Komuna e Ferizajt dhe organizata CDI nga Zvicra kanė arritur njė marrėveshje bashkėpunimi, nė bazė tė sė cilės njė numėr fshatrash tė Ferizajt qė nuk e kanė tė zgjidhur problemin e ujit tė pijes do tė bėhen me rrjet tė ujėsjellėsit.
Vlera totale e kėtyre projekteve tė ujėsjellėsit pėr fshatrat Sazli, Prelez i Muhaxherėve dhe Prelez i Jerlive si dhe Papaz do tė jetė rreth gjysmė milioni euro. Ndėrsa pėr projektin e ujėsjellėsit tė filluar mė herėt kėetė vit nė fshatin Greme dhe Rakaj do tė investohen 533 mijė euro. Pėr tė dy projektet, sė bashku me qeverinė zvicerane, atė tė Kosovės dhe Komunės sė Ferizajt, do tė investohen 963 mijė euro.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, pėrfaqėsuesi i CDI-sė, Astrit Vokshi dhe drejtori i kompanisė rajonale tė ujėrave "Bifurkacioni", Faton Frangu, nėnshkrues tė marrėveshjes, janė zotuar se kjo marrėveshje shumė shpejt do tė jetėsohet me projekte konkrete. Sipas marrėveshjes, fshatrat Sazli, Prelez i Muhaxherėve, Prelez i Jerlive dhe Papaz, do tė bėhen me rrjet tė ujėsjellėsit, duke ua zgjidhur mijėra banorėve tė kėtyre lokaliteteve njė problem mjaft tė mprehtė me tė cilin ishin pėrballur prej vitesh, sa pėr mungesė tė ujit tė pijshėm, aq edhe kualitetin e tij.
Me kėtė rast, kryetari i komunės sė Ferizajt, Agim Aliu, ka vlerėsuar lart nėnshkrimin e kėtyre marrėveshjeve, duke thėnė se po punohet shumė nė tė mirė tė tė gjithė qytetarėve.
Vėrtet kėto marrėveshje janė shumė tė rėndėsishme pėr qytetarėt ferizajas, pėr shkak se po u zgjidhet njė problem jetik i tyre, problemi i furnizimit me ujė tė pijshėm, ka thėnė Aliu, duke falėnderuar CDI-nė dhe Qeverinė Zvicerane pėr tė gjitha projektet qė ka realizuar nė qytetin e Ferizajt, duke investuar miliona euro nė projekte kapitale tė ujit.
Nga ana tjetėr, pėrfaqėsuesi i CDI-sė, Astrit Vokshi, ka thėnė se qeveria zvicerane gjithmonė ėshtė e gatshme qė tė ndihmojė komunėn e Ferizajt, nė projekte tė cilat kanė tė bėjnė me rrjetin e ujėsjellėsit.
Ne si CDI do tė ndihmojmė edhe nė realizmin e projekteve tė tjera. Kėtė e bėjmė nė mėnyrė se secili qytetarė tė ketė ujė tė pijshėm, ka thėnė Vokshi.
Qeveria zvicerane qė nga paslufta nė qytetin e Ferizajt, ka investuar miliona euro, nė mėnyrė qė qytetarėt ēdo ditė e mė shumė tė kenė ujė sa mė cilėsor dhe me sasi tė mjaftueshme.
Vlera totale e kėtyre projekteve tė ujėsjellėsit pėr fshatrat Sazli, Prelez i Muhaxherėve dhe Prelez i Jerlive si dhe Papaz do tė jetė rreth gjysmė milioni euro. Ndėrsa pėr projektin e ujėsjellėsit tė filluar mė herėt kėetė vit nė fshatin Greme dhe Rakaj do tė investohen 533 mijė euro. Pėr tė dy projektet, sė bashku me qeverinė zvicerane, atė tė Kosovės dhe Komunės sė Ferizajt, do tė investohen 963 mijė euro.
Kėto janė projekte qė parashohin furnizimin me ujė tė pijshėm tė qytetarėve pėrmes shfrytėzimit tė kapaciteteve nėntokėsore ujore, pėrmes sistemit tė pompimit, ndėrsa realizimi i tyre fillon atėherė kur vėrtetohet sakėtsisht se ka rezerva tė mjaftueshme nėntokėsore tė ujit.

Më të komentuarat