Ministria e Diasporės kohė mė parė ka filluar pėrgatitjet e veta pėr pritjen e bashkatdhetarėve gjatė sezonit tė verės, ku fluksi i tyre ėshtė mė i madh se kurrė gjatė vitit. Ditėt e mėrgatės nė Kosovė ėshtė njė aktivitet, qė sipas zyrtarėve tė kėsaj ministrie, tashmė ėshtė bėrė manifestim tradicional. Po ashtu edhe institucionet e tjera, si Policia e Kosovės kanė bėrė pėrgatitjet e tyre tė nevojshme qė bashkatdhetarėt tė mos presin nė radhė gjatė hyrjes sė tyre pėr nė Kosovė. Kurse, sa i pėrket polisave tė sigurimit, ato nuk kanė pėsuar rėnie sivjet, por sipas zyrtarėve tė Byrosė Kosovare pėr Sigurime, ato do tė kushtojnė aq sa ishin vitin e kaluar.
Xhevdet Sfarēa, kėshilltar i ministrit tė Diasporės, Ibrahim Makolli, i ka thėnė Kosovapressit se kjo ministri i ka bėrė tė gjitha pėrgatitjet qė ti pres sa mė mirė qė ėshtė e mundur bashkatdhetarėt, nė mėnyrė qė ata ti kalojnė sa mė mirė pushimet e tyre nė vendlindje.
Pėrgatitje pėr pritjen e bashkatdhetarėve po bėjnė edhe policia e Kosovės. Zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės, Baki Kelani, i ka thėnė Kosovapressit se i kanė bėrė pėrgatitjet e nevojshme, si nė pikatė kufitare, nė mėnyrė qė bashkatdhetarėt tė mos presin nė radhė tė gjata, por gjithashtu kanė bėrė pėrgatitjet edhe nė sigurinė e komunikacionit rrugor.
Xhevdet Sfarēa, kėshilltar i ministrit tė Diasporės, Ibrahim Makolli, i ka thėnė Kosovapressit se kjo ministri i ka bėrė tė gjitha pėrgatitjet qė ti pres sa mė mirė qė ėshtė e mundur bashkatdhetarėt, nė mėnyrė qė ata ti kalojnė sa mė mirė pushimet e tyre nė vendlindje.
Ministria e Diasporės si ēdo vit tjetėr ėshtė duke i bėrė pėrgatitjet qė ti pres mėrgimtarėt nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme, i kemi disa organizime, disa projekte, njė nga ato qė ėshtė i pėrvjetshėm ėshtė edhe Ditėt e mėrgatės nė Kosovė, ku pėrmes aktiviteteve tė ndryshme Ministria e Diasporės pret mėrgimtarėt dhe synon qė ata tė kenė njė pushim sa mė tė relaksuar nė Kosovė. Do tė veēoja pėr shembull aktivitetet qė do tė organizohen nė bashkėpunim me komunat, siē janė promovimi i librave, koncerte tė ndryshme, ka thėnė ai.
Gjatė kohės sė pushimeve nė vendlindje, bashkatdhetarėt kanė nevojė edhe tė pajisen me dokumente tė nevojshme tė Republikės sė Kosovės, vazhdimin e tyre etj.
Lidhur me kėtė, zyrtarė tė Ministrisė sė Diasporės thonė se kanė bėrė kėrkesė qė gjatė kohės sė pushimeve tė bashkatdhetarėve tė shtohet numri i sporteleve, nė mėnyrė qė qytetarėt tė mos humbin kohė pėr nxjerrjen e dokumenteve. Mirėpo, zyrtarė tė Ministrisė sė Diasporės kanė sugjeruar qė bashkatdhetarėt pėr nxjerrje dokumentesh tu drejtohen edhe konsullatave tė Republikės sė Kosovės nė shtetet pėrkatėse ku ata jetojnė.
Ne kemi kėrkuar qė tė shtohen sportelet, tė shtohet numri i tyre. Por tė mos harrojmė edhe njė fakt qė Kosova tashmė ka konsullatat e veta tė Kosovės jashtė vendit dhe kjo paksa ia ka lehtėsuar punėn dhe ėshtė vėrejtur edhe vjet qė shumė mėrgimtarė dhe ne ftojmė ata qė nė kohėn kur ata kanė kohė dhe nė kohėn kur ata nuk mund tė vijnė nė Kosovė, sepse janė tė ngarkuar me punėt e tyre jashtė vendit, qė tė aplikojnė pėr nxjerrjen e kėtyre dokumenteve, sepse tė njėjtat nxirren nė konsullatat qė i ka hapur Republika e Kosovės, ka thėnė ai.
Pėrgatitje pėr pritjen e bashkatdhetarėve po bėjnė edhe policia e Kosovės. Zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės, Baki Kelani, i ka thėnė Kosovapressit se i kanė bėrė pėrgatitjet e nevojshme, si nė pikatė kufitare, nė mėnyrė qė bashkatdhetarėt tė mos presin nė radhė tė gjata, por gjithashtu kanė bėrė pėrgatitjet edhe nė sigurinė e komunikacionit rrugor.
Policia e Kosovės, sikurse edhe viteve tė tjera edhe nė kėtė vit ka bėrė pėrgatitjet e nevojshme, si nė pikė kalimet kufitare ashtu edhe nė kuadėr tė rendit publik dhe tė komunikacionit rrugor. Nė pikė kalimet kufitare kemi ngritė kapacitetet e burimeve njerėzore qė tju mundėsojmė njė kalim mė tė lehtė tė qytetarėve, tju mundėsojmė shkurtimin e pritjeve tė mundshme qė mund tė krijohen gjatė sezonit veror dhe po ashtu ekziston edhe marrėveshja nė mes tė dy shteteve, pra Republikės sė Kosovės dhe tė Shqipėrisė qė tu mundėsohet kalimi kufitar nė mes kėtyre dy shteteve, kalimi hyrje-hyrje, dalje-dalje, pra tė bėhet vetėm njė kontroll qė tė mos bėhen pritje tė gjata tė qytetarėve, bashkatdhetarėve tanė qė mund tė kalojnė nė atė pjesė, ka thėnė ai.
Ai ka shtuar se lidhur me lehtėsimin e hyrjes sė bashkatdhetarėve pėr nė Kosovė, Policia e Kosovės ka tė pėrgatitur edhe planin operativ tė komunikacionit rrugor, i cili quhet Sezoni Veror, plan ky qė sipas tij, parasheh ngritjen e kapaciteteve kufitare tė trafikut qė tė jenė nė pikat kyēe ku kėrkohet frekuenca mė e shtuar e zyrtarėve policorė nė mėnyrė qė tė mundėsojmė qarkullimin mė tė mirė tė trafikut dhe ri orientimin aty ku ka nevojė.
Kelani tha se kanė bashkėpunim me tė gjitha institucionet qė lidhen nė kėtė drejtim, me tė cilat sipas tij, Policia e Kosovės ka pasur edhe takime, nė mėnyrė qė tė krijohen kushte sa mė tė mira pėr qytetarėt dhe bashkatdhetarėt.
Gjithashtu, njė dukuri tjetėr qė bashkatdhetarėt tanė ballafaqohen me tė hyrė nė vendlindje ėshtė edhe ēėshtja e policave tė sigurimit. Ata i paguajnė ato me tė hynė nė Republikėn e Kosovės. Lidhur me kėtė, Byroja Kosovare pėr Sigurime (BKS) i ka thėnė Kosovapressit pėrmes postės elektronike se janė aktiv 24 orė dhe janė tė gatshėm tė operojnė me sukses edhe gjatė sezonit tė mėrgimtarėve.
Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) ėshtė aktive 24 orė nė ditė, qė do tė thotė se ne jemi nė gatishmėri vazhdimisht, pra edhe gjatė kohės kur bashkatdhetarėt tanė vizitojnė Kosovėn, thuhet nė pėrgjigjen e BSK-sė.
Mirėpo, kjo byro si duket kėsaj here nuk e ka ndėrmend tė bėjė ndonjė zbritje nė ēmimin e policave. Ata thonė se ēmimet do tė jenė ashtu siē kanė qenė vitin e kaluar.
BKS nė vitin e kaluar ka bėrė zbritje maksimale tė tarifave pėr policat e sigurimit kufitar, dhe tash pėr tash do tė vlejnė tarifat aktuale, thuhet nė pėrgjigjen e BSK-sė.
BSK-ja njofton se procedura e pagesave pėr policėn e sigurimit ėshtė e njėjtė sikur nė vitin e kaluar dhe pagesa bėhet me para Cash (me para nė dorė).
Kurse sa i pėrket pikave tė shtuara tė kėsaj byroje gjatė kėtij sezoni, ata kanė thėnė se kjo nuk varet prej tyre, por thonė se aty ku ka pika tė rregullta kufitare, aty ėshtė edhe BKS-ja, duke shtuar se nėse hapet ndonjė vendkalim i ri kufitar sigurisht qė edhe BKS-ja do tė jetė e pranishme./Kosovapress/



Më të komentuarat