Presidenti i Shqipėrisė Bamir Topi ka vizituar sot herėt nė mėngjes familjen Jashari nė Prekaz, ku u prit nga Rifat Jashari, vėllai i komandantit lengjendar Adem Jashari.
Edhe pse sipas agjendės zyrtare, ishte planifikuar qė presidenti tė bėnte homazhe nė Kompleksin Memorial nė Prekaz ku prehen trupat e Adem Jasharit me familje, tė cilėt ranė pėr lirinė e Kosovės, kjo vizitė nuk ėhstė realizuar. Sipas burimeve tė Kosovapress, kjo vjen si pasojė e njė lėndimi tė lehtė nė kėmbė tė presidentit shqiptar Topi. Megjithatė kurora lulesh pranė varrit tė Adem Jasharit ka vendosur bashkėshortja e presidentit, zonja e parė Teuta Topi.
Ėshtė njė emocion i veēantė qė ndodhem nė familjen e Adem Jasharit, tha me kėtė rast presidenti Topi, megjithėse kjo nuk ėshtė hera e parė qė ai ndodhet nė Prekaz. Topi tha se vjen kėtu pėr tė satėn herė sepse ky vend simbolizon mė shumė se ēdo vend tjetėr nė Kosovė atė qėndresė tė jashtėakoznshme dhe ato sakrifica tė panumėrta qė kanė bėrė qytetarėt e Kosovės. Ai e ka cilėsuar familjen Jashari si familja emblemė e tė gjithė shqiptarėve. Duke folur pėr figurėn e heroit Adem Jashari, presidenti Topi tha se trimi legjendar historinė e tij e ka shkruar me shkronja tė arta dhe se jo vetėm Kosova, por mbarė shqiptarėt krenohen me kėtė trim tė madh.
Sa herė qė vijė te familja Jashari shoh njė rigjenerim tė saj dhe sa herė qė e gjej me mė shumė njerėz, tha Topi.
Ndėrsa Rifat Jashari nė emėr tė familjes e ka falėnderuar presidentin pėr vizitėn e tij nė Kullė. E falėnderoj gjithė popullin shqiptar, i cili qė nga ajo ditė nuk na lė vetėm, tha me kėtė rast ai.
Edhe pse sipas agjendės zyrtare, ishte planifikuar qė presidenti tė bėnte homazhe nė Kompleksin Memorial nė Prekaz ku prehen trupat e Adem Jasharit me familje, tė cilėt ranė pėr lirinė e Kosovės, kjo vizitė nuk ėhstė realizuar. Sipas burimeve tė Kosovapress, kjo vjen si pasojė e njė lėndimi tė lehtė nė kėmbė tė presidentit shqiptar Topi. Megjithatė kurora lulesh pranė varrit tė Adem Jasharit ka vendosur bashkėshortja e presidentit, zonja e parė Teuta Topi.

Më të komentuarat