Vizitorë të nderuar, ju njoftojmë se prej datës 31 Qershor 2013 jemi online me dizajn të ri të ueb faqes,
të cilin aktualisht mund ta vizitoni duke klikuar KËTU

Ali Hertica

  foto

Koalicioni LDD-AAK, koalicion parimor

(Ali Hertica) 13 Prill 2013 07:19

Skena politike po ndryshon dita-ditës, të gjithë kanë kuptuar se marrëveshjet dhe bashkëpunimi janë trase e së ardhmes së Kosovës. Se gjërat nuk mund të ndryshohen nga jashtë, por nga brenda, po bëhet më e qartë me inkuadrimin e intelektualëve profesionistë, të cilët në pamundësi të zhvillojnë kulturën dhe artin e Kosovës, po i rreken politikës, për shumë arsye, të cilat i dijnë vet ata. Risi e ngjarjeve më të rëndësishme në Kosovë pas bisedimeve në Bruksel, ishte nënshkrimi i marrëveshjes për koalicion në mes të LDD-së dhe AAK-së.

LDD-ja e Nexhat Dacit, një parti deri vonë shumë respektabile, ka humbur një pjesë të elektoratit, jo nga mungesa e aktivitetit partiak, por për shkak të mungesës së mjeteve financiare, duket se financat si gjithkund në botë janë shumë të rëndësishme për të ekzistuar politikisht. LDD-ja nuk ka personalitete të shquara nga bota e biznesit, jo se nuk preferojnë këtë parti, por për shkak se kjo nuk ka asnjë ndikim në procesin tenderues, por as në atë të punësimit, që tash për tash joshin një pjesë të madhe të elektoratit kosovar. Kompanitë e mëdha të cilat kanë bërë biznese të mëdha falë lidhjeve me partinë në pushtet, edhe për faktin se PDK-ja ka qenë edhe kantier i punësimit për anëtarët e saj të devotshëm.

Është përmendur shpesh, publikisht vjedhja industriale e votës, nga e cila pësoi më së shumti LDD-ja, duke marrë në thue në pragun zgjedhor të 5 përqindshit, sidokudo situate duket ndryshe kur kupton se kompanitë të cilat përfitojnë nga tenderet e qeverisë, janë njëkohësisht edhe qendra gravituese te votuesve, çdo njërii i punësuar në këtë mënyrë është edhe votues, e ai votuesi ka familjen e ngusht dhe të gjërë, dhe kështu nga njëri bëhen shumë sish që lidhen me interesa të përbashkëta materiale.

Prandaj ishte shumë i suksesshëm vënia e firmës së z. Dacit, një intelektualë me renome, i cili në kohën e artë të LDK-së ishte njeriu i dytë, i cili kishte mbledhur vota aq shue saqe ishte ne rangliste menjehere pas Rugovës, ai pra nuk ishte frut oriental, por ishte arrë e fortë, frut që rritet në Dukagjin. Ai me paraqitjet e kohëpaskohshme ka zgjuar kërshërin e opinionistëve shqiptarë, por edhe të atyre të qarqeve akademike. Nuk është hera e parë që Daci bënë manovra politike, ishte i çuditshëm rasti i nënshkrimit te koalicionit në nivel lokal me AKR-në, që doli i pasukseshëm dhe i gabueshëm, por ai nga ky rast kuptoi se votuesit e kësaj partie nuk i duan eksperimentet paraelektorale jo natyrale, sidomos jo ato angazhuese për t’ia spjeguar elektoratit pse-hin. Duket se rastii i tashëm është shumë më ndryshe se ai i mëparmi, sepse ishte dhe është më parimor.

LDK-ja pjesë e të cilës deri vonë ishte Daci, pësoi humbje nga vota e gjakovarëve në garimin për të parin e vendit dhe atë të parit të LDK-aë, atë e përmbysi dega e Astrit Haraçise, forca politike e të cilit është në koalicion me partinë në pushtet PDK-së, por ky grupim politik beri kalkulime arithmetike përmes hyrjes në listën e AAK-së. Bashkëpunimi në mes të LDD-së dhe AAK-së është shumë parimor, por edhe nostalgjik, ngase i pari i vendit Dr. Rugova ishte pajtuar që Ramush Haradaniaj ta drejtoj vendin, më vonë u kuptua se 100 ditëshi i mandatimit të tij qeverisës ishte një qeverisje që la gjurmë në realitetin kosovar, dhe "kumbar" i këtij aranzhmani politik ishte ai që nënëshkroi marrëveshjen për koalicion, z. Daci. Ata që politikën e kanë profesion, apo që ndodhen afër saj, e kanë të qartë se koalicioni LDD-AAK, është një koalicion i natyrshëm, logjik dhe parimor.

 


Më të komentuarat