Vizitorë të nderuar, ju njoftojmë se prej datës 31 Qershor 2013 jemi online me dizajn të ri të ueb faqes,
të cilin aktualisht mund ta vizitoni duke klikuar KËTU

Zejdush Kastrati

  foto

Për luftën, kapucin,për hajnin drynin

(Zejdush Kastrati) 31 Korrik 2013 06:32

Pastro zemrën nga lakmia,ke cliruar këmbët nga zinxhirët. (Proverb arab)

Nëse, edhe vetëm nje orë, kanë mbajtur armën dhe kuptohet kanë qenë në shërbim të vendit e popullit gjatë luftës së fundit,dhe i kanë rezistuar armikut tone shekullor, i cili, sic dihet, me metodat më barbare, afër një shekull, pikësynim, kishte, shfarosjen e elementit shqiptarë nga trojet e tyre, atëherë pa fije dyshimi, mendoj, se të gjithë ata, meritojnë, respektin më të madhë ,apo sic thuhet në popull, në shenje respekti,duhet tia “heqim kapuqin”.

Botërisht dihet se lufta sjell pasoja,viktima e momente të cilat vështirë edhe mund të harrohen e sanohen, por, poashtu, është e kuptueshme, dhe fakt i pamohueshëm, se në luftë, nuk mbillen lule e organizohen ahengje e vikende dëfrimi,por, pos luftës frontale, e me strategji e veprime tjera luftarake, për të mundur kundërshtarin, shënohen, e ka raste dhe momente, kur, edhe tejkalohen e shkilen, edhe rregullat e normat etike , që parshihen, edhe me ligjet, e konventat ndërkombëtare.

Kjo ka ndodh, edhe në shumë vende ku ka pasur konflikte e zhvillime lutarake,si në Irak, Afganistan… e shtete tjera, dhe ate, nga ushtri të rregullta dhe nga shtete me reputacion të fuqishëm ndërkombëtarë,andaj edhe Kosova, nuk mund, të përjashtohet, nga këto fenomene.

Pra, ata që e bën luftën deri në qërshor të vitit 1999,për ne kosovarët, e dashëm apo jo,që të vetmin atdhe e kemi këtë Kosovë e këtë vend, kontributi dhe sakrifica e gjithë atyre që koontribuan për largimin e një regjimi kriminal, duhet të mbetet udhërrëfues dhe periudhë e lavdishme që nuk guxon as të harrohet e më së paku të nënqmohet apo të nëpërkëmbet.

Ndërkaq,për periudhën pas qërshorit 1999,ka vend e hapsirë të mjaftueshme e të diskutueshme,që në vend, që në shenje respekti, duhet,tia “heqim kapuqin”,janë pikërisht, shumica e atyre, që e bënë edhe luftën, e që më së tepërmi poashtu e dëmtun e njëllosën , këtë luftë,dhe ate, pa kurrfarë hezitimi,herë-herë edhe me dhunë e forma më brutale,ndaj , është mirë ,që tia blejmë dryrin, dhe tia tregojmë vendin që meritojnë, me cka do të tregonim, se kur është në pytje shteti e vendi, atëherë, nuk ka pardon dhe nuk na dhimbsen fare,me cka, edhe mesazhi dhe refeleksioni, karshi, gjithë atyre, që na përcjellin e na vëzhgojnë,por edhe monitorojnë, do të ishte, tjetër fare, dhe më bindës, se sa, është krijuar gjatë kësaj periudhe.

Periudha pas 1999,identifikohet me shumë defekte e mangësi të cilat tashmë janë bërë pjesë e një realiteti të hidhur por fatkeqësisht faktik, që ka reflektuar me akumulim të energjive negative tek një pjesë e madhe e popullatës, e që është,në një masë edhe produkt i neglizhencës, paditurisë, injorancës, papërvojës dhe papjekurisë politike,por edhe apetiteve për të gllabëruar e keqëpërdorur skajshmërisht e pa kurrfarë kriteri, pronën dhe paranë publike, e që bartës dhe protagonistë kryesorë të këtyre fenomeneve ,shumica e tyre, janë ish komandantë e eprorë të lartë të UCK-së.

Këto veprime, të cilat,edhe një pjesë e madhe faktorit ndërkombëtarë, me perfiditet,vetëm i ka vëzhguar, regjistruar dhe në momente të duhura edhe po i zbaton, por me format dhe metodat më perfide, për të arritur qëllimet e një politike, për të krijuar paraspeshë apo një ballancim ngjarjesh, që herë herë, po tejkalojnë suazat e një angazhimi korekt dhe miqësor,por me të drejtë, edhe po iritojnë, e krijojnë, edhe mosëbesim, e dyshime të bazuara për veprime tendencioze,në veqanti për akuzat ndaj vlerave të luftës.

Poashtu, një pjesë e faktorit ndërkombëtar,së bashku edhe me elemente që janë instaluar që në kohën e Unmik-ut,por edhe nga strukturat tjera kosovare, në kontinuitet,( Pothuaj gjitha Institucionet ) që nga paslufta e këndej, e që kanë qenë ,pothuaj, gjithnjë pjesë, e cdo sistemi e regjimi, që nga koha e Jugosllavisël së Titos, e tash, janë edhe pjesë e Presidencës, edhe Kryministrisë, edhe e Parlamentit , e të mos flasim për gati gjithë ministritë, gjyqësorin e policinë,andaj nuk është për tu habitur e zhgënyer, se një kategori përsonash, qoftë nga vendorët, e pse jo edhe nga ndërkombëtarët, kjo gjendje”ngreh e mos këput” pas lufte, u ka konvenuar dhe po u konvenon, dhe me siguri, sllogani më preferuar për ta është “zgjate zot…”

Fillimisht,cdo njeri kur lind, ka fizikum të ndryshëm në raport me të tjerët.Edhe fëtyrën e ka, që dallon nga fëtyrat e të tjerëve,por me kohë, gjatë gjithë periudhave kohore dhe të zhvillimit, poashtu, cdo individë, ka për obligim, të mbroj, autoritetin dhe përsonalitetin e vet, me veprime konkrete gjatë gjithë jetës,pra edhe fëtyrën e vet.Disa përsona, në momentet më të duhura treguan se mbi të gjitha janë disa vlera që i respektuan dhe u rreshtuan në rrugën e lavdishme që rezultoi me autoritet e respekt,por fatkeqësisht,pas lufte,para lakmisë e interesit, nuk hezituan, që të ndryshojnë dhe të konvertohen, në aso pozita, që rrallëkush u ka lakmi, e që me kalimin e kohës, edhe vet, me siguri, janë bindur, se kanë gabuar,por tashmë është vonë.

Fatkeqësisht,si kolektivitet, të tillë jemi gati të gjithë,andaj nuk kemi me cka të mburremi,sepse nuk meritojmë më shumë!

 


Më të komentuarat