Ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi, ėshtė shprehet i bindur se nuk do tė ketė eskalim tė situatės dhe pėrdorim tė dhunės, nė veri gjatė kohės sė mbajtjes sė zgjedhjeve serbe. Krahas kėsaj, ai ka thėnė se organet e rendit janė tė pėrkushtuar tė arrestojnė kriminelen qė veprojnė nė veri tė Mitrovicės.
Sipas analizat tona dhe informatat tona tė pėrbashkėta, ka mjaft trupa tė KFOR-it, numėr mė tė madh tė policisė sė EULEX-it dhe tė Policisė sė Kosovės nė veri. Ka mjaft resurse qė tė menaxhojmė situatėn. Mund tė ketė ndonjė incident tė vogėl por nuk mund tė pres dhunė qė e dėshirojnė disa qarqe, ka thėnė ministri Rexhepi. /Kosovapress/
Ministri Rexhepi kėto komente, i ka bėrė tė premten, me rastin e ceremonisė sė dorėzim-pranimit tė 70 veturave, tė cilat i janė dhėnė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, si donacion nga misioni ndėrkombėtar nė Kosovė EULEX.
Sipas analizat tona dhe informatat tona tė pėrbashkėta, ka mjaft trupa tė KFOR-it, numėr mė tė madh tė policisė sė EULEX-it dhe tė Policisė sė Kosovės nė veri. Ka mjaft resurse qė tė menaxhojmė situatėn. Mund tė ketė ndonjė incident tė vogėl por nuk mund tė pres dhunė qė e dėshirojnė disa qarqe, ka thėnė ministri Rexhepi.
Duke folur pėr mundėsin e arrestimit tė kriminelėve qė veprojnė nė veri tė vendit, i pari i MPB-sė, ka theksuar se organet e rendit nė Kosovė, janė tė pėrkushtuara qė ti arrestojnė tė gjithė personat qė bėjnė vepra kriminale, duke mos pėrjashtuar edhe kriminelėt qė veprojnė nė veri tė Mitrovicės, si ėshtė Zvonko Veselinoviq.
Ju e dini qė e kemi fragjile policinė. Ai e ka edhe urdhėrarrestin e Interpolit. KFOR-i ėshtė aty prezent. EULEX-i ėshtė pak fragjil nė pjesėn veriore, edhe pėr shkak tė pengesave nė lirin e lėvizjes. Por realisht ne jemi tė pėrkushtuar qė tė arrestojmė tė gjithė ata qė kanė bėrė krime sidomos kėta qė i kanė tė ngritura aktakuzat dhe ai ėshtė njė prej kandidatėve tė mundshėm tė arrestohet, por deri nė momentin kur tė na vjen mundėsia, ka thėnė Rexhepi.
Ndėrkaq, nga ana tjetėr, shefi i EULEX-it, Ksavier But de Marnak, ka mohuar tė ketė pasur paralajmėrime nga ana e EULEX-it, pėr arrestime ne veri.
Sa i pėrket EULEX-it ne nuk kemi konfirmuar dhe deklaruar asgjė. Varet prej mediave qė tentojnė tė marrin informacione tė ndryshme nga burime tė ndryshme mirėpo sa na pėrket neve nuk kemi dhėnė kurrfarė paralajmėrimi nė lidhje me kėtė, ka thėnė Marnak.
Pėrndryshe, gjatė ditės sė sotme, misioni i BE-sė - EULEX, ka dhuruar nė formė donacioni pėr Ministrin e Punėve tė Brendshme, 70 vetura tė cilat do tė shfrytėzohen pėr nevojat e kėsaj ministrie. /Kosovapress/

Më të komentuarat