Agron Shabani, Gjermani

 foto

Historia politike, sociologjia, psikologjia dhe filozofia (6)

Prishtinë, (Kosovapress) 10 Gusht 2012 09:24

"Politika e pėrbashket europiane " dhe dilema e njohura fromiane ose kafkiane “ tė je, tė di apo tė ke“?! ...

Janë mbushur me tepër se trembëdhjetë vite të çlirimit(lirisë) dhe me tepër se katër vite të shtetit dhe pavarësisë së shumëpritur të Kosovës sonë Martire dhe Heroike.Duke e nënkuptuar këtu ( ndonëse, me një theks të posaëm) edhe Miqësinë dhe Aleancën e Madhe Nato-UÇK-së (gjatë kohës së luftës çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë!)-për të cilën tashmë janë shkruar libra, histori, antologji dhe enciklopedi të shumëta në analët e përgjithshme të historisë sonë kombëtare dhe asaj ndërkombëtare.

Se këndejmi, është thënë dhe shkruar aq shpesh se UÇK-së nga toka dhe Nato-ja nga qielli zatën, atëbotë (me 1998-1999) njëherë e përgjithmonë ua zunë pritat muzgujve dhe atyre hijëve të lugatëruara të mesjetës.Duke i sjellur kështu Kosovën dhe çështjën e pazgjidhur shqiptare në Ballkan në faqen diellore ose helio-oksidental të kulturë dhe civilizimit botërorë.Mbase, Aty ku e kanë edhe vendin dhe nderin e tyre të përhershëm që nga lashtësitë e ndryshme të shekujve dhe historisë dhe deri nö ditët tona.

Iliro-shqiptarët janë ndër popujt me të lashtë(shtetformues dhe kulturëformues) në Gadishullin e njohur Ilirik dhe pothuajse në tërë kontinentin e vjetër evropian.Kjo nuk është ndonjë surprizë ose zbulim i veçantë në shkencat e ndryshme shoqërore ose historike.Jo.

Mirëpo,edhe përkunder asaj që u cek me sipër:Luftëtarët e lirisë, respektivisht, komandantët (bartësit) kryesorë të luftës së njohur çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së, edhe sot e kësaj dite po vazhdoujnë të paditen, akuzohen, burgosen dhe arrestohen (nga Interpoli,Europoli dhe gjykatat e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë e kudo tjetër..) në bazë të fletëarrestëve ,fletëakuzave ose fletëpadive të njohura të shtetit dhe gjykatave të ndryshme serbe.Përkatësisht, në bazë të kurthave, intrigave, dredhive,insinuatave dhe inskenimëve të njohura (ortodokse dhe bizantine) të atyre që me tepër se një shekull i vranë,i burgosën,i përndoçën, i zhdukën dhe i masakruan shqiptarët etnik dhe autokton në tokën dhe trojet e tyre etnike dhe historike!!! Den baba den.

Kështu, për të mos i cekur ose trajtuar këtu të të gjithat me radhë, ngase janë të tepërta , monotone, reaksionare dhe tepër anakronike. Në vazhdim ia vlen të cekën ose rikujtohen rastët ose shëmbujt e ndryshëm si me poshtë: Kohë ose vite me parë në bazë të një aktakuze ose aktapadie të mehershme(serbo- çetinke) u desh të përballej me drejtësinë dhe gjykatat (e instaluara vendore ndërkombëtare ) në Kosovë, ish komandanti legjendar i Zonës Operative të Llapit dhe njëri prej figurave me të shquara (lapidare dhe emblematike) të UÇK-së, z.Rrustem Musta-Rremi së bashku me disa bashkëluftëtarë të tij. Zoti Mustafa asokohe ishte edhe deputet i Parlamentit (Kuvendit) të Republikës së Kosovës dhe zyrtar i lartë për çështje të mbrojtjes dhe sigurisë pranë parlamentit kosovar.Mbase, i atij parlamenti (kuvendi) i cili me 17 shkurt të vitit të kaluar(2OO8) e shpallën Deklaratën e njohur kushtetuese dhe juridike mbi shtetin me të ri në Evropë dhe në botë-Republikën e Kosovës.

Republika e Kosovës u njoh dhe u pranua zyrtarisht dhe afirmativisht nga shtetët me të fuqishme dhe me përparimtare të globit me shpresa dhe tendenca të hetueshme dhe të pandalshme të njohjes dhe pranimit të saj edhe nga pjesa tjetër( e mbetur) e popujve dhe shtetëve të ndryshme anëkënd globit tonë tokësorë.

Ndërkohë që ish shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së,gjegjësisht, ish komandantit të TMK-së ( sot FSK-së) , ish kryeministrit të Kosovës dhe Ministrit aktual te Mbrojtjes ( FSK-së pra!),në bordin qeveritar të z. Hashim Thaçi, z.Agim Çeku , dikur i ishte bërë si të thuash e pamundur (e rrezikshme) liria e levizjes dhe qarkulllimit të tij të lirë nepër vende dhe rajone të ndryshme të botës pikërisht në bazë të shpifjeve, akuzave dhe inskenimëve të mesipërme( sllavo-bizantine) të shtetit dhe regjimit serb në bashkëpunim me qarqët ose strukturat ndryshme centrigugale ose centripetale të kontiinentit plak ( plus Rusisë) që janë dhe kanë qenë vazhdimisht kunder lirisë, shtetit dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës në veçanti, si dhe kundër popullit ose kombit tonë shqiptar në përgjithësi.

Mos të flasim këtu, për rastin e pashëmbullt , paradoksal, reaksionar dhe tepër infantil e eklatant të ish komndantit legjendar të Dukagjinit dhe kryeministri kosovar, z. Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve të tij!!! No Comment. Apsurd dhe paradoks i madh! Obskurantizëm, demagogji dhe një hipokrizi e pashëmbullt në historinë e përgjithshme politike , ushtarake dhe juridike.Skandal i llojit të vet.Se këndejmi, sot Ramush Haradinaj, dje Fatmir Limaj, nesër ose pasnesër Hashim Thaçi ose dikush tjetër... Ndofta, i tërë populli ose "epoka" para gjyqit! (...) Kush e di!

Ndërkaq, Simbolit të shquar të Rezistencës dhe Levizjës Mbarëshqiptare, për Liri dhe Pavarësi të Përgjithshme të popullit ose kombit tonë, z. Adem Demaçi që në krye të herës iu bë e pamundur (iu ndalua pra!)- qasja dhe inkuadrimi i tij i shumëpritur dhe mëse i preferuar në krye të shtetit ose jetës së përgjithshme institucionale dhe konstitucionale në Kosovën e pasluftës. Kjo në saje të kurthave, intrigave dhe dredhive tashmë të njohura të strukturave ose nomenklaturave të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare që i bartin fijet e ndryshme komplotiste ose konspirativo-dekonspirativiste në Moskë ose Beograd.

Përderisa, lideri i njohur i Vetëvendosjës, respektivisht, intelektuali dhe patrioti i njohur shqiptar, z. Albin Kurti së bashku me shumicën e bashkëpunëtorëve të tij nga ana e Brukselit dhe Uashingtonit zyrtarë dhe Prishtinës gjysëmzyrtare; po vazhdojnë të mbahen si të thuash nën hallka ose zinxhirë të shkurtër politik dhe diplomatik.

Pjesëtarët e lartëpërmendur të UÇK-së dhe vlerat e njohura të luftës çlirimtare dhe heroike të një populli dhe kombi të tërë , se këndejmi , nuk e kanë vendin në "bankat e zeza" të gjykatave të ndryshme(ortodokse ose bizantine) vendore ose ndërkombëtare.Por në Olimpin(Panteonin) e vlerave me të larta kombëtare e ndërkombëtare.

Por...!

... Në "Trokadero" të Parisit edhe sot e kësaj dite thonë se ndodhët ai monumenti i lashtë i viganëve i cili paraqet një kudhër impozante me një mori çekanësh(çekiçësh) të thyer mbi të dhe një mbishkrim që thotë:Hedhni çekanët banda armiqësore!Çekanët tuaj do thehën, ndërsa tempulli i shkëlqyer i viganëve të popullit dhe i Perëndisë përgjithmonë do të mbetët.

Pavarësisht, kurthave, intrigave, dredhive,mashtrimëve dhe inskenimëve tashmë të njohura serbo-shoveniste dhe agjentëve ose bashkëpunëtorëve të tyre vendor ( shqipfolës) dhe ndërkombëtar:UÇK-së dhe pjesëtarët e saj (luftëtarët e lirisë pra!) kanë ngritur prmendore ose një lapidar të përjetshëm në shpirtin dhe kujtesën e përgjithshme historike dhe patriotike të çdo shqiptari.Dhe, pse jo edhe tek shumica e njerëzve dhe popujve të ndryshëm liridashës dhe përparimtarë gjithandej rruzullit tokësorë.

Për me tepër ndërkaq, në morinë e paradoksëve, anomalive, mediokritetëve, demagogjive dhe apsurditetëve të ndryshme infantile dhe anakronike të "polit-burokracisë së lartë" të kontinentit plak në Bruksel: Kohë me parë ishte bërë i ditur edhe "lajmi triumfal" mbi liberalizimin e vizave dhe beneficionet tjera të pakufijshme ndaj Serbisë dhe ca vendëve të tjera kriminale, luftënxitëse dhe ultranacionaliste (si Mali i Zi dhe Maqedonia si për shëmbull që i shtypin dhe diskrimojnë vazhdimisht shqiptarët e atjeshëm autokton dhe etnik)! Ndërkaq, për Kosovën dhe Shqipërinë ligje dhe standarde tjera. Të dyfishta mbase. Si ato ndaj Bosnje Hercegovinës ose Turqisë si për shëmbull!!! Apo, thënë dhe dekoduar dndryshe: Liri dhe të drejta të pakufijshme për "bogomilët e moderuar" apo mbase për " qytetarët ortodokso-katolik" të Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi etj. Dhe, sanksione, sfida, udhëkryqe të vazhdueshme dhe përkufizime të ndryshme retrograde, reaksionare, ekskluziviste dhe proteksioniste për shqiptarët , turqit ose "boshnjakët e muslimanizuar" nga ana e "burrave te forte" të "Evropës së bashkuar" me seli në Bruksel !(...)

Dhe...Shih ti! Tashti edhe bisedime të reja mes Prishtinës dhe Beogradit lidhur me statusin (tashmë të njohur dhe pranuar kombëtarish dhe ndërkombëtarisht të Republikës së Kosovës që nga 17 Shkurti i vitit 2OO8). Cinizëm i njohur me slogane dhe relikte të moçme ortodokso dhe sllavo-bizantine.

" Asgjë të re në ´prokurorinë´ dhe ´ senatin bizantin´të Romës, do thoshte atëbotë në antikë, Ciceroni.

Ndryshe nga kjo, Erich Frommi dhe vepra e tij e njohur me titull "Të je apo të ke" edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të jenë prezent dhe tepër aktual në forma dhe menyra të ndryshme akute ose kronike tek shtetët dhe shoqëritë e ndryshme kapitaliste dhe "demokratike" në një kontekst të përgjithshëm ose multidimensional të fjalës.Në "kapitalizmin" dhe "demokracinë e re"(lëxo:unimikistane,eulexiane,ahtisariane etj..) të Kosovës sidomos.Kjo në radhë të parë duke e vënë theksin në neurozat,psikozat, depresionet, destruktivitetët, padrejtësitë dhe anomalitë e njohura shtetërore, nacionale, politike,ushtarake, administrative,juridike, sociale,kulturore,informative, ekonomike,diplomatike dhe të tjera të shtetit dhe shoqërisë kosovare në pothuajse të të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme të jetës.

Ndërkohë që Erich Frommi në veprën e tij "Të jesh apo të kesh"(ose,´ të je apo te ke´?!) në radhë të parë angazhohet për njeriun e lirë, për njeriun e suksesshëm, të pasur dhe sovran në kuptimin e plotë të fjalës. Për edukatën, kulturën, arsimimin,rezonansën, përformansën, guximin, forcën,refleksionet, individualitetin, subjektivizmin, ekskluzivitetin, dinjitetin, integritetin dhe spontanitetin e tij.

Përgjigjen në pyetjen se çka dhe për çfarë është në të vërtetë njeriu ose indivi në shoqëri?Erich Frommi e projekton dhe sendërton mbi supstratin, kuptimin dhe dimensionin e gjërë sociopsikologjik dhe antropologjik. Mbase,mbi themelët dhe analizat e thella sociale, shoqërore dhe psikologjike mbi njeriun dhe shoqërinë njerëzore në përgjithësi.Duke iu dhënë kështu përparësi ,ambiguitet ose një prioritet të plotë anës humane dhe etike (Condito Humana) dhe asaj shkencore dhe metodologjike (Sciennce of Man) të njeriut ose sojit njerëzorë ose qytetar. Ndonëse, pa i harruar këtu ligjet dhe teoritë e njohura evolutive dhe fiziko-organike të Darvinit etj.Por..!.Të ndodhurit e vazhdueshëm (ose të përhershëm) dikund në mes "fenomenologjisë së shpirtit" dhe "fenomenologjisë së botës ose natyrës" sipas Hegelit dhe Russelit ( për të mos thënë këtu në mes "profecisë" dhe "blasfemise " së pergjithshme universale ose globaliste të mbinjerëzve ose "supermenëve të ri" politik, ushtarak , industrial dhe ekonomik të globit dhe kontinentit tonë! )-na bëjnë të reflektojmë paksa me ndryshe në një kohë kur durimi ose vetëbesimi ynë së bashku me "intelegjencën emocionale"(Lëxo:emocionet e përmbajtura,racionale dhe intelegjente në raport me qëllimet, vizionet dhe idealet supreme të kombit dhe atdheut tonë) tek pjesa me e madhe e qytetarëve dhe lidershpit tonë vazhdojnë të përceptohen dhe akceptohen si faktorët dhe predikatorët kryesorë dhe determinant në kuadrin e sociopsikologjisë temporale dhe pozitiviste. (...)

Janë kohë sprovash dhe testimësh të ndryshme të atyre që po mplakën ndaj të tjerëve(neve) që po vijmë. Apo, të jetosh dikundi mes ´lirisë së rrezikuar´dhe "robërisë se qetë"? Hëpërhë kjo duket se është dilema kryesore ose substanciale.

Sidoqoftë, në këtë rast, përveç Zotit, Lindjes së Diellit dhe Aleatëve të njohur ndërkombëtar :Në Anën Tonë kësaj radhe i kemi edhe kohën, vetëvetën dhe vitalitetin tonë në të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme.Kemi potenciale dhe resurse të shumëta njerëzore, natyrore dhe të tjera. Na i ka Falur ose Blatuar Zoti.

Kërkohët pra punë, durim, urtësi e madhe, përkushtim dhe pjekuri maksimale në këtë sfond.Rruga deri Atje nuk ëhtë edhe aq e largët si dikur (...).

Në të kundërten, përveç shumë faktorëve të tjerë që i cekëm shkarazi me lartë: Në këtë kuader duhet menduar dhe reflektuar paksa me thellë edhe mbi rolin, ndikimin dhe funksionin e njohur të faktorit fetar ose religjoiz dhe psiko-social(lexo: psikologjinë sociale) si dhe në natyrën ose karakterin e cështjëve(fenomenëve) dhe aspektëve të mesipërme (përjashtuese dhe protekcioniste) të strukturave ose nomenklaturave të ndryshme konjukturale dhe manufakturale-ideologjike të kontinentit plak.Dhe, kjo gjithmonë duke u mbështetur ose bazuar në faktin e njohur sipas të të cilit:Njëra ndër arritjet dhe përparimet me të fuqishme në fushën e përgjithshme të psikoanalizës individuale dhe asaj kolektive qëndron në zhdukjen ose eliminimin e dallimëve ose diferencimëve të ndryshme(inekzistente ose spekultative) në mes psikologjisë sociale dhe asaj personale ose individuale.Shih për këtë,Zigmund Frojdi me plot të drejtë konstaton se nuk ekziston( është inekzistente) e ashtuquajtura "psikologjia individuale" e një personi të caktuar ose individi i cili ndodhët i izoluar nga shteti, shoqëria apo nga mjedisi i gjërë shoqërorë ose qytetar. Përse kjo ? Sepse, gjithnjë sipas Frojdit, në këtë drejtim nuk mund të ketë njerëz ose individ të izoluar ose të përjashtuar nga ndikimët dhe refleksionët e ndryshme shoqërore, shtetërore,qytetare, fetare,kulturore, politike, ushtarake etj.Pra, nuk mund të ketë "Homo psychologicus" apo "Robinson Cruso" të ndryshëm psikologjik , ashtu siç mund të ketë "Robinson Cruso" apo "Homo oeconomicus" të ndryshëm social ose ekonomik në teoritë klasike të shtetit dhe ekonomisë politike të Perëndimit që nga antika e gjer me sot.

Ç´është e vërteta: Psikologjia(ose psikoanaliza) individuale e Perëndimit në radhë të parë e trajton njeriun ose personin si "ego" apo si individ në atë menyrë që mëpastaj t´i studioi dhe analizoi kahët, udhët, përcaktimet ose drejtimët e shpirtërore, emocionale, intelektuale, profesionale dhe të tjera të personit ose individit në raport me qëllimet, arritjet , zhvillimët dhe përparimet e gjithëmbarshme globale ose univerzale, gjegjësisht,shoqërore ose kolektive të popullit ose vendit të tij përkatës ose respektivë. Të cilat do duhet të ishin analoge, koherente,komparative dhe harmonike me vullnetin, egon dhe emocionët e ndryshme( intelegjente ose jointelegjente) të një njeriu ose individi të caktuar shoqërorë ose politik.

Në këtë prizëm,"psikologjia individuale" në raste shumë të rralla ose të jashtëzakonshme mund të (mos) ketë ndikime ose influenca të ndryshme eksterne ose eksplikative në marëdhënjët ose raportët e personit ose individit ndaj të tjerëve. Respektivisht, ndaj njerëzve, popullit, shtetit , shoqërisë dhe lidershipit të përgjithshëm shtetëror ose politik.

E kundërta e saj janë personat ose individët e ndryshëm me të meta ose aftësi të përkufizuara shpirtërore, emocionale , fizike ose mentale-psikologjike. Ku në jetën ose ´botën e çrregulluar shpirtërore-emocionale´ ose mentale-psikologjike të personave ose individëve të mesipër, gjithmonë ose vazhdimisht sikur ndodhët (ekziston) ´ai´apo një " dikush tjetër" si rival, si armik, si kundërshtar,si objekt,subjekt, si sfidues apo si pengues i projektëve dhe planimetrive të tij individuale dhe kolektive.Kjo, pavarësisht, asaj se dikush tjetër prap mund të jetë edhe si shëmbull,si idol, arketip,inspirues,ndihmës,udhërrefyes,sinonim, bashkëpunëtor, mik, partner dhe aleat besinik i projektëve dhe qëllimëve të tij.

Në këtë kontekst të suspektshëm dhe tepër dubioz, si duket në traditën, mentalitetin, kulturën dhe psikologjinë e brëndshme(emocionale) të disa individëve ose peronave të ndryshëm introvert, infantil, mizantrop dhe egocentrik, si duket ende vazhdojnë të sundojnë ose ambivalojnë sloganët dhe reliktët e ndryshme mesjetare,bizantine, eksluziviste dhe egocentriko-protekcioniste nga e kaluara e përgjithshme mesjetare ose arkiake?! Si fobia, paranoja, depresioni, melankolia, malicioziteti, skizofrenia, demgogjia, urrejtjet e ndryshme individuale dhe kolektive e kështu me radhë. Në këtë menyrë edhe Psikologjia Individuale (në kuptimin e saj të gjithëmbarëshëm dhe akceptues) që nga themelët ose fillimët e saj dhe gjer me sot ngeli si të thuash e "kurorëzuar" ose e pandarë nga Psikologjia Sociale(Socio-psikologjia) e shtetëve dhe shoqërive të ndryshme industriale dhe teknologjike të Perëndimit ku bazat ose themelët e shtetëve ose "demokracive të larta" evroperëndimore jo rrallë duhet kërkuar në "polisin" e dikurshëm antik të Athinës -para mëse 23OO vitësh!

Atëherë pra kur mbi 8O % e qytetarëve athinas, spartian, lakonez etj. ishin të përjashtuar (suspenduar) nga shteti dhe "demokracia e lartë" e "polisit" të Athinës.

vazhdim...

 


Më të komentuarat