Kryesuesit e Komisioneve Qeveritare pėr Persona tė Zhdukur nga Kosova dhe Serbia, tė enjten kanė realizuar njė vizitė nė Zhilivodė, ku po vazhdojnė gėrmimet pėr gjetjen e mbetjeve mortore tė supozuara tė jenė hedhur gjatė luftės sė fundit nė Kosovė. Tė dy komisionet u zotuan se do tė vazhdojnė bashkėpunimin deri nė zbardhjen e fatit tė personit tė fundit tė zhdukur nga lufta e vitit 1999.
Kryetar i Komisionit qeveritar pėr personat e pagjetur, Prenk Gjetaj, ka thėnė se delegacioni nga Beogradi ka ardhur qė tė shoh nga afėr punimet qė po bėhen nė kėtė lokacion. Ai bėri tė ditur se gėrmimet nė Zhilivodė nė vendit ku supozohet se ka mbetje mortore tė luftės sė fundit nė Kosovė, pritet tė pėrfundoj brenda kėtij muaji.
Tė rikujtojmė se nė Kosovė ende rezultojnė edhe 1775 persona tė zhdukur, pėr fatin e tė cilėve ende nuk dihet. /Kosovapress/
Kryetar i Komisionit qeveritar pėr personat e pagjetur, Prenk Gjetaj, ka thėnė se delegacioni nga Beogradi ka ardhur qė tė shoh nga afėr punimet qė po bėhen nė kėtė lokacion. Ai bėri tė ditur se gėrmimet nė Zhilivodė nė vendit ku supozohet se ka mbetje mortore tė luftės sė fundit nė Kosovė, pritet tė pėrfundoj brenda kėtij muaji.
Kėtu ėshtė njė projekt, i cili ka mbetur i pa pėrfunduar nga fundi i vitit tė kaluar pėr shkak tė kushteve atmosferike dhe vlerėsoj se, sipas pėrfaqėsuesit tė EULEX-it pėr kėtė projekt, Alon Robinson, mbetet edhe shumė pak pėr tu pėrfunduar. Prandaj edhe opinioni do tė jetė i njoftuar pėr pėrfundimin e projektit tė Zhilivodės, me disa dyshime tė supozuara se ka mbetje mortore tė hedhura gjatė luftė se fundit nė Kosovė pa prejudikuar pėrkatėsin etnike, ka thėnė Gjetaj.
Gėrmimet nė projektin e Zhilivodės kanė rifilluar javėn e kaluar pasi ky projekt ka mbetur i pa pėrfunduar vitin e kaluar pėr shkaqe klimatike. Ato kanė arritur deri nė 25 metra dhe janė duke u kryer nga Forca e Sigurisė sė Kosovės.
Gėrmimet nė Zhilivodė, sipas kryetari tė Komisionit Qeveritar pėr persona tė pa gjetur, pritet tė pėrfundoj brenda njė muaji.
Nga ana tjetėr, Kryetari i Komisionit Qeveritarė pėr tė pagjetur tė Serbisė, Velko Odaloviq ka theksuar se grupi Punues i Serbisė pėr tė pagjetur, ka dhėnė rezultate tė caktuara duke pas parasysh numrin e madh tė personave tė zhdukur. Qė kur ka filluar edhe aktiviteti i Grupit punues kanė qenė mbi 3 mijė persona tė zhdukur, ndėrkaq, siē ka thėnė ai, aktualisht tė zhdukur rezultojnė 1 mijė e 775.
Kjo ėshtė njė punė e vazhdueshme e tė gjithė neve. Tė gjitha lokacionet duke pėrfshirė Zhilivodėn, Rudnicėn, Petrovo sellėn, Batajnicėn, Medvegjėn duke pėrfshirė edhe kėrkesėn e Prishtinės pėr njė gėrmim nė afėrsi tė Kurshumlisė dhe tė gjitha kėrkesat e parashtruara nga ana e delegacionit tė Prishtinės do tė respektohen ashtu siē po vepron edhe Prishtina me kėrkesat tona, ka thėnė Odaloviq.
Ndėrkaq sa i pėrket kėrkesės sė Prishtinės pėr tė hapur arkivat ushtarake tė Beogradit me qėllim tė zbardhjes sė fatit tė tė pagjeturve, Odaloviq ka thėnė se Grupi punues kėsaj ēėshtjeje i ka dhėnė rėndėsi tė madhe. Sipas tij, dokumentet janė dorėzuar tė gjitha. Ai ka pohuar se nuk ka arsye qė kėto dokumente tė mos ndahen me delegacionin e Prishtinės.
Kemi kėmbyer njė numėr tė madh dokumentesh, mė shumė se qindra dokumente me informatat pėr tė pagjeturit tė vrarėt pėr vendvarrosjen e tyre. Pėrmes Grupit punues i kemi dhėnė, pėr secilin rajon veē e veē, ka thėnė ai
Komisionet dhe Grupet punuese pėr tė pagjeturit nga Kosova dhe Serbia, kanė apeluar tek tė gjithė ata qė kanė ndonjė informatė lidhur me vendndodhjen e varrezave masive, informacionet e tyre eventuale tua pėrcjellin kėtyre komisioneve.
Tė rikujtojmė se nė Kosovė ende rezultojnė edhe 1775 persona tė zhdukur, pėr fatin e tė cilėve ende nuk dihet. /Kosovapress/



Më të komentuarat