Vizitorë të nderuar, ju njoftojmë se prej datës 31 Qershor 2013 jemi online me dizajn të ri të ueb faqes,
të cilin aktualisht mund ta vizitoni duke klikuar KËTU

Rexhep Kasumaj

foto  
  • Pluhnaja e kaloshinës turke (Fetishizimi i robnisë) Shkruan: Rexhep Kasumaj, 08 Korrik 2013 Hyrja zelltare e me korrespondencë nga larg, e shqiptarëve në oborrin politik turk, vete përtej donkishotizmit. Është më tepër se kaq. Godet drejt e në themelet e kombit. Dëshmon paaftësinë e tyre për jetë të lirë e të mëvetësishme.
  •  
  • Kodi i pazbërthyer i qetësisë (Një ofshamë klasike) Shkruan: Rexhep Kasumaj, 21 Qershor 2013 Kukuvajkat e fshehura janë rojë, janë stagon, ku në vend të ujit të bekuar, mbahet i mbyllur gjaku i prishur i qyqarisë. -
  •  
  • Shkrimi që prenë kohën (Meditim me shpresë) Shkruan: Rexhep Kasumaj, 14 Qershor 2013 1. Menjëherë pas përfundimit të Luftës në Kosovë, kisha shkruar (në revistën “Eurozëri”) artikullin me titull kërkues: “Një ide që lyp trollëzim”. I jepja, ashtu, frymë idesë së pajtimit kombëtar. Përse?, do të pyeste shumëkush, aherë e sot. Tashmë dhe...
  •  
  • Kali i lodhur e vatra e pabukë (Një dilemë apokaliptike) Shkruan: Rexhep Kasumaj, 20 Maj 2013 1. E kujtoj si sot atë panel dertarësh në një studio mediale, para shumë motesh. Në dukje asgjë e rrallë. Njerëz që kuvendojnë, ankohen a premtojnë e të tjerë që i dëgjojnë, shpesh, me buzëqeshje të porositura, kishte, siç ka dhe sot e gjithmonë.
  •  
  • Ndaleni lirinë, dua të zbres! (Revoltë ndaj perëndive të vulgut) Shkruan: Rexhep Kasumaj, 23 Mars 2013 1. Mbi botën!
    I madhi e i papërsëritshmi publicist e intelektual italjan, Tiziano Terzani, (e kujtojmë nga “Letra kundër luftës”, “Fundi është fillimi im”, tashmë i filmuar) kishte parë botën. Pothuajse të gjithën. Fillimisht, pasi mallkonte (mbase me pak...
  •  
  • Përbluesit e kohës së trishtë! - Triptik - (Arka e mallkuar e ksenofilisë) Shkruan: Rexhep Kasumaj, 10 Shkurt 2013 1. Arti i shpirtshitjes! Qendrat e qytetnive, si thotë Albert Vajs, do të pësojnë gjatë qindvjeçarësh zhvendosje në kohë e hapsirë, që nga Kina e lashtë e Marko Pollos, nëpër Arabinë e hieroglifeve, Latinët e ndritur, e deri tek Europa e kësoditshme e demokracisë!
  •  
  • Leximi i lotëve (Kultura negative e vajit politik) Shkruan: Rexhep Kasumaj, 26 Janar 2013 1. Pikat e shiut, zallin e detit dhe ditët e përjetësisë – kush mund ti numërojë vallë? Urtia biblike, mjerisht, nuk e thotë se kush vallë do të numëronte dhe lotët njerëzorë? Është njësoj e pamundur. Lotnaja është e pamatë dhe, si thotë poeti spanjol, kush qajti aq shumë...
  •  
  • Drejtpeshimi i ndaluar (Pushtimi shqiptar i Jerusalemit) Shkruan: Rexhep Kasumaj, 02 Janar 2013 1.
    Shqiptarët pushtues?
    E pamundur!

  •  
  • Ftesë për reflektim kolektiv! Shkruan: Rexhep Kasumaj, 01 Nëntor 2012 (* Përse çdo aktivizëm politik e social në Kosovë ka një shtysë private? Ka, gati instiktivisht të stërholluar, vesin e interesit vetor, pastaj të klanit familjar a nepotik! Për këtë, pa çarë kryet për moral a për të tjerë që bëjnë jetë në dertime, njeriu, sidomos ai publik, ...
  •  
  • M o s k e q a r d h j a apo përnaltësimi i gjeopolitikës së re Shkruan: Rexhep Kasumaj, 24 Tetor 2012 (Nëse Gadishulli ilirik konfigurohej kryehershëm nga miqtë e Serbisë – tani, në fillimmijëvjeçar është rikonfiguruar e betonohet nga armiqtë e saj! Nuk e konstatojmë, gjithaq, me gëzim vuajtjen e fqinjëve, të njerëzisë së rëndomtë që, nga epigonë të ariozofit të tyre të...
  •