Tė hėnėn nė Prishtinė pėr herė tė 14-tė u hap panairi tradicional i librit Prishtina 2012. Nė kėtė panair po marrin pjesė mbi 80 shtėpi botuese nga Kosova, Shqipėria dhe Maqedonia, me mbi 1 mijė tituj tė rinj. Ky panair tashmė tradicional ėshtė vlerėsuar si shumė i rėndėsishėm, i cili po mbahet edhe nė 100-vjetorin e pavarėsisė sė Shqipėrisė.
Ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve i Kosovės, Memli Krasniqi, ka thėnė me rastin e hapjes se ky panair ka qenė njė nga hapėsirat e rėndėsishme ku njerėzit e penės kanė promovuar krijimin e vlerave tė mirėfillta.
Ndėrkaq, kryetari i Shoqatės sė Botuesve tė Shqipėrisė, Petrit Ymeri, ėshtė shprehur i kėnaqur qė botuesit nga Shqipėria marrin pjesė nė kėtė panair, i cili pėrkon me 100-vjetorin e pavarėsisė sė shtetit shqiptar.
Ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve i Kosovės, Memli Krasniqi, ka thėnė me rastin e hapjes se ky panair ka qenė njė nga hapėsirat e rėndėsishme ku njerėzit e penės kanė promovuar krijimin e vlerave tė mirėfillta.
Ky panair ka qenė njė nga hapėsirat e rėndėsishme ku intelektualėt dhe tė gjithė njerėzit e tjerė tė penės kanė promovuar idenė dhe nevojėn pėr krijim dhe afirmim tė vlerave tė mirėfillta dhe pėr njė debat tė shėndoshė pėr librin, letėrsinė dhe publicistikėn. Nė kėtė vit ne shėnojmė shekullin e pavarėsisė shqiptare dhe ėshtė jashtėzakonisht pėr tu ēmuar fakti qė ky panair i kushtohet kėsaj feste tė pėrbashkėt tė kombit tonė, ka thėnė ai.
Krasniqi tha se MKSR-ja nė kėtė vit ka dyfishuar buxhetin nė mbėshtetje tė librit, edhe pse kjo mund tė mos jetė e mjaftueshme. Ai ka thėnė se MKRS-ja do tė vazhdojė ta mbėshtes edhe mė tej librin. Ai ka pėrmendur si tė arritur tė kombit nė 100-vjetorin e themelimit tė shtetit shqiptar abetaren e pėrbashkėt kombėtare, ku sipas tij, tashmė fėmijėt tanė e kanė rastin qė tė edukohen nė njė frymė tė njėjtė dhe me tė njėjtat fjalė.
Ndėrsa, kryetari i Shoqatės sė Botuesve tė Kosovės, Daut Demaku, ka thėnė me kėtė rast se nė panaire tė tilla zakonisht flitet shumė pėr librin. Kjo, sipas tij, nuk do tė duhej tė ndodhte, pasi qė ata qė e dinė rėndėsinė e librit nuk ke se ēka tju thuash pėr librin, ndėrsa ata qė nuk e dinė vlerėn e tij, fjala nuk arrin deri te ai.
Zakonisht nėpėr panaire flitet shumė pėr librin, sa herė janė hapė panairet e mėdha botėrore gjithmonė kanė fol shkrimtarė tė mėdhenj. Mė kujtohet shumė mirė fjalimi i Stefan Sfajgut nė Lajpcig, kurrė nuk e kam harruar atė fjalim, pėr arsye se ka thėnė gjėra tė mėdha. Njė prej atyre gjėrave tė mėdha qė i ka thėnė thotė nė hapje tė panaireve nuk ėshtė mirė tė flitet pėr librin, pėr arsye se do tė flasim vetė me vete, sepse ata qė e dinė se ēka ėshtė libri, ata nuk kanė nevojė tu flitet pėr rėndėsinė e librit, e ata qė nuk e dinė ēka ėshtė libri ju flasim kot se fjala jote te ta nuk do tė shkojė, ka thėnė ai.
Ndėrkaq, kryetari i Shoqatės sė Botuesve tė Shqipėrisė, Petrit Ymeri, ėshtė shprehur i kėnaqur qė botuesit nga Shqipėria marrin pjesė nė kėtė panair, i cili pėrkon me 100-vjetorin e pavarėsisė sė shtetit shqiptar.
Edhe unė sė bashku me tė gjithė kolegėt e mi tė ardhur nga Tirana jemi shumė tė gėzuar qė nė kėtė ditė tė 100-vjetorit tė pavarėsisė tė marrim pjesė nė kėtė aktivitet tė rėndėsishėm siē ėshtė panairi i Prishtinės, ku ne marrim pjesė rregullisht me botimet tona tė larmishme, tė shumėllojshme dhe ėshtė kėnaqėsi qė edhe ky aktivitet i pėrvitshėm zhvillohet ēdo vit duke arritur gjithnjė mė shumė pėrgatitje mė tė mira dhe paraqitje tė mira, siē ėshtė edhe ky nė kėtė ditė tė 100-vjetorit tė pavarėsisė, ka thėnė ai.
Ai shfrytėzoi rastin qė nė emėr tė Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve tė Shqipėrisė dhe Shoqatės sė Botuesve Shqiptar ti ftojė shtėpitė botuese qė tė marrin pjesė nė panairin e pestė tė librit nė nėntor 2012 nė Tiranė.
Ndryshe, panairi i librit Prishtina 2012 mbahet nė Pallatin e Rinisė nė Prishtinė, ndėrsa do tė qėndrojė i hapur deri mė 10 qershor, si dhe do tė ketė zbritje tė ēmimit tė librave mbi 20 pėr qind./Kosovapress/



Më të komentuarat