Vizitorë të nderuar, ju njoftojmë se prej datës 31 Qershor 2013 jemi online me dizajn të ri të ueb faqes,
të cilin aktualisht mund ta vizitoni duke klikuar KËTU

Ali Hertica

  foto

Koalicioni PDK-LDK, jo natyral, shemb demokracinë parlamentare

(Ali Hertica) 20 Maj 2013 11:04

Është fatkeqësi për qytetarët që nuk kanë bërë presion më të madhë në LDK-në, për të pranuar me kohë propozimin për koalicion me LDD-në dhe AAK-në, si të natyrshëm. Hamendja e tanishme e lidershipit të LDK-së për koalicion me PDK-në do të thotë jo ngulfatje e demokracisë por shembje e saj.

Lidershipi i LDK-së po tregohet shumë i papërgjegjshëm ndaj kërkesave të elektoratit për formimin e të djathtës shqiptare dhe zëvendësimin e pushtetit dy mandatësh të PDK-së dhe minoritarëve, i cili u karakterizua me skandale të mëdha politike, vjedhje të votave, plaçkitje të zyres së “sigurtë” të MPB-se, të akuzave të rënda të shkeljes së ligjit, tre komunarë u dënuan me burg, të akuzave për korrupsion të njeriut të dytë të partisë, të përmendjes së disa liderëve të saj të implikuar në aferën “Medicus”, të burgosjes së zëvendës kryeminitrit, ish ministrit të shëndetësisë për afera korruptive, të njollosjes së institucioneve të shtetit në aferën “pronto”, dhe shumë skandale e afera tjera ku janë përmendur liderët e kësaj partie, që kanë prishur imazhin e Kosovës, si shtet stabil. Dhe çka ndodhi pas të gjitha këtyre “targeteve” të shtypit vendor dhe atij ndërkombëtarë, lidershipi I LDK-së shpreh dëshirën për koalicion paszgjedhor me PDK-në!!! Jam i bindur që qytetarët e Kosovës nuk do të dëshironin një përsëritje të historisë dhe lënien e zyreve ministrore demonstrativisht, ky do të ishte kollaps institucional. E mira së mirës do të jetë që LDK-ja të rihedhë në opinion kërkesën për formimin e të djathtës shqiptare dhe t’i bashkangjitet koalicionit AAK-LDD, do të ishte ky inkurajim për të djathtën shqiptare dhe për të gjitha forcat e brendshme demokratike.

Duket se koalicioni LDD-AAK ka senzibilizuar, apo ka ngritur adrenalinën disa liderëve politikë në Kosovë, të cilët kanë filluar të bëjnë kalkulime matematikore për të ardhur në pushtet, para se me u shpallë zgjedhjet. Derisa lideri i LDK-së, i cili është zgjedhur kryetar i LDK-së, pa qenë anëtar i saj (nëse nuk qëndron ky kontatim, kerkoj falje publike), ai duhet të dal publikisht dhe të përgjigjet ”gojëkqinjëve”, kur ka filluar anëtarësimi i tij në LDK, dhe cila ishte baza e tij deleguese. Në kohën sa ishte lider i LDK-së Dr. Ibrahim Rugova, ai nuk figuronte në listën e kryesisë, as të Këshillit të përgjithshëm të saj, nuk figuronte as në listën e kryesive të degëve, të nëndegëve apo të aktivave të LDK-së. Ai u zgjodhë ministër i qeverisë në emigracion, dhe menagjonte mjetet e 3 përqindëshit. Pyetjet që shtrohen i adresohen një lideri-personi publik, i cili pretendon të udhëheqë me shtetin e Kosovës, i cili është kontraverz në deklaratat e tij. Ai ka thënë që koalicioni me PDK-në ngulfatë demokracinë, por në anën tjetër ai nuk përjashton mundësin për koalicion me PDK-në!!!

Nëse ai nuk është përgjigjur pozitivisht në kërkesat e anëtarëve të LDK-së dhe të LDD-së për koalicion të natyrshëm, të cilat i hedhi poshtë qëllimisht, duke dobësuar “qëllimisht” të djathtën shqiptare, pse lë të hapur mundësinë për koalicion me PDK-në? A është ky skenar “dashakeq”i përgatitur nga ish kyeministri në ekzil, i akuzuar për shkelje të ligjit dhe për korrupsion, dhe minsitri i tij, tash lider i LDK-së, për të dëmtuar të djathtën shqiptare dhe vet subjektin e parë politik, i ndërtuar pas dështimit të komunizmit, nën patronatin e liderit historik Dr. Rugova, me nismën e të cilit filluan proceset e para demokratike dhe u ndërtua koncepti i pavarësisë së Kosovës, mbetet të shihet, por sinjalet e para janë shumë kontraverze, aq sa është ai kontraverz.

Nëse ai ka akuzuar disa herë PDK-në për vjedhjen industriale të votave, dhe në krye të LDK-së erdhi pikërisht duke akuzuar garniturën e mëparshme se ka pranuar koalicionin me PDK-në, pse ai tash po ndryshon mendjen? Ndërrimi i kursit politik, nuk ka asgjë të përbashkët me Rugovizmin.

Nëse ai ka denoncuar PDK-në, se në të janë instaluar “agjentët” e SHIK-ut, kishte plotësisht të drejtë, çka e detyroi atë të ndryshojë mendjen, a është frika se do të humb pushtetin në komunën e Prishtinës, nëse ndodhë kjo ai do t’i nënshtrohet presionit politik brenda partisë për dorëheqje, pra zgjedhjet për Prishtinën do të jenë testë për mbijetesë për te dhe ata përreth tij…

Me plotë siguri them se dalëngadalë në Prishtinë do të bëhet ndërrimi i butë i pushtetit, ai nuk ka reformuar administratën, e cila organizativisht nuk dallon nga ajo me të cilën ka qeverisur në sistemin monist, ndoshta nuk din ndryshe. Së pari statusi administrativ i Prishtinës, është shumë më ndryshe se ai i Fushë Kosovës, i Kastriotit, i Novo Bërdës, i Çagllavicës etj., ai edhe pas dy mandateve nuk qe në gjendje të përmbushë premtimet e dhëna në fillim të mandatit të parë, për Prishtinën “metropolë”.

Prishtina si kryeqendër e Prishtinës, e organizuar kështu, administrativisht nuk mund të qëndrojë, edhe për vet faktin se LDK-ja ka qenë e ndarë në 4 degë, secila shpreh subjektivitetin e vet, vet ndarja ka motivuar një konsistencë për ndarjen e Prishtinës në disa komuna, bile kjo ide nuk është e re, ajo ka ekzistuar që nga koha kur Kosova, ishte Krahinë, kishte 22 komuna, dhe Prishtinës iu shkëputën Fushë Kosova dhe Kastrioti. Është fatkeqësi për qytetarët që nuk kanë bërë presion më të madhë në LDK-në, për të pranuar me kohë propozimin për koalicion me LDD-në dhe AAK-në, si të natyrshëm. Hamendja e tanishme e lidershipit të LDK-së për koalicion me PDK-në do të thotë jo ngulfatje e demokracisë por shembje e saj.

 


Më të komentuarat