Me rastin e pėrvjetorit tė rėnies sė Heroit tė Kosovės, Enver Zymberi, tė enjten ėshtė mbajtur Akademi pėrkujtimore, nė tė cilėn u vlerėsua lartė sakrifica e tij, pėr vėnien e rendit dhe ligjit nė tėrė territorin e Republikė sė Kosovės. Nė akademi gjithashtu u tha se Enveri do tė mbahet mend, nė historinė mė tė re tė Kosovės pėr guximin, dashurin, pėrkushtimin dhe vullnetin pėr ndėrtimin e shtetit demokratik.
Enveri do tė mbahet mend, nė historinė e re tė Kosovės pėr guximin, dashurinė, pėrkushtimin dhe vullnetin pėr ndėrtimin e shtetit demokratik, shtetit nė tė cilin betohen tė gjithė pėr sundim tė rendit dhe ligjit. Ai ra nė krye tė detyrės sė shenjtė tė zbatuesit tė ligjit, nė betejėn pėr tė ruajtur rendin kushtetues dhe pėr tė zbatuar ligjin nė tėrė territorin e Republikės sė Kosovės. Shėmbėlltyra njerėzore e Enver Zymberit, heroit tė Kosovės dhe pėrkushtimi i tij, profesional pėr pėrmbushjen e detyrės do tė kujtohet me mburrje dhe nderim, por gjithmonė si shembull i sakrificės nga tė gjithė qytetarėt e Republikės sė Kosovės, ka thėnė ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi. /Kosovapress/
Me kėtė rast, ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi, theksoi se heroi i Kosovės, Enver Zymberi ka lėnė njė gjurmė tė pa shlyer nė historinė e re tė Kosovės. Sipas tij, Enveri Zymberi bėri qė rendi dhe sundimi i ligjit tė funksionoj nė tėrė territorin e Republikės sė Kosovės.
Enveri do tė mbahet mend, nė historinė e re tė Kosovės pėr guximin, dashurinė, pėrkushtimin dhe vullnetin pėr ndėrtimin e shtetit demokratik, shtetit nė tė cilin betohen tė gjithė pėr sundim tė rendit dhe ligjit. Ai ra nė krye tė detyrės sė shenjtė tė zbatuesit tė ligjit, nė betejėn pėr tė ruajtur rendin kushtetues dhe pėr tė zbatuar ligjin nė tėrė territorin e Republikės sė Kosovės. Shėmbėlltyra njerėzore e Enver Zymberit, heroit tė Kosovės dhe pėrkushtimi i tij, profesional pėr pėrmbushjen e detyrės do tė kujtohet me mburrje dhe nderim, por gjithmonė si shembull i sakrificės nga tė gjithė qytetarėt e Republikės sė Kosovės, ka thėnė ministri Rexhepi.
Ndėrkaq, drejtori i policisė sė Kosovės, Shpend Maxhuni duke vlerėsuar lartė guximin dhe sakrificėn e heroit, Enver Zymberi, theksoj se Enveri ra heroikisht nė detyrė, duke pėrmbushur me nder dhe krenari misionin e besuar shtetėror, i cili, sipas tij, do tė jetė frymėzim edhe pėr tė gjithė pjesėtarėt e Policisė pėr tė shėrbyer nė mėnyrė tė dinjiteteshme pėr qytetarėt dhe shtetin e Kosovės.
Vepra e Enver Zymerit, heroit tė Kosovės, ėshtė njė heroizėm i llojit tė vetė, pėr tė pėrmbushur me nder dhe krenari misionin e besuar shtetėror. Heroizmi i shfaqur me dinjitet tė lartė qytetar i cili do tė mbetet pėrherė nė historinė Kosovės. As dorasit e as dorėkėqijtė e Kosovės nuk do tė na ndalin e as nuk do tė pengojnė Policinė e Kosovės nė pėrmbushjen e detyrave tė shenjta para qytetarėve tė saj. Tė kota janė pėrpjekjet e pėrgjegjėsve, pėr ti ikur drejtėsisė herėt ose vonė ata do ballafaqohen me drejtėsi. Policia e Kosovės duke ndjekur vizionet dhe objektivat, por edhe amanetin e Enver Zymerit do tė vazhdoj qė me krenari, ndershmėri dhe profesionalizėm dhe guxim tė ofroj siguri pėr qytetarėt e saj, ka thėnė Maxhuni.
Nė emėr tė familjės, me njė fjalė rasti, tė pranishmit i ka pėrshėndetur, Egzon Zymberi, vėllai i heroit Enver Zymeri, i cili shpalosi njė dėshirė pėr tė ardhmen e veriut tė vendit.
Kam shpresė dhe bindje se pėrvjetorėt tjerė do ti shėnojmė me Mitrovicėn e bashkuar. Qoftė i pėrhershėm kujtimi pėr martirėt dhe heronjtė e Republikės sė Kosovės, ka thėnė Zymeri.
Nė fund u shfaq edhe njė program artistik.
Enver Zymberi, ra heroikisht njė vit mė parė gjatė njė aksioni policor pėr tė venė nė kontroll, pikat kufitare 1 dhe 31 nė veri tė Kosovės. Ai u dekorua nga presidentja e vendit me urdhrin heroi i Kosovės. /Kosovapress/



Më të komentuarat