Vizitorë të nderuar, ju njoftojmë se prej datës 31 Qershor 2013 jemi online me dizajn të ri të ueb faqes,
të cilin aktualisht mund ta vizitoni duke klikuar KËTU

Halil Selimi

  foto

Hashim, u kry!

(Halil Selimi) 21 Prill 2013 23:53

Një konflikt shekullor u përmbyll. Aspirata e luftës për liri përfundoi, paqësisht. Paqja fitoi mbi armiqësitë. Marrëveshje u vulos me firmë.

Të bësh historinë, është përjetësim i fitores dhe krenarisë, për të gjithë.

Të shkruash historinë, është vlerësim i lavdisë dhe i të kaluarës, denjësisht.

Të firmosësh historinë, është përgjegjësi për të kaluarën dhe të ardhmen që vuloset tani dhe vlerësimi i takon vetëm atyre që vijnë!

Tani, që Serbia ka pranuar humbjen e Kosovës, përfundimisht, ani se nuk ka pranuar edhe njohjen e saj, ja vlenë të gëzojmë këtë humbje të Serbisë. Biles, edhe ta festojmë si kapërcim të armiqësisë.

Por, të lutemi e ta mbrojmë, që, edhe Kosova Kosovën mos ta humbas a tjetërsojë!

Ani se, ngutshëm, Ademit, ia patëm thënë:

Bac, u kry!

Tani u përmbyll kapitulli i luftës për liri. E përjetshme mbetet vetëm Epoka, që filloi me emrin e të parit gjysëmlegjendë e gjysmënjeri - Ademit të flijuar në shenjtëri. Por, kapitulli çlirimtar që përvijon emrin e Hashim Thaçit, në krye të aspiratës për liri, përfundoi sot, paqësisht dhe me firmën e tij.

Tri momentet më të rëndësishme të këtij kapitulli, tani kanë marrë vulën e quajtur Hashim:

- Konferenca e Rambujesë, e cila ndërkombatrizon luftën tonë të drejtë dhe garantoi fitoren mbi Serbinë;

- Deklarata e Pavarsisë, që ndërtoi bazën kushtetuese të shtetësisë për Kosovën e lirë dhe

- Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, e cila përmbyll përfundimisht kapitullin e armiqësisë.

Me vulosjen e paqes, duke firmosur marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, përfundon kapitulli i një konflikti dhe armiqësisë shqiptaro-serbe, për të hapur perspektivën e një kapitulli të ri. Kapitullit të paqes, demokracisë dhe fqinjësisë së mirë.

Paqja është fitore! E bukur dhe delikate, njëkohësisht! Vështirë se e përballon ndërtimin e saj nga aktorët e një kapitulli që është përmbyll si konflikt. Është tepër e brishtë për ta përballuar udhëhëqjen e saj heroikisht! Aktorët e përmbylljes së luftës meritojnë çmimin e paqes, në përfundim të misionit, shenjtërisht paqësor dhe jo edhe të ndërtojnë paqen, si udhëheqës triumfalistë.

Prandaj, e rithem, në kontest të ri, dhe vlenë më shumë se çdoherë deri më tani, sintagma:

Hashim, u kry!

Jo edhe për ne, aq sa për Ty!

Në kërkim të barazisë, ngelëm përjetësisht...

Ne, shqipet e mëse gjysmës së Shqipërisë!

 


Më të komentuarat