Nė Gjykatėn e Hagės po vazhdon seanca pėrmbyllėse e procesit tė pjesshėm gjyqėsor ndaj ish-kryeministri tė Kosovės, Ramush Haradinaj dhe dy ish-bashkėluftėtarėve tė tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, tė cilėt akuzohen pėr krime lufte tė kryera nė Kosovė, ku mbrojtja po vazhdon tė thotė fjalėn pėrfundimtare, kundėr provave tė paraqitura nga prokuroria.
Avokati mbrojtės i Idriz Blajt, Grey Smith, i ka thėnė trupit gjykues se prokuroria ėshtė mbėshtetur nė dėshminė e dėshmitarit 66, i cili ka thėnė se tė gjithė romėt qė nuk kanė dashur tė hyjnė nė UĒK janė sulmuar, apo se ata kanė pasur marrėdhėnie tė mira me serbėt. Por Smith ka thėnė se nė po tė njėjtin paragraf, dėshmitari 66 ka thėnė se tė gjithė ata shqiptarė qė nuk donin tė luftonin kundėr serbėve, janė viktimizuar.
Kurse Richard Harbi, avokat i Lahi Brahimajt, gjatė paraqitjes sė argumenteve tė tij, ka folur ndėr tė tjera pėr pretendimet e dėshmitarit 80, i cili, sipas avokatit, synon se kėrcėnimet pėr vdekje janė bėrė ndaj tij. Kėto pretendime janė hetuar nė thellėsi, me hollėsi, ku dėshmitarit iu treguan dokumente, me qėllim qė ai tė reagonte ndaj tyre. Gjithashtu, u hetuar nga UNMIK-u dhe nuk gjeti asgjė qė ta lidhte kėtė pretendim me UĒK-nė dhe, siē e kemi thėnė edhe ne aty, jeta e fshehtė e dėshmitarit 80 i ngjante njė jetė tė fshehtė tė Valter Mitit. Ai pretendon tė jetė gjithkund, tė ketė parė gjithēka. Por pėr mendimin tonė kėto pretendime mbėshteten nė sajesa, nė shpikje, nė gėnjeshtra, nė ato qė i kanė thėnė tė tjerėt dhe duhet tė kemi parasysh potencialin se mund tė jetė sugjeruar se nė kėtė mėnyrė ai do tė pėrfitonte ato qė ka pėrfituar si rrjedhojė e dėshmisė sė tij nė kėtė ēėshtje, ka thėnė ai. /Kosovapress/
Nė fillim tė kėsaj seance mbrojtja e Idriz Balajt ka vazhduar paraqitjen e argumenteve qė i kundėrshtojnė ato tė paraqitura nga prokuroria e qė i bėjnė pėrgjegjės tė pandehurit nė fjalė pėr gjoja krime lufte nė zonėn e Dukagjinit.
Mbrojtja e Balajt, gjatė paraqitjes sė dėshmisė, ėshtė fokusuar nė disa deklarata tė dėshmitarėve tė prokurorisė, e qė, sipas mbrojtjes, nuk kanė tė bėjnė me realitetin qė ka ndodhur nė atė kohė.
Avokati mbrojtės i Idriz Blajt, Grey Smith, i ka thėnė trupit gjykues se prokuroria ėshtė mbėshtetur nė dėshminė e dėshmitarit 66, i cili ka thėnė se tė gjithė romėt qė nuk kanė dashur tė hyjnė nė UĒK janė sulmuar, apo se ata kanė pasur marrėdhėnie tė mira me serbėt. Por Smith ka thėnė se nė po tė njėjtin paragraf, dėshmitari 66 ka thėnė se tė gjithė ata shqiptarė qė nuk donin tė luftonin kundėr serbėve, janė viktimizuar.
Dėshmitari 66 nė kėtė drejtim pėrshkruan historikun dhe pėrshkruan se si njerėzit qė pretendonin se ishin viktima paraqiten nė pikėn 1, siē pretendon pika 1 se ata kanė qenė viktima. Pra, UĒK-ja i ka sulmuar romėt sepse nuk janė futur nė tė, apo se ata apo familja e tyre kanė pasur marrėdhėnie tė mira me serbėt. Nė tė njėjtin paragraf thuhet se ata shqiptarė tė Kosovės qė nuk donin tė luftonin kundėr serbėve janė viktimizuar nga UĒK-ja, ka thėnė ai.
Avokati ka pėrmendur edhe dėshmi kundėrthėnėse nga dėshmitarėt, ku, sipas tij, ata kanė thėnė se nė atė kohė UĒK-ja ka sulmuar edhe njerėz tė LDK-sė dhe bashkėpunėtorė tė saj. Sipas tij, kjo bie nė kundėrshtim me njė pjesė tjetėr tė po atij paragrafi tė dėshmisė, tė cilėn prokuroria e lė jashtė procesit si fakt, e qė ka tė bėjė me atė se LDK-ja nė 97-ėn ka deklaruar publikisht se qėndron pas UĒK-sė.
Ėshtė interesant tė thuhet se njė nga dokumentet ku ėshtė mbėshtetur prokuroria ėshtė ajo e zotėri Stijeviē (dėshmia P121) qė pėrdorėt pėr tė thėnė se UĒK-ja ka sulmuar bashkėpunėtorė, por ajo qė e lė jashtė prokuroria ėshtė se nė tė njėjtėn deklaratė thuhet se nė 97-tėn LDK-ja publikisht deklaroi se ajo qėndronte pas UĒK-sė dhe se e mbėshteste, ka thėnė ai.
Po ashtu, sipas avokatit tė Balajt, Smith, nuk ka bazė qė e vėrteton pretendimin se klienti i tij ishte i njohur si njeri brutal dhe se i pėlqente dhuna. Ai ka thėnė se kur dėshmitari 17 u shty tė jepte dėshmi lidhur me vėrtetimin e kėtij pretendimi, ai nuk kishte ētė thoshte.
Nuk ėshtė fare bazė faktike pėr pretendimin e ngritur se Idriz Balaj ishte i njohur si njeri brutal dhe si i pėlqente dhuna. Nė fakt dėshmitari 17 kur u shty tė jepte fakt pėr tė mbėshtetur pretendimet e tilla, nuk kishte ētė thoshte, ka thėnė ai.
Smith, po ashtu, i ka tėrhequr vėrejtjen edhe sot prokurorit se ėshtė bazuar nė thashetheme tė dėshmitarėve mbi tė cilat ėshtė munduar ta vėrtetojė namin e zi ndaj Idriz Balajt.
Ėshtė thėnė nė mė shumė se njėherė tė mbėshtetėsh nė thashetheme ėshtė njėlloj sikurse tė kapėsh ujin me rrjetė dhe thashethemet. Fjalėt nuk janė ato mbi tė cilat mund tė mbėshtetet njė argument. Po tė shikosh nė dosjen e prokurorisė dhe po tė kujtosh qė u thanė ato tė hėnėn nuk ėshtė e drejtė qė tė pėrpiqesh qė fajėsinė e Balajt ta mbėshtetesh nė gjoja namin e keq qė vetė ato mbėshteten nė thashetheme. Nami i keq nuk zėvendėson provat, dėshmitė pėr tė provuar pėrtej dyshimit tė arsyeshėm se ai ishte i fajshėm, ka thėnė ai.
Lidhur me kėtė, avokati Smith ka thėnė se marrja dhe bazimi nė thashetheme ėshtė shkelje e ligjit, i cili e ndalon pėrdorimin e njė lloji tė tillė tė dėshmive.
Duke u mbėshtetur nė kėtė gjė, prokuroria gjithmonė ndjekė tri rrugė tė papėrshtatshme. Ato shkelim rregullin themelor tė drejtėsisė nė shkelje tė nenit 21, i cili ndalon pėrdorimin e njė lloj dėshmie tė tillė, pėr arsye pėrpjekjen pėr tė pėrcaktuar fajėsinė e zotėri Balajt duke u mbėshtetur nė kėto lloj dėshmie ėshtė e pabesueshme, ka thėnė ai.
Ai ka shtuar se thashethemet hapin kutinė e Pandorės dhe hapin njė dritare papėrgjegjshmėrie dhe qė skanė tė bėjnė fare me provat.
Kurse pėr dėshminė e dėshmitarit 80, avokati Smith ka thėnė se ai ėshtė njė gėnjeshtar, i cili e pėrdori vdekjen e vėllait tė tij pėr tė kėrkuar azil jashtė vendit, ku avokati mbėshtetjen nė dėshminė e kėtij dėshmitari e cilėsoi si tė rrezikshme.
Ai ėshtė gėnjeshtar. Ai gėnjeu nė lidhje me tė vėllain. E pėrdori vdekjen e vėllait tė tij pėr tė marrė azil politik duke trajtuar ēėshtjet mė tė rėndėsishme. Ai nuk ka ndėrgjegje. Ai ėshtė i gatshėm edhe kufomėn e vėllait ta pėrdorė pėr tė realizuar qėllimin e tij dhe juve ju kėrkohet qė ta besoni atė, tė mbėshteteni nė dėshminė e tij. Unė ju sugjeroj se ky ėshtė njė propozim i rrezikshėm, ka thėnė ai.
Njė kundėrthėnie tjetėr nė dėshminė e po kėtij dėshmitari ėshtė se, sipas mbrojtjes, ai kishte pretenduar se e kishte parė Idriz Balajn nė Jabllanicė, gjė tė cilėn nuk e kishte vėrtetuar nėna e kėtij dėshmitari, e cila po ashtu ishte me tė.
Ai pretendoi se e kishte parė Idriz Balajn nė Jabllanicė. Prokuroria nuk bėri pėrpjekje pėr ta verifikuar identifikimin e tij (tė Balajt). Nėna e tij nuk e vėrtetojė atė qė tha ai dhe ajo ka qenė me tė, ka thėnė ai.
Smith mė tej ka thėnė se dėshmitari 80 ose gėnjeu ose ka probleme me kujtesėn e tij. Sipas avokatit, nėse pranohet dėshmia e dėshmitarit 80, atėherė, minimumi qė duhet tė bėjė gjykata ėshtė qė ti hedhė poshtė dėshmitė e dėshmitarėve 3, 6, 31, 28, 66.
Kurse Richard Harbi, avokat i Lahi Brahimajt, gjatė paraqitjes sė argumenteve tė tij, ka folur ndėr tė tjera pėr pretendimet e dėshmitarit 80, i cili, sipas avokatit, synon se kėrcėnimet pėr vdekje janė bėrė ndaj tij. Avokati Harbi ka thėnė se kėto pretendime tė dėshmitarit 80 janė hetuar edhe nga UNMIK-u, tė cilėt nuk gjetėn asgjė qė i lidhte pretendimet e tij me UĒK-nė.
Sipas kėtij avokati, pretendimet e kėtij dėshmitari janė tė mbėshtetura nė sajesa, shpikje e gėnjeshtra.
Kėto pretendime janė hetuar nė thellėsi, me hollėsi, ku dėshmitarit iu treguan dokumente, me qėllim qė ai tė reagonte ndaj tyre. Gjithashtu, u hetuar nga UNMIK-u dhe nuk gjeti asgjė qė ta lidhte kėtė pretendim me UĒK-nė dhe, siē e kemi thėnė edhe ne aty, jeta e fshehtė e dėshmitarit 80 i ngjante njė jetė tė fshehtė tė Valter Mitit. Ai pretendon tė jetė gjithkund, tė ketė parė gjithēka. Por pėr mendimin tonė kėto pretendime mbėshteten nė sajesa, nė shpikje, nė gėnjeshtra, nė ato qė i kanė thėnė tė tjerėt dhe duhet tė kemi parasysh potencialin se mund tė jetė sugjeruar se nė kėtė mėnyrė ai do tė pėrfitonte ato qė ka pėrfituar si rrjedhojė e dėshmisė sė tij nė kėtė ēėshtje, ka thėnė ai.
Avokati mė tej nxori edhe arsyen se pse dėshmitari 80 gėnjeu, duke e lidhur atė me nevojėn pėr tė pėrfituar nga dėshmia e tij, pasi qė, sipas avokatit tė Brahimajt, dėshmitari 80 nė Kosovė kishte humbur punėn dhe atij i duhej mbajtur familjen e tij. Sipas avokatit Harbi, historia e kėtij dėshmitari ishte e lidhur pėrgjatė viteve edhe me kontrabandimin me armė, vepėr kjo qė rėndonte mbi kurrizin e tij dhe e bėnte atė tė pėrballej me akuzė penale.
Motivi i tij pėr tė gėnjyer ėshtė mbėshtetur nga nevoja dhe nga tamahqarllėku i tij. Ai kishte humbur punėn, qoftė nėse ėshtė hequr nga puna, siē ju thatė, se e kėrcėnoi bosin e tij me njė armė, apo thjesht se ėshtė larguar nga puna siē pretendoi ai. Sido qė tė ketė qenė puna, ai nuk kishte mundėsi tė vazhdonte si njė punonjės pastrimi, nuk kishte mundėsi tė gjente ndonjė punė tjetėr nė Kosovė, ishte i ve, me fėmijė, kishte fėmijė pėr tė mbajtur dhe njė histori qė vazhdonte me vite kontrabandė armesh, e cila i rėndonte nė kurriz dhe qė e bėnte atė tė pėrballej me akuza penale. Pra, ai duhet tė bėnte ēėshtė e mundur qė tė plotėsonte tė ardhurat e tij, ka thėnė ai.
Avokati Harbi dėshmitarin 80 e ka cilėsuar si njeri dinak, njė njeri qė ėshtė manipulues dhe sipas avokatit, kėto aftėsi ai i ka shfrytėzuar mjaft mirė pėr interesin e vet. Sipas Harbit, kur ky dėshmitar erdhi pėr tė dėshmuar nė Hagė, gjėja e parė qė i doli nga goja ishte gėnjeshtra, dhe i cili ato qė i thoshte nuk mundi ti vėrtetonte para trupit gjykues.
Ai ėshtė njė njeri mjaft dinak, njė njeri qė ėshtė manipulues dhe kėto aftėsi i ka shfrytėzuar nė mėnyrė tė shkėlqyer pėr interesin e vet. Nė fund, pasi ka pėrdorur ēdo marifet tė pandershėm pėr tė mos ardhur kėtu nė Hagė, trupi gjykues ka pasur rastin marifetet e tij ti shikojė pėr njė periudhė prej disa ditėsh. Gjėja e parė qė doli nga goja e tij ishte gėnjeshtra. Ai pretendoi qė kishte certifikatė nga mjeku qė duhej tė shtrihej nė spital. Kur ju i kėrkuat qė ta shikonit ato gjėra qė ai tha, doli se doktori nuk kishte urdhėruar qė ti nėnshtrohej ndalimit tė tij dhe nė ditėt qė pasuan gjoja sėmundja e tij u shėrua nė mėnyrė tė ēuditshme, ka thėnė ai.
Harbi gjatė paraqitjes sė dėshmisė sė tij foli edhe pėr dėshmitarin 81, duke mos folur gjatė pėr tė, por duke i mbėshtetur tė gjitha ato qė i kishte thėnė parafolėsi dhe kolegu i tij, Ber Emerson (avokat i Ramush Haradinajt). Avokati Harbi u shpreh i habitur se si prokuroria u pėrpoq tė paraqiste dėshmitė e kėtij dėshmitari dhe mbėshtetjen e saj mbi ato dėshmi.
Tė vjen tė thuash, dėshmitari 81 nuk ėshtė mė kėtu dhe nuk kemi pėrse tė merremi me tė, por unė miratoj ēdo gjė qė zotėri Emerson (avokat i Ramush Haradinajt) i tha me aq zotėsi nė lidhje me arsyet se pėrse ka rėndėsi tė shikojmė mėnyrėn se si prokuroria u pėrpoq tė paraqiste dėshmi pėrmes kėtij dėshmitari tė neveritshėm dhe natyrėn e prokurorisė e cila pėrpiqet qė tė mbėshtetet nė njė dėshmitar tė kėtij kalibri, ka thėnė ai.
Ai kritikoi mėnyrėn e sjelljes sė prokurorisė, e cila sjell tė dėshmojnė dėshmitarė, siē ishte ai 81.
Ēfarė lloj prokurorie ėshtė ajo qė sjell kėtu dėshmitar tė tillė dhe mbėshtetet nė dėshmitar tė tillė, ka thėnė ai.
Ai ka kėrkuar qė dėshmitė e dėshmitarėve tė hidhen poshtė, pasi qė, siē tha ai, ato janė marrė mbi bazėn e gėnjeshtrave dhe nuk e vėrtetojnė asnjė dėshmi mbi klientin e tij.
Habri duke folur mė tej rreth dėshmisė sė dėshmitarit 81 dhe kontradiktave nė deklaratat e tij kur ai kishte paraqitur arsyen se pse po kėrkonte azil jashtė vendit. Sipas avokatit Harbi, dėshmitari 81 derisa po kėrkonte azil para autoriteteve tė emigracionit, ai nuk tha asnjė fjalė tė vetme qė ishte i keqtrajtuar nga UĒK-ja, apo se kishte parė ndonjė njeri tjetėr tė jetė keqtrajtuar nga UĒK-ja. Sipas avokatit, do tė kishte qenė e vėrtetė se dėshmitari 81 ishte i keqtrajtuar apo rrezikohej Lahi Brahimaj apo ndokush tjetėr, dėshmitari do ta bėnte kėtė gjė pa dyshim, pasi qė ai do ta kishte njė pretekst shumė tė mirė qė ta fitonte azilin. Por sipas tij, ai nuk e bėri njė gjė tė tillė.
Ai mori mbėshtetjen mė tė neveritshme, siē qe njė avokat i emigracionit mund tė donte ta bėnte: Ju lutėm rihapeni ēėshtjen, sepse ne kemi informacion se ky person do tė pėrballet me kėrcėnime pėr jetėn e tij, pėr familjen e tij nė rast se e ktheni mbrapsht. Njė avokat i dėrguar nga perėndia pėr tė nė kėtė rast, por i mbėshtetur nė gėnjeshtra, pėr shkak se ju tė nderuar gjykatės keni pasur rast tė shikoni atė qė tha ai pėrpara autoriteteve tė emigracionit pėr tė mbėshtetur kėrkesėn pėr azil. Ai nuk tha asnjė fjalė tė vetme qė ishte keqtrajtuar nga UĒK-ja apo pėr ndonjė njeri tjetėr qė ishte keqtrajtuar nga UĒK-ja. Ai nuk e pėrmendi kurrė Jabllanicėn, ai nuk e pėrmendi asnjėherė Bahimajn, dhe pse nuk e pėrmendi?! Sepse po tė kishte qenė e vėrtetė, do tė kishte qenė njė bazė e pėrsosur pėr tė qė tė kėrkonte azil, ka thėnė ai.
Ai shtoi se ky dėshmitar nuk tha asnjė gjė lidhur me kėtė ēėshtje, por e pohoi tė kundėrtėn, duke thėnė se kishte frikė sepse serbėt ia kishin vrarė vėllain dhe sipas avokatit, ky dėshmitar nuk tha asnjėherė se atė gjė e kishte bėrė UĒK-ja.
Seanca po vazhdon edhe nė kėto ēaste. Seanca e sotme pritet tė jetė pėrmbyllėse pėr kėtė gjykim tė pjesshėm ndaj Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt. Pas pėrfundimit tė kėtyre seancave, trupi gjykues rreth fillimit tė shtatorit tė kėtij viti pritet tė dalė me vendimin pėrfundimtar pėr tre tė akuzuarit. /Kosovapress/

Më të komentuarat