14 vjet sė bashku
Prishtinë, (Margarita Kadriu) 12 Shtator 2012 11:58Katėrmbėdhjetė vjet nuk janė pak pėr tė mbijetuar me sukses si gazetė e pavarur nė njė vend si Kosova, e sidomos kur kemi parasysh faktin se gazeta "Kosova Sot" jo vetėm qė mbijetoi, por tanimė mbi 7 vjet, prin bindshėm nė tregun e shtypit ditor, duke marrė 52% tė kėtij tregu.
Ta fillosh botimin e një gazete të përditshme në periudhën më të vështirë, në kohën kur Kosova ishte e okupuar dhe në terr të plotë informativ, si dhe kishte mbetur jashtë dhe larg qendrave të vendosjes ndërkombëtare, nuk ishte një veprim shumë i këshillueshëm. Fal guximit dhe vullnetit të botuesit të gazetës "Kosova Sot" , z.Ruzhdi Kadriu, katërmbëdhjetë vite më parë erdhi në jetë gazeta Kosova Sot, si një produkt logjik në një periudhë të vështirë historike, kur tregu i shtypit kishte nevojë për tribunën e lirë të lajmit, komentit, analizës së zhvillimeve politike, socio-ekonomike, kulturore apo sportive.
Prej luftës në paqe, rrugëtimi I gazetës KOSOVA SOT vazhdon pandalshëm dhe progresivisht, edhe atë me një qëllim të vetëm: TË JETË GAZETË VETËM E LEXUESVE. As gazetë e partive, as e qeverisë dhe as e klaneve të ndryshme. Sekreti i suksesit tonë është i thjeshtë. Ne punojmë që t`i informojmë qytetarët saktë, paanshëm,shpejt dhe objektivisht.
Katërmbëdhjetë vjet nuk janë pak për të mbijetuar me sukses si gazetë e pavarur në një vend si Kosova, e sidomos kur kemi parasysh faktin se gazeta "Kosova Sot" jo vetëm që mbijetoi, por tanimë mbi 7 vjet, prin bindshëm në tregun e shtypit ditor, duke marrë 52% të këtij tregu.
Të jesh i pari nuk është vetëm nder, por së pari përgjegjësi e madhe para lexuesve.
Të jesh i guximshëm dhe të botosh të vërtetat e një realiteti si ky yni, të përplasesh me tre pushtetet, për zbatimin dhe sundimin e ligjit, për hir të ruajtjes së parimeve editoriale dhe profesionale, të luftosh ndershmërisht me të pandershmit dhe shkelësit e ligjit, me pak fjalë t`i kalosh të gjitha këto dhe në fund të jesh i pari, është një sakrificë dhe sukses njëkohësisht.
Rrethanat e demokracisë sonë janë specifike dhe e bëjnë tepër të zorshme të krijosh një opinion të shëndosh të përditshëm, që jo rrallë s`u shkon për shtati shumëkujt, dhe sidomos zyrtarëve të të tri pushteteve në Kosovë.
Një gazetë me energji të tillë të shëndosh, me ndikim dhe e pavarur i bën mirë gjithkujt, pa dyshim. Kritika që bëjmë është në të mirë të gjithë qytetarëve, institucioneve, organizatave,grupeve,partive, si dhe nxit debat pozitiv, por njëkohësisht edhe thyen tabutë, që s`janë të pakta në ambientin tonë. Zbulimi i prapaskenave,shpjegimi i së vërtetës, thellësia e lajmit na dallojnë nga të tjerët.
Lexues të nderuar, 14 vjet pas përkushtimi ynë për të vërtetën vetëm është rritur. Jo vetëm për të qenë në stendën e gazetave, por për t`u paraprirë zhvillimeve , për të thënë atë, që jo të gjithë arrijnë t`a thonë.
Shfrytëzoj rastin që t`ua uroj ditëlindjen e gazetës tonë dhe tuajën "Kosova Sot", duke iu falënderuar që keni qëndruar besnik dhe me ne gjatë gjithë kësaj periudhe. Ne, vërtetë do të vazhdojmë të jemi gjithnjë në shërbimin tuaj.































Më të komentuarat