Me shfaqjen Dasma nga trupa e Baletit Kombėtar tė Kosovės, e cila entuziazmoi aq shumė shikuesit, nė Mitrovicė ėshtė pėrmbyllur edicioni i katėrt i Festivalit Tradicional tė Komedisė, ku morėn pjesė teatro nga qytete tė ndryshme tė Kosovės.
Juria e Festivalit nė pėrbėrje Selman Jusufi, aktor dhe regjisor, Sabit Idrizi, poet dhe Skender Zogaj, kritik teatri, e cila gjatė pesė netėve tė kaluara ka pėrcjellur arritjet e shfaqjeve, ka shpallur rezultatet, duke i ndarė pėr mė tė mirėt ēmimet e Festivalit.
Skėnder Zogaj tha se juria ėshtė pėrpjekur maksimalisht pėr ta bėrė sa mė mirė punėn e vet profesionale, qė nuk ka qenė e lehtė, sepse, pėr tė gjitha shpėrblimet ka pasur konkurrencė tė ngjeshur, me shumė kandidatė tė pėrafėrt dhe se kriteri absolutisht profesional ka qenė vendimtar pėr tė gjitha shpėrblimet.
Nė kategorinė e roleve premtuese tė femrave kishte konkurrencė shumė tė gjerė kėshtu qė me njė shpėrblim nė kėtė kategori ishte tepėr i pamjaftueshėm, prandaj organizatori e zgjeroi listėn edhe me njė mirėnjohje, tė cilėn juria me shumė kėnaqėsi ua jep 4 vajzave pėr variacionin e tyre shumė mbresėlėnėse skenik, nė komedinė I pangopuri tė Teatrit tė tė Rinjve nga Prishtina, tha Zogaj.../Kosovapress/
Juria e Festivalit nė pėrbėrje Selman Jusufi, aktor dhe regjisor, Sabit Idrizi, poet dhe Skender Zogaj, kritik teatri, e cila gjatė pesė netėve tė kaluara ka pėrcjellur arritjet e shfaqjeve, ka shpallur rezultatet, duke i ndarė pėr mė tė mirėt ēmimet e Festivalit.
Skėnder Zogaj tha se juria ėshtė pėrpjekur maksimalisht pėr ta bėrė sa mė mirė punėn e vet profesionale, qė nuk ka qenė e lehtė, sepse, pėr tė gjitha shpėrblimet ka pasur konkurrencė tė ngjeshur, me shumė kandidatė tė pėrafėrt dhe se kriteri absolutisht profesional ka qenė vendimtar pėr tė gjitha shpėrblimet.
Nė kategorinė e roleve premtuese tė femrave kishte konkurrencė shumė tė gjerė kėshtu qė me njė shpėrblim nė kėtė kategori ishte tepėr i pamjaftueshėm, prandaj organizatori e zgjeroi listėn edhe me njė mirėnjohje, tė cilėn juria me shumė kėnaqėsi ua jep 4 vajzave pėr variacionin e tyre shumė mbresėlėnėse skenik, nė komedinė I pangopuri tė Teatrit tė tė Rinjve nga Prishtina, tha Zogaj.
Kėtė mirėnjohje e morėn Amina Tirki, Dujgun Borēa, Noor Al Khazali dhe Malbora Krasniqi.
Pėr veteranin mė tė suksesshėm juria vendosi qė cmimi ti jepet Hasim Iballit pėr rolin e Sylė Therrės nė komedinė Gruaja e drejtorit, tė autorit Osman Goranci me regjisor Luan Kryeziun, tė Teatrit tė Qytetait tė Prizrenit.
Dashurim Saqipit me rolin e Mitatit, nė shafqjen Miu nė xhep tė Teatrit Aleksandėr Moisiu tė Dardanės, ju dha ēmimi pėr rolin premtues tė mashkullit.
Ēmimin e Rolit Premtues tė femrės, juria ia ndau Blerta Berishės, pėr rolin gruaja e ministrit, nė komedinė U hallakat njė gjykatė, me regjisor Avni Qeriqin, tė Teatrit Ulpiana tė Lypjanit.
Ndėrkaq, pėr rolin mė tė mirė tė femrės, Juria pa asnjė dilemė dhe unanimisht vendosi qė ta nderojė aktoren prizrenase Alma Lleshi, e cila me rolin e Tixhes, ofroi kreacionin mė tė mirė nė shfaqjen Gruaja e drejtorit, por edhe personazhin qė fuqishėm e provokoi publikun me lojė tė mirėfilltė, tė saktė e tė pastėr teatrore.
Musa Fejzullahu u nderua me ēmimin e rolit mė tė mirė tė mashkullit, pėr rolin e Kajtazit nė shfaqjen e Teatrit Hasan Prishtina tė Vushtrisė , Dhėndėri nga Parisi.
Kritiku Zogaj, duke folur gjithnjė nė emėr tė jurisė sė Festivalit, tha se nė konkurrencėn e shfaqjeve mė tė mira, juria kishte ca shtrėngime dhe dilema tė vogla qė u manifestuan, meqenėse pėr vendin e dytė dhe tretė kishte tė nominuara 4 shfaqje vlerash tė pėrafėrta artistike.
Ēmimi i parė nė Festivalin Tradicional tė Komedisė, Mitrovica 2012, ju nda Teatrit tė Qytetit tė Prizrenit, pėr shfaqjen e komedisė Gruaja e drejtorit tė autorit Osman Goranci, nė regji tė Luan Kryeziut.
Ēmimin e dytė tė Festivalit, juria ia ndau trupės teatrore Hasan Prishtina, nga Vushtrria, pėr komedinė e shfaqur Dhėndrri nga Parisi tė Driton Miftarit.
Ndėrsa ēmimin e tretė tė Festivalit, juria ia ndau Teatrit tė Qytetit tė Prishtinės, pėr komedinė I pangopuri, me tekst tė Nysret Simnicės, tė inskenuar nga regjisori Xhemaili Luta.
Ēmimin e regjisorit mė tė mirė e mori Luan Kryeziu, pėr regjinė e komedisė Gruaja e drejtorit, tė shfaqur nga Teatri Qytetit tė Prizrenit./Kosovapress/

Më të komentuarat