Agron Shabani, Gjermani

 foto

Historia politike, sociologjia, psikologjia dhe filozofia ( 11)

Prishtinë, ((Agron Shabani)) 18 Gusht 2012 20:44

Kushė ėshtė dhe e kujtė ėshtė Kosova?...

Siç e kemi cekur edhe me herët, pas përfundimit të luftës së lavdishme çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së dhe popullit shqiptarë në Kosovë ( 1998-1999) dhe Deklaratës historike të Pavarësisë së Republikës së Kosovës ( me 17 shkurt të vitit 2OO8):Objektivi dhe përcaktimi themelor ose substancial i popullit dhe lidershipit të përgjithshëm shtetërorë ose politik në vendin tonë ( së bashku me objektivat dhe përcaktimet tashmë të njohura të Shtetit tonë Ëmë- Republikës së Shqipërisë dhe tërë popullit ose kombit shqiptarë) -kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë integrimet dhe anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Bashkimin Europian ( BE-së) në Nato, OKB-së si dhe në të gjitha mekanizmat apo institucionët tjera relevante botërore ose ndërkombëtare.

Ndërkohë që Republika e Shqipërisë është anëtare e rregullt dhe fuqiplote e OKB-së dhe Paktit të Natos etj. Gjë që rrugën dhe aspiratat e lartëpërmendura historike dhe politike të Republikës së Kosovës i bën disi me të realizueshme dhe praktike në kuptimin e të qenurit ´pararojë´, respektivisht, në pozicionin e njohur ´ atërore´ose ´kujdestar´të Republikës së Shqipërisë ( si Avokate ose Cicerone e natyrshme dhe historike e Republikës së Kosovës) në Organizatat ose Institucionët e sipëpërmendura kontinentale dhe interkontinentale.

Mbase, gjithnjë fjala mbi aspiratat dhe interesat e mesipërme të Republikës së Kosovës për të qenë anëtare e rregullt dhe fuqiplotë e BE-së, Natos, OKB-së etj.

Aty janë edhe SHBA-se, Republika Federale e Gjermanisë, Britania e Madhe, Franca, Italia, Turqia, Japonia dhe vendët tjera mike dhe aleate të popullit ( kombit) dhe të dyja vendëve tona përkatëse ose respektive. Respektivisht, shtetët me të fuqishme dhe me përparimtare të globit.

Ndaj, para së të bëjmë fjalë në vazhdim mbi strukturën, natyrën dhe karakterin e njohur organizativë, politik, ushtarak,historik, gjeografik, strategjik, monetar, industrial, ekonomik dhe të tjerë të BE-së, Natos, OKB-së etj. Le të na lejohet në vazhdim që në linja të përgjithshme ose në vija të trasha të bëjmë një trohë përpjekje (sado e vogël ose tepër modeste që jetë kjo imja në këtë sfond..) mbi ndiçimin ,pasqyrimin ose prezantimin e të së kaluarës ose historisë së lashtë dhe aq të lavdishme të Kosovës,. Respektivisht, Dardanisë së njohur Antike . Dhe, atë në domenin ose kontekstin e pyetësorit dhe cilësorit të pashmangshëm: Kush është në të vërtetë Kosova ?...

...Shqiptarët siç dihet, janë pasardhësit ose trashëgimtarët e njohur dhe autokton të fisëve , mbretërive ose principatave të ndryshme pellazgo- ilire që nga Antika e hershme dhe gjer në ditët tona. Respektivisht, një ndër popujt me të lashtë dhe me të civilzuar të kontinentit të vjetër europian dhe me gjërë.

Në anën tjetër ndërkaq, gjithashtu janë të njohura shënimet, dëftesat, kronikat dhe burimet e shumëta materiale, dokumentare,historike, arkeologjike, paleontologjike, paleografike, sakrale, kronologjike dhe shumë të tjera mbi shtrirjen dhe zgjerimin e vazhdueshëm të fisëve ose popullsisë së madhe pellazgo-ilire në Antike nepër kohëra dhe hapësira të ndryshme historike dhe gjeografike. Gjegjësisht, kontinentale dhe interkontinentale. Dhe, kjo në radhë të parë për shkaqe dhe motive të ndryshme historike, gjeografike, demografike, sociale, ekonomike, politike, ushtarake, psikologjike, sociologjike si dhe për shumë çështjë dhe aspekte të tjera në këtë sfond.

Të Fisit të Madh Ilirë të Dardanëve sidomos.

Ndaj, mu pikërisht për këtë shkak, nuk është aspak e rastit që me emrat ose toponimet e njohura si ´Alban, Albani, Albanon, Dardan, Dardani, Dardanos etj. Në periudhat e ndryshme antike ( lëxo: të Neolitit etj.., 3OOO ose 5OOO vjet- para Epokës Sonë), pos Shqipërisë, Kosovës dhe trojeve të tjera etnike dhe historike të iliro/shqiptareve. Atëbotë do të njihën dhe quhën edhe Skotlanda, Kaukazia, Italia, një pjesë e truallit ose teritorit të sotëm gjermano- austriak, Dardanelet ose Anadollia ne Turqi dhe keshtu me radhe.

Gjatë periudhës së mesipërme të Neolitit në Kosovë ( Dardani) u ngriten ose ndertuan edhe qytetet ose vendbanimet e njohura te Dardanise Antike si Tjerrtorja (Prishtina), Gladnica ( Gracanica), Rakoshi ( Burimi ose Istogu), Rreshtani ( Suhareka) etj. Dikur me vonë Separati ( Peja), Besiana ( Podujeva), Scupi ( Shkupi në Maqedoninë e sotme..), Theranda ( Prizreni), Naisi ( Njëshi ose Nishi në Serbinë e sotme.) dhe kështu me radhë.

Ndërkaq, serbët dhe ca popuj të tjerë në gadishillin e njohur ilirik ose ballkanik ia bën shumë vonë , gjegjësisht, gjatë shekujve pesë ( 5) dhe gjashtë ( 6) në formë fisësh nomade ose primitive nga Karpatët etj.

Kjo donë të thotë se valët e para të dyndjeve ose shpërnguljeve masive të fisit të madh ilir të Dardanëve (nga Kosova e sotme, respektivisht, nga Dardania e atëhershme Antike) -për në Anadolli dhe rajone të tjera të Turqisë së sotme dhe shumë me largë, duhet të këtë filluar dikund 3OOO ose 4OOO vjet para epokës së re.

Ndërkaq, sipas mitëve, eposëve, legjendave dhe kronikave të shumëta letrare ose historiografike, Dardani ose Dardanosi - i biri i njohur i Zeusit (Zotit) ishte i Pari në Trungun ( Klanin) e njohur Familjar të Trojanëve. Respektivisht, të Fisit të njohur Pellazgo- Ilir të Mirmidonëve të cilit i përkisnin edhe Akili, Eneu dhe Olimpia( Olimbia)- e Ëma e Aleksandrit ( Lekës) të Madh në Antikë.

Gjithashtu në këtë sfond është i njohur ´harku pellazgo-iliro-trojan´i shkrimëve,shënimëve, dëftesave, legjendave , analëve dhe historive të shumëta mbi fundamentët ose bazamentët e njohura pellazgo-iliro-shqiptare të " Qytetetit të parë mbretërorë" të Romës në Antikë. Respektivisht, të Romes se lashte- Antike.

Në këtë kontekst, pos tjerash thuhet se " heroi tragjik" i Trojës, Eneu, pas kalvarit të gjatë të shtegtimëve dhe peripecive të tij nga Troja e djegur dhe plaçkitur tërësisht. Dikur me vonë kishte arritur në Qytetin e Diellit(Romë): Ku ishte njoftuar dhe martuar me Lavinien e bukur nga Lacioja ( lexo: Rea Silvia)- e cila nje trohë me vonë i kishte sjellur në jetë Romulin dhe Remin...Respektivisht, themeluesit e parë të Romës dhe nipat e njohur të Jupiteri,Marsit dhe zonjes Aferdite.Thonë kështu legjendat e shumëta nga Qyteti u Deillit( Roma)- pranë Liqenit të njohur Alban ( Alba Longa) -në Italinë e sotme.

Në këtë frymë të gjithëmbarshme dialektike dhe humaniste të ngritjes, zhvillimit dhe evolucionit të gjithëmbrshëm shpirtërorë, kulturorë, fizik, organik, historik dhe gjeografik të popullit ose kombit tonë mbi bazat e njohura të ´substancialitetit antik´ dhe ´subjektivetit modern´ ose bashkohor.Përkatësisht,në kuader të të ashtuquajturit ´trekendeshit´të njohur shpirtërorë,fetar, kulturorë dhe historik të tria kulturave, besimëve ose civilizimëve të ndryshme :Tek njerezit dhe populli ( kombi) ynë shqiptar pa dallimë , jane kuptuar, pranuar dhe mirëpritur gjithmonë bashkë dhe si të pandara të tria fetë ose besimet e njohura ndër shqiptarët.Besimi islam ose musliman, besimi i krishterë ose katolik dhe besimi ortodoks.

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe simbolet, shfaqjet, mesazhet dhe interpretimet e njohura epifanike, teofanike, profanike , teomaterialiste, transcendentale, metafizike,emocionale, spirtualiste dhe të tjera në kuadrin e njohur të metafizikes se moralit të përgjithshëm fetar , kulturorë ose teofizik tek njerëzit dhe populli ynë në veçanti si dhe tek njerëzit dhe popujt tjerë në përgjithësi.

 


Më të komentuarat