjeve të përgjithshme që po përmbyllen në rajon!

Njëzetë vjetë pas referendumit gjithëpolpullor për autonomi politiko-territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën dhe pas më shumë se dhjetë vjetë nga lufta e armatosur për liri, drejtësi, shqiptari dhe demokraci, Lugina e Preshevës proteston!

Dhe, pas gjithë kësaj historie dhe historiku liridashës, nuk duket politikisht e besueshme kërkesa për autonomi!

Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk kanë kërkesa politike të krahasueshme me askë, por të drejta origjinale të parealizuara dhe që duhet t’i realizojnë aty ku jetojnë dhe janë autokton, historikisht!

Kur mohohen të gjitha të drejtat elementare, politike, njerëzore dhe kombëtare, atëherë vetëm e drejta e protestës ngelet e përhershme dhe e patjetërsueshme!

Të protestosh për të realizuar të drejtat legjitime si njeri, si qytetar dhe si nacionalitet, është e vetmja alternativë e pamohueshme në demokraci.

Serbisë, në Luginë të Preshevës, mund t’i bëhet vetëm një kërkesë: largimi i xhandarmërisë dhe gjithë strukturave famkeqe të dhunës serbe, që tërrorizojnë komunitetin autokton shumicë të shqiptarëve në Luginë.

Ndërsa, të gjitha të drejtat tjera, janë obligim dhe realizohen nga vetë ne dhe më përgjegjësi të plotë politike, kombëtare, qytetare dhe demokratike, pa lejen e dhunuesit të barazisë!

Autonomia nuk kërkohet më, pas një plebishiti gjithëpopullor dhe pas një konflikti të armatosur, por ndërtohet me një përgjegjësi politike të deleguar me votë!

Zgjidhja është imperativ i kohës dhe domosdoshmëri demokratike e agazhimit të përbashkët politik, qytetar e kombetar, nën kujdestarinë e një administrimi civil të përkohshëm ndërkombtar!

Të gjithë, pa përjashtim, politikisht dhe kombatrisht, duhet të vihemi, dhe jo vetëm të deklarohemi, në mbrojtje të interesit politik, kombëtar dhe qytetar! Në shërbim të sigurisë dhe lëvizjes së lirë, të pronës private, mirëqenies dhe zhvillimit ekonomike, barazisë shoqërore, përkujdesit shëndetësor e të kulturës, të qytetarisë dhe perspektivë në liri, të barazisë e demokracisë.

Është dhe mbetet çdoherë domosdoshmëri dhe obligim i institucioneve lokale, partive politike, OJQ-ve dhe gjithë qytetarëve të Luginës dhe përtej saj, që të jenë gardianë të barazisë dhe jetës së lirë për shqiptarët në Luginë!

 


Më të komentuarat