Instituti pėr Studime Kushtetuese dhe Parlamentare (ISKP) ka reaguar pėrkitazi me paraqitjet e shpeshta publike nė media tė Kryetarit tė Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Kosovės, Enver Hasani.
ISKP, si Institut i specializuar pėr ēėshtje kushtetuese duke ndjekur me vėmendje punėn e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Kosovės, gjykatė kjo qė nė tė gjitha vendet mban epitetin e gardianit tė kushtetutės, kėsisoj kemi vėrejtur njė element tė rėndėsishėm i cili na ka rėnė nė sy tash e sa kohė! Kemi qenė dėshmitarė tė prononcimeve tė shpeshta publike (nė media) tė kryetarit tė Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Kosovės, madje disa herė edhe pėr ēėshtje tė ndryshme politike qė nuk lidhen fare me Gjykatėn Kushtetuese, thuhet nė reagimin e kėtij Instituti.
ISKP, si Institut i specializuar pėr ēėshtje kushtetuese duke ndjekur me vėmendje punėn e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Kosovės, gjykatė kjo qė nė tė gjitha vendet mban epitetin e gardianit tė kushtetutės, kėsisoj kemi vėrejtur njė element tė rėndėsishėm i cili na ka rėnė nė sy tash e sa kohė! Kemi qenė dėshmitarė tė prononcimeve tė shpeshta publike (nė media) tė kryetarit tė Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Kosovės, madje disa herė edhe pėr ēėshtje tė ndryshme politike qė nuk lidhen fare me Gjykatėn Kushtetuese, thuhet nė reagimin e kėtij Instituti.
ISKP e vlerėson shqetėsues kėtė fakt, i cili lidhet direkt me kredibilitetin dhe rėndėsinė e vetė Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Kosovės, pasi kjo mėnyrė ėshtė edhe nė kundėrshtim me praktikat e gjykatave mė tė avancuara kushtetuese nė mbarė globin, madje nė shumė vende tė tjera kryetari i Gjykatės Kushtetuese ėshtė personi i fundit qė shpreh mendime pėrmes prononcimeve mediale pėr ēėshtjet e caktuara, e aq mė shumė ato politike.
Nė kėtė kontekst ISKP ka analizuar praktikat e vendeve mė tė avancuara sa i pėrket funksionimit tė Gjykatės Kushtetuese, si dhe sjelljen e saj nė raport me prononcimet mediale dhe ka vėrejtur qė kryetari i Gjykatės, e aq mė pak gjyqtarėt janė shumė tė rezervuar nė raport me paraqitjet publike nė media. Kėsisoj Neni 18 paragrafi 2 i ligjit pėr Gjykatėn Kushtetuese Federale nė Gjermani, i lejon gjyqtareve nė Gjykatėn Kushtetuese qė ata tė shprehen vetėm nė cilėsi tė ekspertit pėr njė ēėshtje tė caktuar, e cila nuk ėshtė objekt shqyrtimi nė gjykatė, thuhet tutje.
Situatė e ngjashme, sikur nė Gjermani, sipas ISKP-sė ėshtė edhe nė Spanjė, ku kryetari dhe gjyqtarėt janė tė rezervuar sa i pėrket prononcimeve publike, sidomos pėr ēėshtje qė janė nė shqyrtim ose janė shqyrtuar nė Gjykatėn Kushtetuese.
Edhe vendi ku ka lindur Gjykata Kushtetuese Austria, ka instaluar kufizime karshi paraqitjes publike tė Kryetarit dhe Gjyqtarėve. Nė Austri nė rregullat e Gjykatės Kushtetuese theksohet vetėm roli menaxhues i kryetarit tė gjykatės dhe i nėnvizohet hapėsira e pjesėmarrjes nė ceremoni te ndryshme, por specifikohet se fjalimet publike tė kryetarit duhet tė ndėrlidhen me pozitėn e tij reprezentative dhe asnjėherė pėrmbajtjesore. Nė bazė tė kėsaj i bie qė fjalimet publike tė Kryetarit tė Gjykatės nė Austri janė shumė tė kufizuara dhe asnjėherė nuk nėnkuptojnė prononcimin e tij pėr ēėshtje qė shqyrtohen apo janė shqyrtuar in meritum nė Gjykatėn Kushtetuese, thuhet nė reagimin e ISPK-sė.
Kėta kanė pėrmendur edhe rastin e Shqipėrisė ku Gjykata Kushtetuese nė vitet e para tė themelimit tė saj, e veēanėrisht kryetari i saj ndiqte njė politikė shumė aktive nė raport me media duke u prononcuar pėr ēėshtje tė ndryshme pėrfshirė edhe komentimin e vendimeve, por kjo praktikė u ndryshua shumė shpejtė, sepse u pa qartė qė po degradohet Gjykata Kushtetuese e kėtij vendi!
ISKP ka vėrejtur qė rregullativa ligjore e Gjykatės Kushtetuese nė Republikėn e Kosovės sa i pėrket relacionit me media tė kėsaj gjykate nuk thotė diēka mė shumė, pėrpos neni 19 tė Rregullores sė Gjykatės Kushtetuese i cili e rregullon nė mėnyrė tė pėrgjithshme dhe indirekte ēėshtjen e qasjes sė kėsaj gjykate nė publik: Tė gjithė gjyqtarėt, Sekretari i Pėrgjithshėm dhe personeli i Sekretariatit, dhe kėshilltarėt ligjorė nuk shprehin nė publik kurrfarė komentesh dhe mendimesh nė lidhje me ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me lėndėt qė i janė parashtruar ose qė mund ti parashtrohen Gjykatės, pėrveē nėse pėrcaktohet ndryshe nė kėtė Rregullore, citohet 19 i Rregullorės sė kėsaj gjykate.
Duke parė me shqetėsim kėtė gjendje tė krijuar nė Gjykatėn Kushtetuese tė Republikės sė Kosovės dhe duke parė praktikat e Gjykatave tė tjera Kushtetuese nė vendet me traditė nė Gjyqėsinė Kushtetuese, ISKP jep kėto rekomandime:
Kryetari i Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Kosovės tė jetė i rezervuar karshi paraqitjes sė tij nė media, me theks tė veēantė tė rezervohet nė komentimin e rasteve qė janė shqyrtuar dhe qė po shqyrtohen in meritum nė Gjykatėn Kushtetuese ose vendimeve tė kėsaj gjykate, paraqitja e tij tė kufizohet vetėm nė dhėnien e mendimeve profesionale nė cilėsinė e ekspertit si dhe prezantimin e mbarėvajtjes sė punės sė Gjykatės nė cilėsinė reprezentative dhe menaxhuese tė saj; Paraqitja e shpeshtė dhe qasja e tillė nė raport me publikun, e nė veēanti deklarimet e shpeshta nė media rrezikon kredibilitetin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Kosovės si dhe degradon nė masė tė madhe rolin qė ka kjo gjykatė nė sistemin juridik dhe kushtetues tė Republikės sė Kosovės, kjo po ashtu mund tė krijojė efekte kontraproduktive dhe qasje iluzioniste pėr rolin e kėsaj gjykate; Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Kosovės duhet tė plotėsojė ose standardizoj kornizėn ligjore, konform praktikave mė tė mira sa i pėrket rasteve dhe mėnyrės sė paraqitjes nė medie tė zyrtarėve e veēanėrisht kryetarit tė Gjykatės Kushtetuese; Gjykata Kushtetuese nuk duhet tė ngatėrrojė teorinė e ashtuquajtur tė aktivizmit gjyqėsorė (politikėn aktive) tė Gjykatės Kushtetuese, sepse kjo teori nuk nėnkupton edhe aktivizmin nė relacion me paraqitjen dhe komentimin e akteve tė Gjykatės Kushtetuese nė media, por nėnkupton aktivizmin nė kuptimin e kryerjes sė punėve qė i takojnė kėsaj gjykate.

Më të komentuarat