Pėrfaqėsues tė Lėvizjes studentore Studim, Kritikė, veprim (SKV), nė njė konferencė pėr media, tė dielėn kėrkuan shkarkimin e rektorit tė Universitetit tė Prishtinės, Mujė Rugova si dhe dy prorektorėve Naser Mrasori dhe Enver Kutllovci.
Kėrkesa pėr shkarkim tė tre zyrtarėve, sipas tyre, vjen si rezultat i keqpėrdorimeve qė ata kanė bėrė nė UP. Pėrfaqėsues tė SKV-sė deklaruan se rektori sė bashku me dy prorektorėt, me vetėdije e vodhėn UP-nė, ndėrkaq u munduan qė ti mashtrojnė tė gjithė pėr njė sukses tė paqenė, duke blerė ēmime.
Astrit Dehari, student nė Fakultetin e Mjekėsisė, njėkohėsisht aktivist i Lėvizjes studentore "Studim, Kritik, Veprim", tha se kėrkesa pėr shkarkim tė kėtyre tyre vie pasi qė ata kanė keqpėrdorur paratė e UP-sė dhe se kanė blerė ēmimin pėr "cilėsi" nga Rektorati i UP-se.../Kosovapress/
Kėrkesa pėr shkarkim tė tre zyrtarėve, sipas tyre, vjen si rezultat i keqpėrdorimeve qė ata kanė bėrė nė UP. Pėrfaqėsues tė SKV-sė deklaruan se rektori sė bashku me dy prorektorėt, me vetėdije e vodhėn UP-nė, ndėrkaq u munduan qė ti mashtrojnė tė gjithė pėr njė sukses tė paqenė, duke blerė ēmime.
Astrit Dehari, student nė Fakultetin e Mjekėsisė, njėkohėsisht aktivist i Lėvizjes studentore "Studim, Kritik, Veprim", tha se kėrkesa pėr shkarkim tė kėtyre tyre vie pasi qė ata kanė keqpėrdorur paratė e UP-sė dhe se kanė blerė ēmimin pėr "cilėsi" nga Rektorati i UP-se.
Ai tha se sipas vendimit numėr 1/439 mė datė 23 maj 2012, nga prorektori Enver Kutllovci, ėshtė mėsuar se Mujė Rugova dhe prorektori pėr bashkėpunim ndėrkombėtar Naser Mrasori, vizitojnė Nju Jorkun dhe Britaninė e Madhe pėr tė marrė pjesė nė samitin pėr cilėsi dhe teknologji, ku do tė marrin ēmim ndėrkombėtar pėr cilėsi, duke mashtruar kėshtu publikun.
Nė kėtė mėnyrė ata zgjodhėn ta mashtrojnė publikun. Ata kishin vendosur qė ta blejnė ēmimin nga BUSINESS INITIATIVE DIRACTIONS, njė organizatė fantom pėr vlerėsimin e bizneseve, e njohur pėr mashtrimet e saj. Sipas njė kuponi tė shpenzimeve, shihet se ata paguan hiq mė pak se 3 mijė e 900 euro pėr kėtė ēmim. Nė kėtė vlerė pėrfshiheshin fjetja, ushqimi, njė foto me ēmimin dhe njė DV, me tė cilėn mashtrimi sipas tyre bėhej i pėrkryer. Nuk mjaftonte vetėm kaq. Kėta dy pėrfaqėsues tė UP-sė morėn dhe 7 mijė euro mėditje, pėr udhėtimin e mashtrimit nga fondi publik i UP-sė. Sipas ligjeve nė fuqi qė caktojnė tarifat pėr mėditje tė udhėtimeve zyrtare jashtė vendit, del se pėr kaq ditė sa kanė qėndruar nė SHBA dhe nė Britani tė madhe, atyre u takojnė vetėm 4 mijė e 644 euro, e jo 7 mijė euro sa i kanė marr ata. Ne duam tė dimė se ku janė 2 mijė e 356 euro, apo nėse e kthejmė nė gjuhėn e studentit, ku janė 47 pagesa tė semestrave, tha ai.
Pas kėtij skandali tė rektoratit - bunker e policor, ai tha se kėrkojnė shkarkim tė menjėhershėm tė rektorit Mujė Rugova, shkarkim tė menjėhershėm tė prorektorėve Naser Mrasori dhe Enver Kutllovci.
Ai po ashtu foli edhe pėr shpėrputhjen e deklarimit te pasurisė sė rektorit Mujė Rugova, me gjendjen faktike te llogarisė se tij bankare. Dehari pohoi se rektori Rugova nė vitin 2010 ka deklaruar se ka pasuri tė patundshme, dy ara njė livadh dhe njė mal dhe pėr atė vit deklaroi se posedonte tė depozituara 15 mijė euro. Pėr po tė njėjtat male, ara dhe livadhe Rektori Rugova nė vitin 2011, ka depozituar 55 mijė euro, ndėrsa nė vitin 2012 me po tė njėjtat ara e livadhe, ka tė depozituara hiq mė pak se 102 mijė e 50 euro. Kėto deklarime, sipas tij janė kulmi i korrupsionit dhe se asnjė qytetar i Kosovės, smund tė rrijė i qetė pėrballė kėtyre fakteve, prandaj duhet kėrkuar pėrgjegjėsi.
Shumėfishimi i pasurisė sė tij pėr tri vite, smund tė ketė tjetėr prejardhje, veēse i arsyetuar me korrupsionin, i cili ka shpėrthyer nė UP. Lėvizja studentore pėr barazi studim kritikė veprim, do tė fillojė njė varg aksionesh studentore dhe do tė ngris kallėzim penal, pėr ata qė vodhėn nė UP. Ne u bėjmė thirrje edhe njėherė institucioneve tė drejtėsisė, qė tė merren menjėherė dhe seriozisht me skandalet nė UP, ti shqyrtojnė me seriozitet faktet pėr keqpėrdorim, tha ai.
Edhe Rron Gjinovci, nga Lėvizja SKV, tha se rektori dhe dy prorektorėt tashmė po blejnė ēmime. Ai tha se paturpėsia dhe veset e tyre prej hajdutėsh, shoqėrohet nga pėrgjegjėsia institucionale dhe juridike qė mbajnė ata njerėz. Sipas tij kėta njerėz, po ashtu dhe institucionet relevante tė arsimit dhe drejtėsisė, duhet dhe do tė mbajnė pėrgjegjėsi institucionale dhe juridike qė u takon.
I kėrkojmė ministrit Ramė Buja qė, nė bazė tė kompetencave qė ia ka pėrcaktuar ligji pėr arsimin e lartė pėr Kosovė, ta suspendojė rektorin dhe prorektorėt keqpėrdorues, si dhe tė fillojė procedura pėr shkarkimin e tyre. I kėrkojmė Prokurorisė sė shtetit se nė bazė tė fuqive qė ka tė prangos menjėherė kėta keqpėrdorues dhe tė thellojė hetimet pėr tė prangosur edhe dhjetėra keqpėrdorues tė tjerė, tha ai.
SKV, po ashtu bėnė thirrje edhe senatit tė UP-sė, qė tė mblidhet urgjentisht dhe tė ia heq kompetencat kėshillit drejtues qė ka sjellė nė pushtet kėta keqpėrdorues dhe tia kthejė kompetencat Senatit dhe Kėshillit tė fakulteteve./Kosovapress/



Më të komentuarat