Zėvendėsministri i Punėve tė Jashtme i Republikės sė Kosovės, Ibrahim Gashi, ka zhvilluar dje njė vizitė zyrtare nė Mal tė Zi. Ai ka thėnė se raportet bilaterale ndėrmjet Kosovės dhe Malit tė Zi kanė shėnuar ngritje nė periudhėn e pas pavarėsisė dhe se shteti malazez ėshtė partner i rėndėsishėm politik, ekonomik dhe kulturor i Republikės sė Kosovės.
Gjatė kėsaj vizite, zėvendėsministri i Punėve tė Jashtme i Republikės sė Kosovės, Ibrahim Gashi, ka takuar Sekretarin Shtetėror nė...
Gjatė kėsaj vizite, zėvendėsministri i Punėve tė Jashtme i Republikės sė Kosovės, Ibrahim Gashi, ka takuar Sekretarin Shtetėror nė Ministrinė e Punėve tė Jashtėm tė Malit tė Zi, Nebojsha Kalugjeroviq dhe drejtorin politik pėr marrėdhėnie dypalėshe Ramiz Bashiq, me tė cilėt ka diskutuar pėr thellimin e bashkėpunimit bilateral nė tė gjitha fushat, pėr zhvillimet aktuale nė Kosovė, raportet ndėrmjet dy vendeve tona fqinje si dhe pėr marrėveshjen e fundit ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė lidhur me pėrfaqėsimin rajonal.
Duke u ndalur rreth pozitės tė komunitetit malazez nė Kosovė, Gashi ka deklaruar se tashmė ka hyrė nė fuqi Ligji pėr Mbrojtjen dhe Promovimin e tė Drejtave tė Komuniteteve, sipas tė cilit komuniteti malazez pėrkufizohet i barabartė me tė gjitha grupet kombėtare, etnike, kulturore, gjuhėsore apo fetare tradicionalisht tė pranishme nė Republikėn e Kosovės.
Gashi po ashtu, ėshtė siguruar nga zyrtarėt e lartė tė shtetit fqinj pėr integrimin e plotė dhe avancimin e mėtutjeshėm tė pėrfaqėsimit tė shqiptarėve qė jetojnė nė Mal tė Zi, nė tė gjitha nivelet institucionale tė shtetit.
Gjatė kėtij takimi zėvendėsministri Gashi ėshtė pritur edhe nga Ivana Petriqeviq, shefe e kabinetit tė Kryeministrit malazias dhe bashkėpunėtorė tė tjerė, me ērast ėshtė biseduare pėr projekte konkrete, jetėsimi i tė cilėve, do tė ndihmojė nė avancimin e bashkėpunimit dhe zhvillimin ekonomik reciprok, si dhe ėshtė konstatuar se ekziston gatishmėria pėr hapjen e ambasadave tė dy shteteve nė Prishtinė dhe Podgoricė. Ėshtė biseduar edhe pėr disa marrėveshje shumė tė rėndėsishme nė fushėn e ekonomisė, sigurisė dhe arsimit.
Zėvendėsministri Gashi po ashtu ka zhvilluar njė takim me zėvendėskryetarin e Odės Ekonomike tė Malit tė Zi, Ivo Saveljiq. Tė dy bashkėbiseduesit kanė potencuar nevojėn e pranisė tė kompanive dhe mallrave malazeze nė tregun kosovar, dhe tė mallrave kosovare nė tregun e Malit tė Zi, duke shtuar se planin ekonomik ekziston hapėsirė pėr njė komunikim mė dinamik nė fushėn e ekonomisė. /Kosovapress/

Më të komentuarat