A po rrezikon të politizohet Kushtetuesja?

Prishtinë, (Kosovapress) 24 Qershor 2012 12:39

Plotėsimi i vendeve tė lira pėr gjyqtarė tė Gjykatės Kushtetuese po vonon si proces, pasi qė ligjvėnėsit gjatė votimit, kanė mundur tė pėrzgjedhin vetėm njė kandidate pėr gjyqtar, edhe pse nė garė ishin pesė kandidatė. Nga opozita kjo nuk shihet si shumė shqetėsuese, duke thėnė se me rėndėsi ėshtė tė pėrzgjidhen gjyqtar apolitik. Ndėrkohė Instituti pėr Studime Kushtetuese dhe Parlamentare (ISKP), kėtė e interpreton edhe si paaftėsi institucionale. Nga ana tjetėr kryetari i Grupit Parlamentar tė AAK-sė, Ardian Gjini nuk e ka quajtur kėtė proces tė dėshtuar, por ka thėnė se pėr t’u zgjedhur njė gjyqtar nė Gjykatėn Kushtetuese, duhet konsensus i gjerė. Florent Muqaj, nga Instituti pėr Studime Kushtetuese dhe Parlamentare (ISKP), ka thėnė pėrmes postės elektronike pėr Kosovapress se ky proces mund tė dėshtojė, pėr shkak tė formulės se zgjedhjes se tyre. Sipas tij nė bazė tė kėsaj formule duhet njė koordinim i mazhorancės dhe opozitės, pėr tė ardhur deri tek zgjedhja.




Më të komentuarat