Grupi Parlamentar i Partisė Demokratike tė Kosovės i ka rėnė pishman dhe ėshtė pajtuar qė tė hiqen nenet 37 dhe 38, pas vendimit tė Qeverisė pėr tė dėrguar sėrish nė Kuvend tė Kosovės Kodin Penal tė Kosovės pa nenet nė fjalė. Kreu i legjislativit nuk ka dashur tė komentoj shumė se si do tė bėhet me kėto nene, por ka thėnė se qėllimi ėshtė qė tė mos kufizohet e drejta e lirisė sė shtypit. Ndėrkohė opozita vlerėson se me kėto veprime, Qeveria po ia humb autoritetin Kuvendit tė Kosovės.
Pas mbledhjes sė kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės, kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka dalė nė njė konferencė pėr media tė hėnėn, duke thėnė se pret nga Qeveria tė sjellė kodin e mėparshėm apo sjelljen e njė kodi tė ri. Ndėrsa pėr vendimin e zėvendėskryeministrit Hajredin Kuēi e ka cilėsuar si tė ngutshėm.
Pas mbledhjes sė kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės, kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka dalė nė njė konferencė pėr media tė hėnėn, duke thėnė se pret nga Qeveria tė sjellė kodin e mėparshėm apo sjelljen e njė kodi tė ri.
Unė jam i bindur qė Kuvendi si institucion nuk ka pėr qėllim tia kufizojė askujt tė drejtėn dhe lirinė e fjalės dhe tė shtypit. Megjithatė, kemi njė votim qė ka shkuar ashtu siē ka shkuar, dhe tani ne presim qė Qeveria dhe kodi i mėparshėm i cili ka ardhur nga Qeveria ti bėjė ndryshimet e nevojshme. Se si do tė vjen kodi i ri, me kėto nene apo tė riformuluara, nuk e paragjykojmė kėtė, ka thėnė Krasniqi.
I pyetur lidhur me deklarimet e kryeministrit Thaēi qė ėshtė ndier i turpėruar pėr votimin e Kodit Penal me ato nene, Krasniqi nuk ka dashur tė komentoj kėtė, duke thėnė se kanė qenė deklarata tė ngutshme nė atė situatė.
I pari i Kuvendit ka qenė pėr vizitė zyrtare disa ditė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe nė seancėn e fundit ka munguar. Ai nuk ėshtė shumė nė dijeni se a ka qenė Grupi Parlamentar i PDK-sė pėr mocionin e propozuar, ndėrsa pėr vendimin e zėvendėskryeministrit Hajredin Kuēi e ka cilėsuar si tė ngutshėm.
Pasi nuk kam qenė aty nuk e di a ka qenė kėmbėngulja e mocionit tė hidhet nė vota. Nga ajo nuk shihet, ka qenė njė propozim, por nuk ka qenė kėmbėngulje qė mocioni tė hidhet nė votim dhe prandaj nuk ėshtė hedhur nė votim. Sa i pėrket zėvendėskryeministrit dhe ministrit tė Drejtėsisė, unė mendoj qė edhe aty ka pas njė ngutje, ka theksuar ai.
Nga ana tjetėr, kryetari i Grupit Parlamentar tė PDK-sė, Adem Grabovci, ka thėnė se kėrkesa e Grupit Parlamentar tė PDK-sė ka qenė qė kėto tri nene tė riformulohen, duke shtuar se nuk pajtohet nė mėnyrė absolute me pėrmbajtjen e pėrgjithshme ekzistuese tė atyre neneve, pasi qė konsideron se ka paqartėsi shumė tė mėdha.
Por, Grabovci pranon qė GP i PDK-sė ka tėrhequr kėrkesėn nga komisioni pėrkatės pėr tė rishikuar se ka pasur shkelje tė procedurave, duke ia lėnė Qeverisė sjelljen e kodit nė parlament. Ndėrkohė dihet qė Qeveria ka marrė vendim qė Kodi Penal do tė jetė pa tri nenet 37, 38 dhe 39.
Aty ka qenė njė mocion dhe ėshtė bėrė njė lėshim, do tė quaj pa qėllim, nuk ėshtė qit nė votim dhe ka ardhur deri tė gjendja e krijuar. Ne kemi bėrė kėrkesė nė komisionin pėrkatės qė tė korrigjohet dhe tė shqyrtohet ka pas apo nuk ka pas shkelje tė procedurave. Pas mbajtjes sė mbledhjes sė Qeverisė dhe vendimit tė Qeverisė, ne na ėshtė krijuar njė realitet i ri, dhe ne sot kemi kėrkuar qė kėrkesa e jonė tė tėrhiqet qė vendimi i Qeverisė ėshtė qė kodi tė kthehet nė parlament, ka thėnė Grabovci.
Nga ana tjetėr, kryetari i Grupit Parlamentar tė LDK-sė, Ismet Beqiri, ka thėnė se LDK e ka mbėshtet dhe vazhdon tė mbėshtet Kodin Penal pa ato nene.
Qėndrimi i LDK-sė pėr Kodin Penal ka qenė shumė i qartė. Ne kemi mbėshtet rekomandimin e komisionit qė tė hiqen tri nenet e kontestuara pėr mediat dhe konform kėsaj edhe kemi vepruar. Kemi qenė dhe do tė mbetemi pėrsėri po qe se me procedurat e mėtejme vjen deri tek sjellja e kodit nė kuvend ne si GP I LDK-sė do tė kemi tė njėjtin qėndrim do tė thotė ky kod tė votohet pa kėto tri nene. Dhe nė asnjė variant nuk duhet tė pranojmė nė riformulime e tė tjera, ka theksuar ai.
Ndėrkohė, kryetari i GP tė AAK-sė, Ardian Gjini, ka thėnė se me kėto veprime Qeveria e Kosovės po do tia humb autoritetin Kuvendit tė Kosovės.
Kjo qė ka ndodhur duhet tė shihet si pjesė e njė sistemi, nuk duhet tė shihet si njė element i veēantė. Nėse shihet kronologjikisht me Kodin Penal do tė shihet se ka njė tendencė pėr me ul autoritetin e Kuvendit seriozisht dhe kjo ka ndodh. Autoriteti i popullit ėshtė ulur jashtėzakonisht. Nė demokracitė parlamentare, Qeveria gjithmonė e ka shumicėn nė Kuvend dhe ajo qė kemi parė muajt e fundit ėshtė abuzim me shumicėn parlamentare pėr interesa tė Qeverisė, lajthitje e vazhdueshme e publikut me atė se ēka po ndodh dhe fundi i fundit fajėsim i kuvendit, ka theksuar Gjini.
Ndryshe, nė mbledhjen e kryesisė sot ėshtė vendosur qė kėtė javė tė mbahen dy seanca, tė enjten seancė e rregull plenare, ndėrsa tė premten njė seancė e veēantė, ku presidenti nė dorėheqje i Shqipėrisė, Bamir Topi do tiu drejtohet me njė fjalė rasti deputetėve tė Kosovės./S. Shkodra



Më të komentuarat