Vetėm heroi i Kosovės, Adem Demaēi meriton postin e Presidentit!
Prishtinë, ((Prof. Dr. Mehdi Hyseni)) 15 Korrik 2012 16:33Sikur tė kishte pasur sado pak moral njerėzor, parimėsi, drejtėsi, vetėdije tė lartė kombėtare dhe atdhetare shqiptare, si dhe traditė tė mirėfilltė demokratike qytetėruese evropiane, postin e Presidentit tė Kosovės, kurrė nuk do tė duhej ta uzurponte askush tjetėr, derisa ėshtė gjallė Adem Demaēi, hero i Kosovės dhe Mandela i Evropės, sepse Ai ėshtė mė i merituari.
Posti i presidentit të Republikës së Kosovës, është i ëmbël, por atë duhet merituar, ashtu sikurse e meriton heroi i Kosovës, Adem Demaçi, jo të grabitet në forma të ndryshme bizare antidemokratike dhe antikombëtare si shkak dhe pasojë e luftës së ethshme dhe të egër për pushtet, jo për popullin e as për Kosovën shqiptare.
Pse leksioni demokratik i Afrikës Jugore nuk ndodhi edhe në Kosovën evropiane ?
Në rastin e zgjedhjes së Adem Demaçit për PRESIDENT të Kosovës, populli shqiptar i Kosovës nuk e ndoqi shembullin demokratik të popullit të Afrikës së Jugut, i cili Nelson Mandelen (luftëtarin për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut) pas lirimit nga vuajtja e burgut 27-vjeçar, e zgjodhi PRESIDENT të vetin. Një shembull i këtillë pozitiv i vetëdijes së lartë njerëzore, politike , demokratike, vizionale dhe progresive, do të duhej të ndodhte dhe të dëshmohej edhe në Kosovë ( si vend evropian, por pa asnjë traditë demokratike evro-perëndimore në praktikë si shkak dhe pasojë e sundimit të egër kolonial 100-vjeçar serbo-jugosllav mbi Kosovën shqiptare ), që nga dalja nga burgu 30-vjeçar e Adem Demaçit. Mirëpo, kjo nuk ndodhi (1990-2012), për shkak të politikave të gabuara bajraktariste, lokaliste dhe provincialiste me përmbajtje të korrozionit të trashëguar titist serbo-jugosllav, që e frikësuan dhe e mënjanuan popullin nga rruga revolucionare e rezistencës aktive gjithëpopullore kundër pushtimit terrorizues dhe gjenocidal të Serbisë kolonialiste të Slobodan Milosheviqit (1989-1999). Si rrjedhim i politikave të tilla polarizuese dhe dështuese pasive, më 1998, doli në sipërfaqe UÇK-ja, e cila së bashku me NATO-n dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës triumfuan mbi luftën barbarike, agresive, gjenocidale, terroriste, kolonialiste dhe neokolonialiste të Serbisë së Slobodan Milosheviqit në Kosovë.
Me gjithë shpëtimin, pavarësimin, ndërtimin, përparimin dhe të gjitha të arrirat e derisotme në Kosovë (1999-2012), si rezultat i UÇK-së, i NATO-s dhe i Amerikës, sëmundja epidemike e luftës për pushtet e grupeve, e klaneve dhe e partive të ndryshme bëri që Adem Demaçi, të mënjanohej dhe të izolohej nga skena politike. Kjo sëmundje virusoide kronike e politikës së diktuar ditore kundër kandidimit dhe zgjedhjes së Adem Demaçit për president të Kosovës, ka ngelur e pamjekushme dhe e pashërueshme për ndërgjegjën, për kulturën politike, për drejtësinë, për traditën dhe për parimësinë demokratike të shoqërisë shqiptare të Kosovës. Ndryshe, edhe heroi i gjallë i Kosovës, Adem Demaçi, do të ishte PRESIDENT i Kosovës, ashtu sikurse Nelson Mendela në Afrikën e Jugut.
Arroganca e oponencës politike, absurde, iracionale dhe e papranueshme për SIMBOLIN E REZISTENCËS antikolonialiste dhe çlirimtare kombëtare shqiptare, Adem Demaçi!
Intrigat, manipulimet dhe grackat e djshme dhe të sotme politike dhe propagnadistike të oponentëve të egër dhe të miqve të shtirur (me dy e me tri lugë, kah të fryjë era, më mirë veti se ngjeti) të tipit të nasradin hoxhës, janë absurde, subjektive, të njëanshme, iracionale dhe të papranueshme, kur është fjala për zgjedhjen president të Kosovës, Z. Adem Demaçi, sepse nuk kanë kurrfarë baze të qëndurshme dhe të jusitifkueshme, se kinëse Ai nuk i përmbushë kushtet sipas lojës së pokerit të tyre politik, të sajuar nëpër kafenet, restorantet dhe hotelet e Kosovës, të jetë president i Kosovës. Një propagande të tillë armiqësore, gënjeshtare dhe shantazhuese krejt filoserbe ndaj personalitetit, heroit të gjallë dhe atdhetarit të shquar Adem Demaçi, nuk duhet besuar as pranuar, as për së vdekuri!
E vetmja arsye e pranueshme, që Adem Demaçin, do ta kontestonte për të ushtruar funksionin e presidentit të Kosovës, do të ishte REFUZIMI i tij. Të gjitha interpretimet e tjera sqaruese, jashtë këtij konteksti, kanë karakter intrigash, provokimesh, spekulimesh politiko-propagandistike të luftës për pushtet të pretenduesve të partive dhe të grupeve të ndryshme të interesit, të cilat me vite të tëra (1999-2012), janë abonuar në karriget e parlamentit dhe në postet e pamerituara në qeveritë e derisotme hibride koalicioniste, si dhe në KARRIGEN e presidentit të Kosovës.
Evropa ia njeh meritat Adem Demaçit, kurse injoranca politike e Kosovës ia konteston postin e Presidentit(!)
Evropa demokratike ia njohu meritat Adem Demaçit si demokrat dhe si luftëtar i pakompromis i mbrojtjes së lirive dhe të drjtave të njeriut në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare, atëherë, pse, cilët janë ata politikanë dhe konstitucionalistë të marrë dhe miopë, që heorit Adem Demaçi-Mandelës së Evropës ( pa asnjë të drejtë morale, politike, ligjore, kushtetuese dhe demokratike, duke manipuluar me gishta të një qeverie të koaliconit dhe, të një kuvendi të instrumentalizuar dhe të privatizuar të saj, sipas ulpiseve dhe ngjyrave partiake), që njëzet vjet nuk ia njohin të drejtën dhe meritën historike, kombëtare dhe patriotike, që ai të jetë PRESIDENT i Kosovës së lirë dhe sovrane?
Mandela i Shqipërisë Etnike dhe i Evropës, Adem Demaçi për hir të sakrificës së pakursuer dhe të veprës së tij emblematike jetësore (si i burgosur dhe disident politik shqiptar, që tridhjetë vjet vuajti burgjet dhe kazamatet famëkëqia serbo-jugosllave) për mbrojtjen e pakompromis të vlerave demokratike, si dhe të drejtave dhe lirive të njeriut si vlera fundamentale dhe universale të botës demokratike, duke përfshirë në radhë të parë njohjen e së drejtës historike legjitime dhe të drejtës së vetëvendosjes, jo vetëm për shqiptarët e Kosovës, por të gjithave trevave etnike shqiptare nën sundimin kolonial të Jugosllavisë (Serbinë e Madhe), më 1991, u nderua me Çmimin Saharov nga ana e Parlamentit Evropian.
Presidentin, duhet ta zgjedhë POPULLI i Kosovës, jo aleancat partiake!
Nëse populli i Kosovës dëshrion që të shpëtojë nga kanxhat e mjerimit, nga shumë padrejtësi, nga shfrytëzimi, nga varëfëria, nga papunësia, nga varësia, nga pabarazia, nga diskriminimi, nga dekadenca, nga pazarllëqet, nga sepekulimet dhe nga mashtrimet e deritashme njëzetvjeçare të oligarkëve, të burokratëve dhe të nepotistëve të subjekteve të ndryshme politike (pozitë opozitë), duhet të kërkojë urgjentisht dhe në mënyrë demokratike, që në ballë të tij dhe të Kosovës së Shqipërisë Etnike, si president, të vihet heroi dhe tribuni gjithëkombëtar shqiptar, biri i madh patriot, demokrat dhe besënik i përjetshëm Adem Demaçi, askë tjetër, qoftë ai, edhe biznesmeni më i pasur dhe më i njohur në botë, apo qoftë ai më i përkdheluri i ndonjë kruzhoku politik, i ndonjë mahalle, province apo rajoni.
Ashtu siç kam shkruar disa herë rresht, po përsëris se në Kosovë, asnjëri nga pretenduesit e djeshëm dhe të sotshëm për president, nuk është figurë më e ndërgjegjshme, më parimore, më e drejtë, më humane, më UNIFIKUESE, më e kompletuar, më e merituar, më vizionare, më e urtë, më e guximshme dhe me ide progressive e demokratike evropiane (gjë që këtë e provoi edhe dhënia e Çmmimit Saharov si luftëtar dhe mbështetës i të drejtave dhe lirive të njeriut) për president sesa Baca Adem Demaçi. Këtë të vërtetë të pamohueshme e dinë jo vetëm shqiptarët në Kosovë (të cilët për habi të gjithë botës së lirë demokratike, qe 20 vjet, asnjëherë nuk e ngritën zërin botërisht, që në ballë të Kosovës, president të vihej Adem Demaçi, i cili tërë jetën dhe veprën tij heroike dhe patriotike ia kushtoi çlirimit të Kosovës, që të jetë e lirë, e pavarur, sovrane dhe e bashkuar me Shqipërinë Nënë), por edhe i gjithë kombi liridashës shqiptar në Ballkan, Evropa dhe Amerika, por jo edhe kundërshtarët e tij politikë të vrazhdtë oligarkistë, sektaristë, iracionalë, primitivë dhe kolltukofagë hipokritë të pangopshëm, të cilët, në forma të ndryshme jonjerëzore, joligjore, jodemokratike, jovëllazërore dhe joparimore, e eleminuan nga skena politike.
Pra, nuk ka asnjë dyshim se koniunkturat politike të pozitës dhe të opozitës për hir të ruajtjes së interesave të tyre politike, pushtetore karrieriste, koalicioniste, bajraktaiste dhe provincialiste, duke manipuluar me kushtetutën qytetare (15.06.2008), bën të pamundur që heroi-Mandela i Kosovës, Adem Demaçi, të propozohej dhe të zgjedhej president historik i merituar i Kosovës.































Më të komentuarat