Vizitorë të nderuar, ju njoftojmë se prej datës 31 Qershor 2013 jemi online me dizajn të ri të ueb faqes,
të cilin aktualisht mund ta vizitoni duke klikuar KËTU

Ali Hertica

  foto

Është krenari dhe nder të jesh Dardan

(Ali Hertica) 16 Maj 2013 17:14

A nuk ishte Rugova ai që i pari instaloi koalicionin me AAK-në, duke mandatuar Ramush Haradinajn si kryeministër, duke shpëtuar kështu vet UÇK-në nga gojëkqinjët, duke i dhënë mandatin e merituar historik një komandanti të luftës

Mbledhja e fundit e kryesisë së LDD-së sqaroi shumë çështje për të cilat opinioni ishte njoftuar më heret, dhe kishte mëdyshje rreth firmosjes së marrëveshjes për koalicion në mes të LDD-së dhe AAK-së. Shtermbërimi i fakteve dhe akuzat pa asnjë bazë statutare krijojë situatë jo t ë volitshme në skenën politike, të elektrizuar të Kosovës; fatmirësisht kontakti i shkurtër u lokalizua dhe u ndreq pa pasoja. Të gjithë ata të cilët herët a vonë, deri tash, nuk e kanë kuptuar, por do do të kuptojnë në t’ardhmen medeomos, strategjinë politike të vizionarit politik të shekullit ndër shqiptarë Dr.Ibrahim Rugovës, ishte i kuptueshëm, thjeshtë, për të gjithë, ishte durimi mitologjik dhe qetësia në marrjen e vendimeve të rëndësishme.

Duhet kuptuar se krijimi i LDD-së nuk ishte zgjedhje e dëshiruar, por ishte nevojë immediate e kohës, e përpjekjeve për vazhdimin e kursit Rugovian, e ai sigurisht do të ngulfatej me pushimin e të vepruarit të partisë, apo shkrirjen e saj në LDK, atëherë gjasat e angazhimit në politikë do të shtereshin, që nuk ishte moto e udhëheqjes politike.

Fatkeqësisht shumë anëtarë të deridjshëm, të cilët ishin mjaft aktivë në politikë humbën durimin, luhatjet e shpeshta të politikanëve treguan se ata kanë hyrë në politikë, jo për të shtyrë proceset përpara, por për të shtyrë egon e tyre përpara, vendimet e mëdha nuk merren aq lehtë dhe përnjëherë, pa shterur të gjitha mundësitë statutare. Janë të arsyeshme ankesat, adresimi i letrave për reforma në parti, por nuk është asesi i pranueshëm “dezertimi” politik për një arsye të thjeshtë, sepse ajo është pjesë e biografisë së tyre, se ata nuk janë persona adekuat për detyra të mëdha dhe të rëndësishme, dhe për të shtyrë proceset përpara dhe para çfarëdo problemi të vogël do të tërhiqen, sigurisht vendimet e tyre do të kenë pasoja për ata vet dhe për karrierën e tyre. Secili duhet të kuptojë se angazhimi në politikë dhe në parti politike nuk është i njëjëtë si angazhimi në “NGO” sepse partitë politike ndërtojnë kupollën e shtetit, dhe aty kanë vend vetëm njerëzit lojal, të vendosur dhe stabil.

Sigurisht që formimi i LDD-së ka qenë i menduar mirë nga lideri i saj Akademik Nexhat Daci, jo i përkohëshëm por jetëgjatë aq sa do të jenë dardanët jetëgjatë. Çështja e LDD-së ka shumëçka mitike, ka edhe tradicionale, tregon se dardanët kanë jetuar den-baba-den në këto troje, ka ngjashmëri me qerren ilire të drejtuar nga dielli si simbolikë që përmendur nga lideri historik Rugova dhe krahasim me anijet kozmike…,e kaluara dhe e tashmja janë trashëgimi e popullit dhe kulturës së tij; pastaj sigurisht ju kujtohet momenti kur amerikanët dhe evropianët kërkonin që Rugova të merrte pjesë ne zgjedhjet në RFJ, në anën e opozitës për të rrëzuar Millosheviqin, mirëpo ai qëndronte i heshtur, pa bërë zë, derisa shumë individë të njohur veç ishin regjistruar në partitë e posaformuara, në “UJDI”, në “JUL” , vetëm për të koekzistuar në garniturën e interesxhinjëve.

Si keni pritur pra që LDD-ja të bie pre e një grupi të interesxhinjëve që tash janë të instaluar në LDK, shumë prej tyre “skojist” të shkollës së Kumrovcit, pastaj aktivistë të dalluar të LKJ-së për ndryshimin e amandamenteve kushtetuese të KSAK, e kështu me radhë. A kujtoni se të gjitha këto pazarllëqe do t’i pranonte lideri historik Rugova, dhe para një rrëmuje të tillë do të dorëzohet lideri i pathyeshëm Akademik Nexhat Daci? Nëse keni menduar ashtu të gjithë ju keni gabuar! A nuk ishte Rugova ai që i pari instaloi koalicionin me AAK-në, duke mandatuar Ramush Haradinajn si kryeministër, duke shpëtuar kështu vet UÇK-në nga gojëkqinjët, duke i dhënë mandatin e merituar historik një komandanti të luftës.

Akademik Daci nuk bëri as më pak as më shumë, por i mbet konskuentë parimeve Rugoviane. Përfundimisht mund të them është nder dhe krenari të jesh anëtar i LDD-së, jo vetëm si përgjegjës i saj, por edhe si anëtar i ndershëm i saj.

 


Më të komentuarat