Vizitorë të nderuar, ju njoftojmë se prej datës 31 Qershor 2013 jemi online me dizajn të ri të ueb faqes,
të cilin aktualisht mund ta vizitoni duke klikuar KËTU

Ali Hertica

  foto

Votuesit do të godasin në cak

(Ali Hertica) 22 Korrik 2013 00:08

Ajo qe kisha thene disa herë më heret se LDK-ja duhet t'i bashkohet koalicionit LDD-AAK u vertetua si prognoze e sakte, këtë e tha publikisht kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, edhe pse e tha pak më ndryshe, përmendi AAK-në, ndersa i erdhi rendë të përmend koalicionin AAK-LDD, gjë që nuk është shumë e rendësishme, më në fund ai ka filluar të degjoje zërat e elektoratit për t'iu bashkuar "të djathtës".

Opinioni keto ditë është i tundur nga fishekzarët e lansuara te kryeministrit aktual, i cili tund elektoratin me projektilet e tij të krijimit të komunave të reja, nuk kuptohet gjë nga kjo ç'u pa me minsitrin hapesinor, ate të administratës..., kemi vetem katapultime komunash, pa asnjë parallogari, sa do t'i kushtojë adminitrata e re buxhetit të Kosoves, a do të jenë në gjendje keto të mbajnë vetën, apo do të fillojnë propozimet e reja për univerzitetet të reja, nuk foli gjë as për ekonominë, as për hapjen e vendeve te reja të punës, as për telefonine, as për turizmin në fshat, asgjë...

Dhe ketij arsenali jurishnikesh nganjeherë i përgjigjeshin "delegatet" e partisë me batuta, me instrumente tifozlleku, jo me parametra objektiv... tash kur ndodhin ndryshime cilesore në taborin LDD-AAK, kanë filluar sulme të ndryshme në njerin ndër akterët kyq të koalicionit, për të krijuar një huti në opinion, pas disa sukseseve të rendësishme të ketij koalicioni në teren, dhe frika fillojë të ngrije këmbet shumë akterëve, këtë e kuptoi në fund edhe Isa Mustafa, mirë që e kuptoi më herët sesa të ishte berë vonë, më vonë.

LDD-ja përmes kryetarit të saj Akademik Nexhat Daci, i cili është treguar konsistent në qendrimet e tij, pa ndryshuar gjë, pa dhënë premtime boshe premtuese, siç japin të tjerët, ai është përqendruar që Kosovës t'i hapet një vizion i ri, i përspektives dhe të ardhmes, përmes edukimit sa meëcilesorë dhe investimit në kuadro të reja, që është "zanat" i tij, i pranuar nderkombëtarisht. Ende pa filluar garimi me vota hapen disa çeshtje që kreatoret e mundshem të ardhshem të koalicionit në nivel qendror do t'i bisedojnë, por muhabeti i lartë duhet të zdirgjet më poshtë, në komuna. A do të mbetet kjo strukturë e njejtë e kandidateve nepër komuna, apo votimi do t'i veçoj kandidatet, nese njeri prej tyre është në balotazh me të tjeret duhet të përkrahet kandidati i brendshem, brenda koalicionit, apo marreveshja eventuale do t'i sqarojë gjërat me konkretisht. Ndihem disi me i relaksuar pas ofertes se hapur te kryetarit të LDK-se, të cilen e shpalosi ne Klan, ku ai u pozicionua në anen e elektoratit.

 


Më të komentuarat