Vizitorë të nderuar, ju njoftojmë se prej datës 31 Qershor 2013 jemi online me dizajn të ri të ueb faqes,
të cilin aktualisht mund ta vizitoni duke klikuar KËTU

Ali Hertica

  foto

LDD-ja dhe dardanët ruajtës të vlerave autoktone të nacionalizmit shqiptar

(Ali Hertica) 05 Maj 2013 22:44

Reformat në shoqërinë shqiptare pranohen me skepticizëm, ngase shoqëria shqiptare është konzervatore, deri vonë ka qenë shumë patriarkale, prandaj janë pranuar me vështirësi risit si në jetën shoqërore ashtu edhe në atë politike.

Stigmatizimi i vonshëm i jetës politike, por edhe vet procesi zgjedhor ka shndërruar shoqërinë shqiptare dhe zgjedhësit në një makinë votuese të automatizuar, në njëfarë mënyre disi është kuptuar sepse shqiptarët deri vonë nuk kanë qenë të lirë dhe nuk kanë pasur të drejtën t’i votojnë të zgjedhurit. Pavarësisht traumave që ka pësuar votuesi, ai ka ditur historikisht të përcaktohet në anën e arsimdashësve dhe në anën e intelektualëve, cili është stadi më i lart i intelektualizmit përveqse akademizmi.

Njëri ndër promotorët e afirmimit të shkencës kosovare ishte Akademik Nexhat Daci, i cili përveq që ishte dhe është shkenctarë posedon edhe talentin e zgjidhjes së problemeve racionale. Ai është njëri ndër të tjerët që mbajti gjallë frymën kombëtare në Fakultetin e shkencave natyrore, dega e kimisë. Ai ngriti dhe afirmoi kuadrot e reja, njëri ndër ta ishte edhe Xhavit Ahmeti, ndjestë pastë, i cili ishte këshilltar për arsim i ish presidentit Rugova, jo vetëm ai por edhe shumë të tjerë.

Akademik Daci ishte emër për të cilin ndërlidhej humanizmi dhe shkenca kosovare, por jo vetëm ajo, shtrirja ishte kudo, edhe në ndërmarrjet publike si KEK-u dhe Trepca, ku filloi ngritja e ambientalizmit ne baza akademike dhe shkencore etj. Por pa një vizion të qartë asgjë nuk mund të arrihej, ai këputi zingjirët e uniformizmit dhe që në fillet e para të angazhimit të tij në politikë kishte zbatuar rregullat e demokracisë, për vet faktin se ai si një kuadër i çmuar, anëtar i Shoqatës së kimistëve amerikanë, kishte kuptuar heret domethënien e institucionalizmit amerikan dhe domethënin e votës së lire. Për atë arsye ai me shumë konsekuencë i është përmbajtur këtij parimi, edhe në kohën kur ishte i pari i parlamentit, ai ishte vazhdimisht konsekuent në qëndrimet e tija dhe nuk bënte lëshime, as nuk lejonte compromise me të ardhmen e kombit.

Vetëm mendoni për pak dhe do të bindeni në atë që them, si do të dukej e ardhmja e kombit, poqëse ai do të vazhdonte të mbante pozita te rëndësishme, apo edhe te konsultohej, sigurisht e ardhmja e kombit do të ishte shumë më e ndritshme, edhe për një arsye se ai ishte njëri ndër njohësit më të mirë të politikës dhe diplomacisë serbe.

Çështja që shtrohet është pse ai u defaktorizua dhe pse deshën ta eliminojnë politikisht, edhe me akuza të pabaza. Arsyeja kryesore eshte se ai eshte “open mind” dhe i gatshëm të zgjidhë situatat shoqerore, më problematike. Prandaj anëtarësia e LDD-së kishte kuptuar me kohë aftësitë e tij menagjeriale dhe ia dha votën për të qeverisur me këtë parti të re, të posaformuar, e cila lindi nga kundërthëniet brenda në LDK, ai arriti që me formimin e LDD-së ta shpëtoi LDK-në nga thyerjet e mëtejme, por edhe copëzimet dhe bashkangjithjet në parti të tjera.

A nuk ishte i pazakontë dhe jo lojal krijimi i koalicionit qeverisës PDK-LDK, ai u krijua pas shembjes domino në LDK. Ai nuk pranoi që të jetë monedhë për kusuritje, krijoi një subject të ri politik, i cili burimin ka te vetë rrënjët e shqiptarizmës te dardanët, duke përfshirë të gjithë shqiptarët nën një kulm.

 


Më të komentuarat