Edhe pse Grupi Drejtues Ndėrkombėtar sot mori vendim qė ta pėrmbyllė mbikėqyrjen e pavarėsisė sė Kosovės, opozita kosovare e sheh ndryshe. Edhe pse ata e vendimin e GDN-sė e shohin si lajm tė mirė, ata thonė se prania e madhe ndėrkombėtare, sidomos nė veri nė vendit, mungesa e sundimit tė rendit dhe ligjit, tregon se Kosova ende nuk ėshtė plotėsisht e pavarur.
Por njohėsit e ēėshtjeve politike thonė se pėrmbyllja e pavarėsisė sė Kosovės, sa ėshtė e mirė, aq sjell edhe pėrgjegjėsi mė tė mėdha pėr institucionet e vendit. Sa i pėrket pavarėsisė sė plotė, analistėt thonė se tė rralla janė ato shtete nė botė qė janė tė pavarura nė kuptim tė plotė tė fjalės, por shtojnė se nė aspektin diplomatik, pėrmbyllja e mbikėqyrjes sė pavarėsisė ėshtė njė hap shumė pozitiv pėr Kosovėn.
Por njohėsit e ēėshtjeve politike thonė se pėrmbyllja e pavarėsisė sė Kosovės, sa ėshtė e mirė, aq sjell edhe pėrgjegjėsi mė tė mėdha pėr institucionet e vendit. Sa i pėrket pavarėsisė sė plotė, analistėt thonė se tė rralla janė ato shtete nė botė qė janė tė pavarura nė kuptim tė plotė tė fjalės, por shtojnė se nė aspektin diplomatik, pėrmbyllja e mbikėqyrjes sė pavarėsisė ėshtė njė hap shumė pozitiv pėr Kosovėn.
Shefi i ICO-sė, Piter Feith, ka thėnė sot pėrmes njė video-linku se Grupi Drejtues Ndėrkombėtar ka marrė njė vendim shumė tė rėndėsishėm pėr pėrmbylljen e pavarėsisė sė Kosovės, por qė deri nė shtator Qeveria dhe Kuvendi tė miratojnė pakon e ndryshimeve kushtetuese.
Grupi Drejtues Ndėrkombėtar ka marrė njė vendim shumė tė rėndėsishėm, sė pari grupit ka konsideruar njė propozim pėr pėrfundimin e pavarėsisė sė mbikėqyrur sė Kosovės. Sė dyti grupi ka dhėnė dritėn e gjelbėr Qeverisė dhe Kuvendit tė Kosovės qė tė miratoj pakon e ndryshimeve kushtetuese dhe legjislative. Dhe e treta ky ėshtė njė pėrfundim i Grupit Drejtues Ndėrkombėtar qė tė mbyllte zyrėn time nė Prishtinė, ka theksuar Feith.
Edhe pse Feith e dha kėtė mesazh pėr pėrmbylljen e mbikėqyrjes sė pavarėsisė sė Kosovės, opozita ka qėndrim paksa tė rezervuar.
Ahmet Isufi nga Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, i ka thėnė Kosovapressit pėrmes telefonit se pėrmbyllja e mbikėqyrjes sė pavarėsisė sė Kosovės sjell pėrgjegjėsi edhe mė tė mėdha pėr institucionet e vendit. Ai ka shtuar se pėrfundimi i kėsaj mbikėqyrjeje nuk do tė thotė se do tė ketė pėrfundim tė mbikėqyrjes sė pavarėsisė sė plotė.
Pėrmbyllja e mbikėqyrjes sė pavarėsisė ėshtė njė proces i cili sjell pėrgjegjėsi mė tė mėdha pėr institucionet e Kosovės, por nuk do tė thotė se do tė ketė pėrfundim tė mbikėqyrjes sė plotė, sepse edhe mė tutje rendi dhe ligji janė tė brishtė dhe po ashtu institucionet ndėrkombėtare do tė jenė prezentė nė Kosovė duke e monitoruar kėtė. Ngutja qė tė bėhet pėrmbyllja e pavarėsisė ėshtė normale, me gjithė se kemi njė pėrshpejtim tė aprovimit tė ligjeve tė cilat kur bėhen pėr ngut atėherė nuk dalin edhe shumė cilėsore. Nė kėtė drejtim, kemi edhe veriun e Kosovės, i cili nuk qeveriset dhe nuk administrohet ende, gjė qė prezenca e bashkėsisė ndėrkombėtare edhe mė tutje do tė jetė njė ndėr faktorėt e angazhuar dhe nuk mund ta quajmė edhe pavarėsi nė kuptimin e mirėfilltė, ka thėnė ai pėrmes telefonit.
Kurse Glauk Konjufca nga lėvizja Vetėvendosje i ka thėnė Kosovapressit se procesi i pėrmbylljes sė mbikėqyrjes sė pavarėsisė sė Kosovės ėshtė shumė me rėndėsi, por ai ka shfaqur brengėn se me kėtė rast po fuqizohet Kryeministri i Kosovės, duke i kaluar tė gjitha kompetencat e Shefit tė ICO-sė Kryeministrit. Sipas tij, propozimi i Vetėvendosjes ėshtė qė tė fuqizohet Kuvendi.
Procesi i pėrmbylljes sė mbikėqyrjes sė pavarėsisė sė Kosovės ėshtė me rėndėsi, mirėpo ky do tė kishte qenė njė proces shumė mė kuptimplotė dhe nė interes tė popullit tė Kosovės sikur tė konceptohej si njė proces i cili do ta fuqizonte popullin e Kosovės karshi pushtetit si dhe shtetin e Kosovės nė aspektin ndėrkombėtar. Mirėpo, se si po shkon puna mua po mė duhet se krejt kjo do tė pėrfundojė si njė proces i cili po e fuqizon pushtetin karshi popullit edhe mė shumė, pra po e fuqizon qeverinė si dhe Kryeministrin, kurse nė aspektin ndėrkombėtar jo qė po e fuqizon Kosovėn. Pra, ato emėrime tė cilat i pėrkisnin pėrfaqėsuesit civil ndėrkombėtar tashmė do tė jenė krejtėsisht nė kompetencėn e Kryeministrit, pėrderisa lėvizja Vetėvendosje ėshtė qė tė fuqizohet Kuvendi i Republikės sė Kosovės, nė mėnyrė qė Kosova tė shkonte vėrtet drejt njė Republike Parlamentar, ka thėnė ai.
Ai duke folur pėr veriun e Mitrovicės, ka thėnė se nuk ėshtė justifikim qė Qeveria ende nuk e ka shtrirė autoritetin e saj atje pėr shkak tė pavarėsisė sė mbikėqyrur, por Konjufcaka shtuar se Qeveria e ka pasur mundėsinė qė ta vendosė rendin dhe ligjin edhe nė atė pjesė tė vendit.
Konjufca: Qeveria ka pasur mundėsi ta shtrijė autoritetin edhe nė veri tė vendit
Video
Sa i pėrket veriut mendoj se nuk ka qenė arsye apo justifikim pėr Qeverinė e Kosovės pėr tė mos e shtrirė autoritetin e vet atje, pėr mbikėqyrjen e pavarėsisė. Qeveria e ka pasur edhe kompetencėn edhe mundėsitė si ekzekutiv, edhe obligim kushtetues bile pėr ta shtrirė autoritetin nė tėrė territorin e vendit. Nė kėtė aspekt ėshtė bėrė shumė pak, pėr tė mos thėnė asgjė. Katėr vite pėrpjekjeje pėrfunduan me hapjen e njė zyre tė karakterit civil nė veri, e cila bile po sfidohet prej strukturave kriminale tė Serbisė edhe nė mėnyrė tė armatosur, ka thėnė ai.
Kosovapress ka provuar tė kontaktojė edhe pėrfaqėsues Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK), por njė gjė e tillė ka qenė e pamundur.
Lidhur me shqetėsimet e opozitės, njohės tė ēėshtjeve politike mendojnė ndryshe. Ata pajtohen se hapi i fundit nga GDN-ja do tė sjellė edhe mė shumė pėrgjegjėsi pėr institucionet vendore, por shtojnė se nėse opozita mendon se Kosova duhet tė jetė plotėsisht e pavarur nė kuptimin e plotė tė fjalės, ata thonė se kjo ndodh vetėm nė disa vende tė botės.
Emrush Ujkani, njohės i ēėshtjeve politike i ka thėnė Kosovapressit pėrmes telefonit se ėshtė mirė qė ėshtė bėrė pėrmbyllja e mbikėqyrjes sė pavarėsisė, por ai tėrheq vėrejtjen se kjo sa ėshtė e mirė aq do tė sjellė edhe pėrgjegjėsi pėr institucionet e vendit.
Realisht ky ėshtė njė moment i rėndėsishėm pėr Kosovėn nė aspektin formal, pėrmbushet njė diēka, pėrmbyllet njė diēka qė iu ėshtė ditė fundi por faktikisht nė kėtė rrethana pak kush ka besuar se do tė vijė kaq shpejt deri te pėrmbyllja e saj. Natyrisht kjo nėnkupton njė pėrgjegjėsi shtesė pėr institucionet e Kosovės dhe pėr lidershipin kosovar nė pėrgjithėsi. Kjo assesi nuk duhet tė kuptohet si diēka qė ne tash e tutje mund ti ecim punėve vetė, ka thėnė ai pėrmes telefonit pėr Kosovapressin.
Sa i pėrket pranisė ndėrkombėtare, Ujkani ka thėnė se nėse mendohet qė Republika e Kosovės duhet tė jetė e pavarur nė kuptim tė plotė tė fjalės, atėherė sipas tij, kjo ndodh vetėm nė disa vende tė botės. Ai ka shtuar se pėrmbyllja e mbikėqyrjes sė pavarėsisė sė Kosovės ėshtė njė hap pozitiv, i cili sipas tij, do tė sjellė edhe mesazhin e qartė edhe te ato shtete qė ende nuk e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, qė ta bėjnė njė gjė tė tillė, pasi qė me vendimin e fundit tė GDN-sė, Republika e Kosovės ėshtė e aftė tė funksionojė e vetme pa mbikėqyrje ndėrkombėtare.
Mos harroni, shtrirja e sovranitetit nė gjithė territorin e Kosovės jemi shumė tė vetėdijshėm se ėshtė e pamundur tė arrihet vetėm nga institucionet e Kosovės nė kėtė rast. Neve na duhet partneritet, partneriteti me bashkėsinė ndėrkombėtare duhet edhe pėr shumė aspekte tė tjera. Nėse ia shtojmė kėsaj edhe njė element tjetėr, sot pothuajse janė tė rralla ato shtete nė botė qė mund ta konsiderojnė veten tė pavarura nė kuptimin e plotė tė fjalės. Mendoj se nė aspektin psikologjik dhe nė aspektin diplomatik kjo do ta ketė rėndėsinė e vet, sepse shumė shtete duhet tė mendojnė se Kosova ka arrit njė progres tė caktuar dhe ta lėmė qė tė funksionojė si shtet nė vete pa pasur nevojė monitorimi, ka thėnė Ujkani pėrmes telefonit.
Ndryshe, pėrmbyllja e mbikėqyrjes sė pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės nėnkupton qė deri nė shtator Kosovės i mbetet qė tė miratojė pakon e ligjeve tė mbetura. Po ashtu, pėrmbyllja e mbikėqyrjes sė pavarėsisė do tė pasojė edhe me ndryshimet kushtetuese, e sidomos nė ato pjesė ku flitet pėr prezencėn ndėrkombėtare dhe pėrgjegjėsisė e tyre./Kosovapress/

Më të komentuarat