Seanca plenare e Kuvendit tė Kosovės ka filluar tė enjten me kritika drejt ministrit tė Punėve tė Jashtme, Enver Hoxhaj dhe kryenegoaciatores, Edita Tahiri pėr mos bashkėpunimin me Komisionin pėr Punė tė Jashtme tė Kuvendit tė Kosovės. Gjithashtu, deputetėt e opozitės kanė kritikuar edhe vendimin e Zyrės sė Rregullatorit pėr ngritjen e energjisė elektrike dhe ministren e Tregtisė dhe Industrisė pėr favorizimi tė Sharrcemit.
Kryetari i Komisionit pėr Punė tė Jashtme, Albin Kurti ka thėnė se i ka dėrguar disa letra ministrit tė Jashtme, Enver Hoxhaj, por qė nė asnjėrėn prej tyre nuk ka marr pėrgjigje.
Njė arrogancė tė tillė pėr mos pėrgjigje ndaj kėrkesave tė tilla, e ka edhe Edita Tahiri. Ajo kishte deklaruar mė 8 prill se do tė raportoj sa herė qė ishte ftuar. Kemi dėrguar letra, por qė skemi marrė asnjėherė pėrgjigje, ka qenė kopja pėr Marrėveshjen pėr Menaxhimin e Integruar tė Kufirit ajo nuk erdhi. Ministri i Jashtėm edhe Edita Tahiri, japin intervista dhe dalin nėpėr darkat me ambasador tė huaj, por nuk i duan intervistat institucionale. Nuk duan tė bashkėpunojnė e as ti pėrgjigjen organit mė tė lartė. Mos pėrgjigja e tyre ėshtė anashkalimi i Kuvendit, ka thėnė Kurti. Por ministri Hoxhaj ka sqaruar ligjvėnėsit lidhur me akuzat e Kurtit, duke thėnė se pesė kėrkesat e Komisionit pėr Politik tė Jashtme janė tė gatshme, kurse mos shkuarja nė komision ishte mė shumė e natyrės teknike. /Kosovapress/
Nė kohėn e deklarimeve jashtė rendit tė ditės deputetėt kanė ngritur njė sėrė ēėshtjes. Ndėrkaq, Grupit Parlamentar i PDK-sė i ka kėrkuar ministri tė Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi qė ti informoj ata pėr incidente qė kanė ndodhur nė pikėn kufitare, nė Merdare.
Kryetari i Komisionit pėr Punė tė Jashtme, Albin Kurti ka thėnė se i ka dėrguar disa letra ministrit tė Jashtme, Enver Hoxhaj, por qė nė asnjėrėn prej tyre nuk ka marr pėrgjigje.
Njė nga kėrkesat, sipas tij, ka qenė edhe ajo qė komisionit ti dorėzohen kopjet e notave verbale, strategjia pėr njohjet, fushatėn pėr brenda dhe jashtė vendit.
Njė arrogancė tė tillė pėr mos pėrgjigje ndaj kėrkesave tė tilla, e ka edhe Edita Tahiri. Ajo kishte deklaruar mė 8 prill se do tė raportoj sa herė qė ishte ftuar. Kemi dėrguar letra, por qė skemi marrė asnjėherė pėrgjigje, ka qenė kopja pėr Marrėveshjen pėr Menaxhimin e Integruar tė Kufirit ajo nuk erdhi. Ministri i Jashtėm edhe Edita Tahiri, japin intervista dhe dalin nėpėr darkat me ambasador tė huaj, por nuk i duan intervistat institucionale. Nuk duan tė bashkėpunojnė e as ti pėrgjigjen organit mė tė lartė. Mos pėrgjigja e tyre ėshtė anashkalimi i Kuvendit, ka thėnė Kurti.
Por ministri Hoxhaj ka sqaruar ligjvėnėsit lidhur me akuzat e Kurtit, duke thėnė se pesė kėrkesat e Komisionit pėr Politik tė Jashtme janė tė gatshme, kurse mos shkuarja nė komision ishte mė shumė e natyrės teknike.
Ndėrkohė, kreynegociatorja, Edita Tahiri ka thėnė se nuk ka mundur tė jetė nė takim tė Komisionit pėr Punė tė Jashtme pėr shkak tė vizitave tė saj jashtė vendit.
Tahiri ka pėrmendur se marrėveshjet e arritura nė Bruksel i janė dorėzuar Kuvendit tė Kosovės.
Njė ēėshtje tjetėr qė ėshtė ngritur ka qenė rritja e ēmimit tė energjisė elektrike nga Zyra e Rregullatorit tė Energjisė.
Deputetja nga radhėt e LDK-sė, Teuta Sahatēiju ka thėnė se shtrenjtimi i rrymės do tė ndikojė edhe mė shumė nė gjendjen edhe ashtu tė rėndė tė popullatės.
KEK-u ka kėrkuar rritje 23 pėr qind, kurse ZRRE-ja, ka lajmėruar se kjo do tė jetė rritje prej 8 pėr qind. Rritja e ēmimit tė rrymės nuk reflekton asgjė tjetėr pėrveē paaftėsinė e qeverisė pėr tė rivitalizuar kėtė sistem. Kjo konsiderohet se ėshtė rritje politike e ēmimit tė energjisė, ka thėnė Sahatēija.
Nga ana tjetėr, deputetja nga AAK, Donika Kada-Bujupi, nė foltore ka dal me dy shishe, njėra e mbushur me ēiment dhe tjetra klinker duke thėnė se me tė dėshironte tė dėshmonte mashtrimin e kompanisė Sharrcem, por edhe tė ministres. Ajo ka thėnė se Kosova nga ky vendim i ministres Kusari po humb milion euro.
Vendimi i cili vazhdon tė jetė nė fuqi, edhe pas tė gjitha informatave ėshtė njė mashtrim. Pra ky vendim, i ēon fitimin kompanisė mashtruese deri nė 200 mijė euro nė vit. Nė Malin e Zi, njė tonė kushton 74 euro, kurse nė Kosovė e shet 110 euro njė tonė ēiment. Kjo nuk ėshtė nė interes as tė shtetit e as tė kombit, ka thėnė Kadaj-Bujupi.
Ndėrkohė, nė emėr tė Grupit Parlamentar tė PDK-sė, Ramiz Lladrovci ka ngritur si problem rastin Kiēina.
Ai ka thėnė se ky rast shėnon njė moment kyē kur institucionalisht duhet tė reagohet. Sipas tij, ėshtė bėrė shumė zhurmė e nuk ėshtė vendos aspak drejtėsi, duke shtuar se ka qenė njė njė proces i pa drejtė edhe rasti Hajra, edhe rasti Kiēina.
Ėshtė bėrė shumė zhurmė dhe nuk ėshtė vendosur aspak drejtėsi nė kėtė proces maratonik. Ky ėshtė njė proces gjyqėsor i padrejtė. Rasti Hajra dhe Kiēina janė dy raste qė pėr dhjetė vjet ishte nė terr. Askush nuk e zbardhi krimin dhe askush nuk e zbuloi autorin e kėtij krimi, ka thėnė Lladrovci.
Pėr mė tepėr, ai ka shtuar se ditė mė parė Gjykata Kushtetuese e Kosovės e shpalli si meritor vendimin e Gjykatės Supreme. Me kėtė rast, ėshtė bėrė shkelja e tė drejtave tė njeriut.
Ndėrkohė nė kohėn e pyetjeve parlamentar deputeti nga Lėvizja Vetėvendosje ka pyetur ministrin e Jashtėm, Enver Hoxhaj se a ėshtė nė dijeni pėr mbajtjen e 174 qytetarėve tė Kosovės nė kufirin mes Hungarisė dhe Serbisė, tė cilėt kanė tentuar ta kalojnė kufirin.
Ministri Hoxhaj ka thėnė se janė nė kontakt tė vazhdueshėm me autoritetet hungareze, tė cilėt janė sjellė normalisht me qytetarėt kosovar tė cilėt kanė tentuar tė kalojnė kufirin. Ai ka thėnė se kthimi i tyre po vazhdon tė ndodh ēdo ditė, por nė numėr tė kufizuar vetėm nga 10 qytetarė. /Kosovapress/

Më të komentuarat