Vizitorë të nderuar, ju njoftojmë se prej datës 31 Qershor 2013 jemi online me dizajn të ri të ueb faqes,
të cilin aktualisht mund ta vizitoni duke klikuar KËTU

Impressum

www.kosovapress.com është adresa në faqen e internetit e Agjencisë shqipe të lajmeve "Kosova Press", e cila u themelua më 4 janar të vitit 1999.

KosovaPress është Agjencia e Pavarur e Lajmeve dhe gëzon statusin e një mediumi të lirë e të pavarur.

SHËRBIMET TONA

Agjencia e Pavarur e Lajmeve Kosova Press iu ofron shërbimin e përditshëm të lajmeve (7 ditë në javë) nga Kosova, rajoni e bota, në fusha të ndryshme të veprimtarisë .

Servojm lajme e raporte për zhvillimet në Kosovë dhe për Kosovën, kemi informacione për ngjarjet në rajon dhe botë. Në rast të arritjes së marrëveshjes, specifikat tjera të shfrytëzimit të lajmeve të Kosova Press-it, janë të shënuara në kontratën, e cila do ta finalizonte ofertën tonë dhe interesimin tuaj.

Kosova Press-i ka raporte bashkëpunimi të ndërsjella me agjenci lajmesh dhe rrjetin shumë funksional të korrespondentëve në Kosovë dhe në rajon.

Që të informoheni më shumë dhe nëse doni të dini më shpejtë dhe më saktë çdo gjë për Kosovën, vizitojeni websajtin www.kosovapress.com

Agjencia e Pavarur e Lajmeve Kosova Press, duke dëshiruar që të jetë sa më afër Jush, ka filluar publikimin e lajmeve në faqen e re me një dizajn të ri.

Lajmet e Kosova Press-it tani (publikohen) janë në dispozicion edhe në gjuhën angleze dhe

Faqja e re për ndryshim nga ajo e gjertanishmja ju jep mundësi më të mëdha që ju të orientoheni (njoftoheni) sipas nevojës suaj në ngjarjet kryesore nga Kosova, rajoni dhe bota.

Përderisa në faqen e gjertanishme të gjitha lajmet si nga vendi, rajoni dhe bota ishin të publikuara në faqen kryesore dhe ato me ardhjen e lajmeve tjera janë zbritur edhe pse ndoshta ishin nga lajmet kryesore, në faqen e re, lajmeve kryesore do t’ju mundësohet qëndrimi për një kohë shumë më të gjatë.

Lajmet më të rëndësishme do të keni mundësi t’i keni në dispozicion në faqen kryesore, e cila është në momentin e hapjes.

Lajmet më të reja do të keni mundësi t’i shikoni në linkun e majtë të shënuar LAJMET MË TË REJA.

Gjithashtu 20 lajmet kryesore te fundit do të jenë në dispozicion në ballin përmes të ashtuquajturve shirit i titrave, ku klientët do të kenë mundësi që në momentin e klikimit lajmin ta kenë në dispozicion.

Kosova Press tani e tutje editimin e lajmeve do ta bëjë përmes sektorëve të ndryshëm ku Ju do të keni mundësi të orientoheni sipas dëshirës dhe nevojave Tuaja. Risi në faqen e re janë edhe sektorët e rinj si ekonomia, kultura, sporti, diaspora dhe sektori i fotove.

Në sektorin e ekonomisë do të mundohemi përmes gazetarëve tonë t’ ju ofrojmë zhvillimet më të reja nga kjo fushë, e cila është baza kryesore e zhvillimit ekonomik të vendit.

Po ashtu sektori i Kulturës do të freskohet më të rejat nga kjo fushë si me lajme vendore ashtu edhe nga rajoni dhe bota.

Sektori i fotove jep mundësi më të mëdha për t’i shikuar fotot nga përditshmëria dhe ngjarjet kryesore në vend, si dhe një numër të caktuar të fotove nga arkivi.

Shërbimi në gjuhën Shqipe

Përfshin ngjarjet nga Kosova, rajoni dhe bota. Kosovapress ka një rrjet të mire korrespondentësh në Kosovë, Maqedoni, Preshevë. Gazetarët në qendër përcjellin lajmet nga Institucionet, partitë politike, OJQ , Zyra të huaja, UNMIK, KFOR....etj.

Prioritet i redaksisë së lajmeve janë edhe temat, Intervistat e ndryshme me personalitete të ndryshm.

Shërbimi në gjuhën Angleze

Përfshin lajmet kryesore nga Kosova dhe rajoni. Në gjuhën angleze do të jenë lajmet kryesore, temat, intervistat, ngjarjet nga Kosovë dhe rreth saj.

Shërbimi i fotove

Përfshin fotot nga ngjarjet kryesore në Kosovë. Dimensioni i tyre është 640x pixel.

Shfrytëzimi i lajmeve të Kosova Press-it mund të bëhet përmes sistemit të abonimit (parapagimit).